Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Liria - një fjalë që duhet mbrojtur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Liria - një fjalë që duhet mbrojtur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liria - një fjalë që duhet mbrojtur

2 posters

Shko poshtë

Liria - një fjalë që duhet mbrojtur Empty Liria - një fjalë që duhet mbrojtur

Mesazh nga WebMaster Tue 12 Jul 2011 - 8:18

Nga Arjan Th. Kallço
Nuk të rastis shpesh të dëgjosh një intervistë të drejtpërdrejtë të Nobelistëve në Letërsi, pasi koha dhe oraret nuk ta lejojnë gjithmonë këtë luks, por kur sintonizimi arrin koinçidenca të tilla, mendon se ndihesh fatlum për këtë mundësi. E tillë ishte intervista e shkrimtarit peruvian Mario V. Llosa i cili për rreth 20 minuta na dhuroi një intervistë të jashtëzakonshme, plot me emocion e mençuri, vërtetësi dhe kritika, seriozitet dhe sens ironik, edhe kur bëhet fjalë për jetën e vet. E tek ndiqja intervistën ndaja me të plotësisht shumë mendime dhe ide të cilat edhe i kam shprehur në shkrimet e mia.
Letërsia nuk lind veç prej shoqërisë që e nxit dhe e mban në jetë si çdo moment të jetës së vet. Shkrimtarët në këtë kaos herë të rregullt, herë tepër kapricoz, janë profetët e vërtetë të saj që i paraprijnë ndryshimit dhe që përjetësojnë në art shpirtin e popullit të vet pa përjashtuar asnjë ndjenjë që vetë jeta sjell.
Herë të sajuara pamëshirshëm passhpine, ndjenjat zakonisht lindin dhe më pas marrin të gjitha format e një kurbe që ngrihet dhe ulet sipas emocioneve, herë të pavarura tek lindin natyrshëm nga soditja, nga zemërimi, gëzimi apo hidhërimi.
Tek njerëzit pasi arrijnë kulmin, shuhen dhe bien në një pikiatë të shpejtë, sedentohen tek memoria për t'ia lënë vendin të tjera ndjenjave, herë të dhunshme, herë të qeta shijimi i të cilave krijon atë formë meditimi nga e cila lind ndërgjegjia. Në këtë shilarës fatesh njerëzish dhe kombesh, shkrimtarët - thotë Nobelisti më i ri Llosa - ndihen të detyruar të shkruajnë. Nuk mund të rrinë diku në studiot e tyre, pas perdesh dhe muresh fshehur, dhe t'i këndojnë utopisë apo flirteve të dashurisë të shkëputur nga lidhjet me realitetin. Nuk mund ta braktisin çastin vendimtar nga historia.
E kjo mënyrë e tyre e të konceptuarit të rolit dhe detyrës nuk mund të të most ë mbajë të lidhur ngushtë me të gjitha ngjarjet tragjike dhe të gëzueshme që çdo ditë përmes shtypit të trokasin në mendje, të përplasen furishëm edhe në momente relakasi apo pune. Dhe i braktis menjëherë të gjitha gjërat të cilat edhe i ke programuar dhe papritur gjendesh përballë kompjuterit apo me një laps në dorë për të hedhur në letër ndjenjat, herë rebele për fatet e mbrapshta, herë të buta, delikate tek sheh se ngjarja gjen konsensusin më të gjerë të mendimeve apo të lexuesve.
Kultura të argëton – shprehet Llosa – dhe shkrimtari ka në mendje të gjithë rrugën që kultura përshkruan me qëllim që të shnëdrrohet në forcë lëvizëse, edukuese, formuese dhe kultivuese në shoqëri. Argëton me format e saj të panumërta, me sfumaturat e detajuara, me përmbajtjet që kur kanë karakter universal, bëhen filozofia e jetës së një kombi. Por që kultura ta luajë rolin e vet duhet të mbrohet me ligje, me norma që askush të mos e shkelë apo ta nëpërkëmbë për interesat e çastit, apo luftojë pasi nuk është pjesë e saj. Të bën përshtypje që politikanët janë të parët që i kanë shpallur luftë denigruese asaj. Në Itali njëri prej tyre ka bërë deklaratën më qesharake që kemi dëgjuar ndonjëherë : Kultura nuk të jep bukë. Unë besoj se vetëm me një përgjigje të thjeshtë mund ta përgënjeshtrojmë këtë deklaratë. Cila është pasha e kulturës italiane e krijuar në shekuj? Çfarë janë qytetet, muzetë, monumentet e kulturës, emrat e mëdhenj të skalitur në memorien botërore? Cilin prioritet kanë turistët kur shkojnë dhe e vizitojnë; të njihen me poltikën apo me trashëgiminë kulturore?
E pra për ta ruajtur nga fantazi të tilla, kultura ka nevojë për një demokraci të vërtetë, pasi siç thotë Llosa, Demokracia është fitore dhe bën të mundur që kultura t'u arrijë të gjithëve, papërjashtim, si e vetmja rrugë për vetëdije.
Shembullin e Italisë po e quajmë një gabim apo me pak fjalë një lajthitje të atyre që tek kultura shohin kundërshtarin me të cilin duhet të maten në punën e tyre. Faj po e quajmë edhe deklaratën e kundërshtarëve të Savianos që ia kanë bërë të pamundur jetën normale, ia kanë privuar atë jetë të lirë që ta përcjellë më pas të vërtetën në libra. Aktori Italian Beninji me humor u bëri thirrje atyre që të reflektojnë para se të tregohen kaq kategorikë me shkrimtarin. Një pistoletë dhe një penë po vendosen përballë tyre; cila ka më shumë vlerë, ajo që vret apo ajo që gjen rrugën e shërimit të plagëve? Pistoleta e vret edhe atë që e përdor për të vrarë shkrimtarët, por pena të përjetëson.
Nobelisiti Llosa ka edhe guximin ta pranojë gabimin e tij kur ishte Kandidat për president në Peru, një lloj devijimi nga rruga e tij, një tradhëti ndaj artit, një ngjarje që mund t’ia kishte mbyllur dyert e Nobelit. Të gjithë gabojnë – u përgjigj ai, por është e rëndësishme që pak disa kohësh e kupton se nuk ishte prirja jote. Më pas e rimerr këtë moment të jetës së tij dhe me shumë bindje dhe vendosmëri shprehet pro deluzioneve që ka sjellë poltika, prandaj është e nevojshme të protestojmë ndaj realitetit, ndaj gabimeve dhe fajeve që politika gërsheton në vetvete. Një shkrimtar i impenjuar nuk mund të qëndrojë larg tyre, por konsiderohet pjesëmarrës për ta ndryshuar politikën, pasi politika është pragmatizëm i pastër. Liri do të thotë pjesëmarrje - ishte slogan i një emisioni të gazetarit të njohur Santoro – dhe kori nuk bënte dallime spektresh politike. Në këtë pikë të gjithë kishin të njëjtin mendim. Dhe është shumë e drejtë. Liria është një fjalë që duhet mbrojtur – e mbylli bisedën e tij Nobeli 2010.
Në këtë kohë që po jetojmë çuditë nuk kanë të sosur, çudi që e ndeshim çdo ditë tek jeta jonë, nga njëri skaj tek tjetri i vendit dhe që krijojnë tek shkrimtari premisat për të mos heshtur para betonizimit të jetës në të gjitha kuptimet e saj. Këtë radhe po ju flas nga Durrësi.

Po ju flas nga Dyrrahu

Ilirët trima
tek deti panë shpëtim
duke luftuar

Hije kujtimesh
shfaqen papritur në plazh
rrotull po sillen

Bregu i lagur
gumëzhin prej zhurmave
deti largohet

Rrezja e diellit
përkëdhel shkaraz ujin
drita fluturon

Deti përballë
masë e palëvizshme
dergjet i heshtur

Notoj i vetëm
sot në detin e pafund
dallgët i përqesh

E preka detin
si telat e kitarës
muzika jehon

Hapat mbi rërë
janë gjurmë të cekta
që koha i fsheh

Eci në rrugën
ku lindi historia jon'
përmes betejash

Qielli dhe deti
fantazma të përjetshme
që botën mbytin

Kodrat aty lart
u ngjajnë kullave bosh
nga zjarri nxirë

Vala e parë
po turret tek bregu bruz
tingujt po ngrihen

Gurët plloçakë
rendin lehtas në ujë
ndalin furinë

Dera e hapur
hëna syrin më shkeli
më tha mirmëngjes

Kështjella e lasht'
nga përgjumja braktisur
rri ende zgjuar

Kurora pemësh
tek çapiten nën frikën
e sëpatës djall

Qyteti Dyrrah
nën peshën beton lëngon
fryma mezi del

Këmbët u lagën
nga uji i kristaltë
me avull veshur

Ballkoni çiban
rreket më kot të tundet
pishina ësht' bosh

Notari në muzg
rrëshqet në detin si vaj
nga dielli skuqur
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Liria - një fjalë që duhet mbrojtur Empty Re: Liria - një fjalë që duhet mbrojtur

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Feb 2012 - 18:36

Liria thjesht nje mendim i te burgosurve.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi