Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Të vdesësh edhe nga të qeshurit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Të vdesësh edhe nga të qeshurit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të vdesësh edhe nga të qeshurit

2 posters

Shko poshtë

 Të vdesësh edhe nga të qeshurit Empty Të vdesësh edhe nga të qeshurit

Mesazh nga WebMaster Fri 18 Mar 2011 - 6:38

Aty nga fundi i marsit 1991, gazeta amerikane “The Wash-ington Post” botonte në dy numra të saj një artikull të analistit të njohur Brzezhinski, në të cilin jepeshin disa parashikime të autorit për perspektivën e zhvillimit të vendeve europiane ish- komuniste pas rënies së murit të Berlinit. Nëse në pjesa e dytë të këtij artikulli komentohej gjendja ekonomike e shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik, në pjesën e parë bëheshin përpjekje serioze, nëpërmjet analizimit të disa të dhënave dhe shifrave mjaft elokuente, për të paraqitur një snoptikë të zhvillimit të tre vendeve të Europës Qendrore. Për të tjerat, shprehej autori, nuk ia vlente të ndalej. Pra, në një nga ato numra të fundit të marsit të vitit 1991, Brzezhinski konkludonte se, duke iu përmbajtur një skenari optimist, sipas të cilit nëse ato tre vende do të kishin vazhdimisht ritme vjetore zhvillimi prej 6 për qind (kur Austria dhe Gjermania të marra së bashku në atë kohe regjistronin ritme prej 4 për qind), atëherë Çekisë do t’i duheshin për të arritur nivelin e Europës perëndimore 38 vjet, Hungarisë – 51 vjet dhe Polonisë – jo më pak se 67 vjet.
Kur u lexua ky artikull edhe nga disa intelektualë të vendit tonë, në një kohë që nëpër sheshet e Tiranës brohoritej pa ndërprerje “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, shumë shpejt në rrethet e tyre nisi të tregohej edhe një anektodë, autorësia e së cilës nuk u morr vesh ndonjëherë, siç ndodh zakonisht me përhapjen e këtij zhanri kur e qeshura e zhurmshme mbulon me mister emrat e përveçëm. Përmbajtja e asaj barsolete tregonte shkurt se si atëherë një çek kishte vajtur te një fallxhor i famshëm për t’i parashikuar ky i fundit sa vite do të duhej të kalonin që ky qytetar i Pragës të jetonte si një berlinez, si një parizien apo si një londinez...Dhe, kur fallxhori pasi bëri llogaritë e tij iu përgjigj klientit që duhej pritur nja 38 vjet, qytetari i shkretë ia hoqi vetes. E njëjta fabul i përkiste edhe fatit të hungarezit, si edhe të polakut. Por, duke u treguar kjo gazmore në Tiranë, natyrshëm iu shtua asaj edhe një personazh, me fund jo të njëjtë: pasi fallxhori bënte mirë e mirë hesapet nguroi paksa t’i tregonte shqiptarit se sa duhej për t’u bërë vendi i tij si gjithë Europa. Ama, kur u sigurua që nuk kishte gabuar në llogaritë, atëherë koburen te koka e vet e drejtoi fallxhori dhe jo klienti.
Kaluan një nga një tashmë 20 vjet. Gjatë këtyre dy dekadave Perëndimi nuk i la ato vende në vetminë e pas derës, por ua hapi këtë dhe me krahët e vet i përqafoi për t’i pranuar brenda familjes europiane. Ndërsa, në Shqipëri ndihmat e tij shpesh herë përfunduan në ca llogari individuale, ashtu si asetet e këtij vendi në ca konto familjare. Brohorima e dikurshme e shesheve dhe bulevardeve të Tiranës nuk u dëgjua më, sepse për shumë të rinj që nuk dëshironin të binin për shumë kohë preh e entuziazmit fluturak dhe e demagogjisë mashtruese, si rrugë më e lehtë dhe më e shpejtë u zgjodh emigrimi. Kështu, atdheu i tyre nuk njohu veçse ritme zhvillimi inerciale dhe financat e tij e mbanin shpresën në një masë jo të vogël te prurjet e parave të refugjatëve. Mirëpo, edhe këto remitanca nisën të tkurren ngaqë, veç të tjerash, bijtë e nënave shqiptare do të krijonin në vendet pritëse familjet e tyre që u duhet të harxhojnë për të përballuar atje jetesën me dinjitet. Të tjerë u mikluan nga pasurimet e menjëhershme nëpërmjet ushtrimit të akteve kriminale dhe pjesëmarrjes në trafiqe ndërkombëtare të jashtëligjshme, duke përfunduar më së shumti ose mbrapa hekurave, ose si “çifuti në shkretëtirë”. Ka edhe nga ata që pasi kanë humbur punën në Greqi apo në Itali, si pasojë e krizës ekonomike që i ka kapluar këto shtete, vijnë në vendlindje për të vazhduar jetën në mënyrë më të sigurt. Por, zhgënjimi është i menjëhershëm dhe kthehen përsëri atje nga erdhën.
Tani, sheshet dhe bulevardet në Tiranë e gjetkë e kanë rifituar statusin për tubime. Jo për tubime festive, por më së shumti shërbejnë për protesta dhe demonstrata masive ku kërkohet dorëheqja e Qeverisë dhe veçanërisht e autokratit aktual, Sali Berisha. Kriza komplekse që ka përfshirë vendin, jo vetëm ajo politike dhe institucionale, por sidomos ekonomike, shpesh herë i bën njerëzit e thjeshtë të këtij vendi të jenë tani të gatshëm për t’u ndeshur si me dhimbjet e varfërisë, edhe me forcat e policisë, madje edhe për të pritur plumbat e Gardës së urdhëruar nga krerët e pushtetit, siç ndodhi më 21 janar. Kështu, Kryeministri sado t’ia heqë frerët fantazisë politike të tij, për të denoncuar “grushte shteti” që askush nuk i beson, revolta popullore çdo ditë e më shumë po zgjerohet e forcohet. Sepse, tani mijëra e mijëra njerëz e familje shqiptare nuk kanë ç’të humbasin tjetër, kur edhe buka u mungon, kur u erren sytë tek shohin faturat e energjisë elektrike, kur u zbrazet xhepi tek blejnë ca zarzavate, kur u dridhet trupi tek u zë dora një pako miell a sheqer, kur s’i besojnë as vetes tek futen në një farmaci...Dhe, të gjitha këto spazma e konvulsione, vetëm e vetëm nga nevoja për të marrë pakëz frymë deri të nesërmen.
Pikërisht, në këtë kohë të zymtë del Kryeministri në mejdan dhe kallëzon ndonjë anektodë, për të mbajtur me gajret popullin e revoltuar. Javën që shkoi ai tentoi të na mbushte mendjen se, nën drejtimin e tij, Shqipëria ka arritur një nivel jetese të mesëm dhe të lartë(?!). Madje, duke dhënë edhe sihariqin që më 2017 vendi ynë do të futet në grupin e vendeve më të zhvilluara(?!). Këtë thagmë të padëgjuar ndonjëherë, qytetarët tanë e komentuan gjerësisht. E komentuar që ndaj të gdhirë të ditës tjetër në disa mënyra. Një pjesë e tyre donin të thoshin, se deklarata e Saliut ishte thjesht një lapsus. Të tjerë, duke kujtuar ato fjalë, nuk rrinin dot pa qeshur sikur të kishin dëgjuar një barsoletë me shumë kripë. Ka edhe të atillë që kur binte fjala për këtë parashikim të guximshëm të Berishës thoshin se, pa pritur të vijë 2017 - a është më mirë ta mbyllim atë te 17 – a (nënkupto: Spitali Psikiatrik). E përbashkëta e këtyre dhe e të tjera qëndrimeve tregonte, tek e fundit, se askush nuk i kishte marrë seriozisht llomotitjet e Kryeministrit. S’i patën marrë seriozisht as kurrizdalët puthadorë të tij, as të patrazuarit më naivë. Gjithashtu, askush nuk mendonte që Saliu do ta përsëriste më këtë gafë.
Por, kur brenda pak ditëve Berishës i çuçuritën të tijtë që deklarata e vet s’kishte pasur asnjë jehonë, atëherë mbeti t’ua drejtonte atë më 7 mars fëmijëve të një shkolle në periferi të Tiranës, të cilët me qëndrimin e tyre gjatë mitingut të zhvilluar në oborrin e kësaj shkolle e falënderonin që ua kurseu me politikë disa orë mësimi. Megjithatë, kësaj radhë, të gjithë ata që e ndoqën në televizor këtë aktivitet, nuk u treguan më indiferentë për fjalët e përsëritura të Sali Berishës. Nuk u treguan më indiferentë, sepse fushatën për zgjedhjet e organeve të vetëqeverisjes vendore ai sapo e kishte nisur dhe, duke qenë nën presionin e zemëratës së përgjithshme popullore, rezultatet e këtyre zgjedhjeve administrative do të konsideroheshin nga brenda dhe jashtë vendit si një test i mirëfilltë për ndërprerjen edhe të mandatit qeverisës të tij. Në këtë klimë të acartë pra, me sa kuptohet, zoti Sali u “premtoi” qytetarëve shqiptarë, se do të vazhdojë manipulimet e furishme të procesit elektoral të pritshëm dhe se jo vetëm nuk do ta lëshojë mandatin qeverisës të kësaj legjislature, por do të uzurpojë dhe mandatin e ardhshëm, për të bërë të mundur në fund të legjislaturës tjetër (pra, më 2017) futjen e Shqipërisë në grupin e vendeve të zhvilluara.
Këtu nuk ka më as kohë dhe as vend për humor. Sepse, po të tolerohej pafundësisht pafytyrësia, cinizmi, babëzia dhe ligësia e një udhëheqësi aksidental, nuk do t’i rrëshqiste këmba atij, por një populli të tërë. Një populli të tërë që më vonë mund të përflitej si për një njeri të zakonshëm, vdekjes së të cilit nga shkaqe biologjike, nga katastrofa natyrore, apo nga uria, mund t’i shtohej edhe ajo nga e qeshura. Kjo është e ç’është!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Të vdesësh edhe nga të qeshurit Empty Re: Të vdesësh edhe nga të qeshurit

Mesazh nga Anakonda Sun 4 Mar 2012 - 19:45

E qeshura te zgjat jeten,por edhe ta merrka.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi