Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Liria ime s’është lavire People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Liria ime s’është lavire People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liria ime s’është lavire

3 posters

Shko poshtë

Liria ime s’është lavire Empty Liria ime s’është lavire

Mesazh nga WebMaster Fri 18 Mar 2011 - 6:39

Shumëkush mund të qeshë me këtë titull. Madje pse jo, shumë të tjerë do të ironizojnë....të tjerë edhe do të etiketojnë. Por pak vlerë ka kjo, sepse unë sot dua të protestoj. Khët e fundit, ndërsa ethshëm në debate televizive dhe në sallën e Kuvendit fjala mori dhenë, e ndryshuar nga lavire bulevardi në shoqe bulevardi (të njëjtën gjë kuptojmë apo jo?), por që nuk ndryshon dot më, pasi e kemi të regjistruar edhe në median ndërkombëtare si “boulevard whore”, m’u kujtuan histori të dikurshme, me të cilat, sot qesh. Protestat e Partisë Demokratike përpara selisë së ish kryeministrit Fatos Nano, në vitin 1998. Ishin protesta të herë-herë të dhunshme, brenda kishin dhe pjesën e frikës. Ndërsa sot, i konsideroj situata “qesharake”.
Teksa mbuloja ato protesta të përditshme si gazetare e politikës në gazetën “Koha Jonë”, u gjenda në një situatë të pazakontë. Ishte radha e grave të PD të dilnin në protestë. Ato ishin në rreshtin e parë para policëve. Me urrejtjen e atëhershme për gazetën “Koha Jonë”, sa më panë u kthyen me një fjalor banal: “Ti kurvë e Nikollë Lesit dhe Fatos Nanos, zhduku! Mos të shohim këtu, more vesh! E di ç’të bëjmë apo jo???”
Përballë një turme të irrituar grash, në histerizmin e tyre, s’do bëje gjë tjetër, do fshiheshe, apo jo. Gjeja strehë pas kordonëve të policisë për t’i shpëtuar ndonjë druri të mirë që ta kujtoja tërë jetën, m’u aty, përballë zyrave të kryeministrit. Por pikërisht atë ditë, Filip Çakulli, që anonte shumë djathtas dhe nuk ishte “ngrirë” ende, u bën ballë zonjave: Po ç’keni moj, pse bërtisni. Ja këtë e marr përsipër unë!!!! Sot me Filipin qeshim me historinë, por dje, vdisja frike.
Ky episod m’u kujtua, se që nga viti 1998 deri në vitin 2011, pra 13 vjet më vonë, më duket vetja se jam aty te Bulevardi, duke bërë shkrimin e radhës. Veçse, gratë e PD nuk janë më te bulevardi para kryeministrisë, por janë pak metra më tutje, brenda sallës me mikrofona e dhjetëra kamera që i regjistrojnë. Nuk e kanë emrin Shpate, Shqipe, Sanije...E kanë emrin Jozefina, Mesila, Rajmonda...Dhe prapë thonë: Moj kurvë e Edi Ramës, e di ç’të bëjmë apo jo!!!! Dje ma thanë mua, sot ia thonë Ina Ramës. Por nesër mund t’ia thonë Majlindës, Shegës, Vasilikës, Mimit...Janë të afta t’ia thonë kujtdo. Mjafton të ketë një urdhër dhe Shpatja, Shpresa, Sanija bëjnë gjithçka nga fillimi. Siç thotë Roberto Saviano: nuk e ndalin makinën e përbaltjes.
Por a mund të mendojmë se që nga viti 1998 deri në vitin 2011, Shpatja, Shpresa e Sanija të mos kenë lexuar ndonjë libër e mbeten pa fjalor modern? A duhet të mendojmë realisht se ky tranzicioni ynë i gjatë, i mbetur në vend numëro, na ka lënë aty te bulevardi i vitit 1998?
Unë nuk dua ta besoj këtë. Sot, pjesa më e madhe e atyre zonjave që kanë hyrë në politikë janë shkolluar, brenda e jashtë. Kanë mastera dhe doktoratura. Kanë kualifikime dhe kanë hyrë jo rrallë brenda sallave të mëdha të Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, Deparmanetit të Shtetit...dhe kanë parë, se kjo gjuhë e rëndë në fjalorin e çdo femre e mashkulli, nuk është ajo që duhet të jetë standardi i kulturës së tyre, (as në rastet kur urdhërohen ta bëjnë këtë).
Ndaj 8 marsi është një apel për të gjitha ato gra, që fjalën e tyre publike e shpërdorojnë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. 8 marsi, është dita kur këto gra, nuk do të dalin në shesh të protestojnë, por, duhet të jetë dita që të paktën njëherë, të thyejnë urdhërat. Do të ishte ideale të kërkonin një ndjesë publike, por edhe nëse e kanë të vështirë ta bëjnë këtë, të paktën, të shmangin foltoren e kuvendit për të thënë shprehjen e tyre “shoqja e bulevardit”. Kjo do të kuptohet si një lloj ndjese.
Le t’ua lënë radhën të tjerave të protestojnë për këtë fjalor fyes ndaj femrës për laviret, apo shoqet e bulevardit. Ja, unë po protestoj sot. Sepse Liria ime, nuk është lavire.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Liria ime s’është lavire Empty Re: Liria ime s’është lavire

Mesazh nga Daku Fri 18 Mar 2011 - 7:35

Kjo lloj gjuhe eshte e injektuar nga lart, nga shefat e tyre qe s'kane as moral as etike ,te cilesojne me fjalet me te ulta kundershtaret e tyre , qe nuk jane pjese e "bllokut te tij" .Dhe kryebashkiaku nje here e ka quajtur nje gazetare "prostitute semafori"mua s'me vjen keq per liderat qe kane kete lloj fjalori e gjuhe te shpifur , mua me vjen inat me ate pjese qe e quan veten ELITE dhe ben pjese ne politike ,pse bie ne batakun e te shprehurit ne kete menyre, pse behen megafona te "perbaltjes se figures se kundershtarit" !!!!
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Liria ime s’është lavire Empty Re: Liria ime s’është lavire

Mesazh nga Anakonda Sun 4 Mar 2012 - 19:44

kjo gjuhe perdoret shpesh ne shoqerite e sotme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Liria ime s’është lavire Empty Re: Liria ime s’është lavire

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi