Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare

2 posters

Shko poshtë

Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare Empty Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare

Mesazh nga Emona Thu 19 Apr 2012 - 1:43

Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare F1_shqiptarja1334820512New York, 19 prill – Në dekadat e fundit, fotografja dhe filmbërësja Mimi Chakarova ka hulumtuar konfliktin, korrupsionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Filmi i saj dokumentar “The Price of Sex”, është bërë në një periudhë shtatëvjeçare. Ky dokumentar deri më tani ka fituar çmimin “Nestor Almendroz Award” për kurajën në të bërit film për të drejtat e njeriut, ndërsa është shfaqur në “Rights Watch Film Festival” në New York. Teksa filmi do të shfaqet në shumë televizione amerikane, vetë autorja sjell rrëfimin për atë sesi krejt ky dokumentar zuri fill me historinë e një vajze shqiptare e cila është trafikuar qysh në moshën 12-vjeçare.

“Ajo kishte veshur bluzën e saj të preferuar, ngjyrë vjollce, ditën që la fshatin e saj në Shqipëri. Nëna e saj e kishte thirrur në emër përpara se ajo të hynte në veturën e të dashurit të saj. Ajo nuk e kishte kthyer kokën prapa për t’ia bërë me dorë, lamtumirë. Ishte vetëm 12-vjeçare dhe e zemëruar”, shkruan Chakarova. Njerku i vajzës së trafikuar, sipas autores, e kishte përdhunuar atë për aq kohë saqë ajo është në gjendje ta dijë për këtë veprim. Ajo nuk kishte mundur që për këtë t’i tregonte nënës së saj, sepse e dinte që nuk do t’i besonte dhe aq më keq do të dëbohej nga shtëpia. “Vajza shqiptare do të mbetej në faj dhe e përdhunuar”, thotë autorja. “Vajza ka provokuar njerkun e saj. Vetë ia ka pasur ënda. Kështu do të thoshin të gjithë”, i kishte thënë vajza shqiptare, identiteti i së cilës, sipas autores, nuk bën të zbulohet. “Edhe alkooli do të ishte arsyetim për veprimin e tij”, shton ajo.

Pasi vajza dhe i dashuri i saj ikën në Itali, gjërat ndryshuan. Ai do t’i jepte lajmin se do të punonte si prostitutë, rrëfen autorja e dokumentarit.

“Mendoja se po bënte hajgare”, citon t’i ketë thënë shqiptarja. Ajo ishte larguar nga shtëpia me mendimin se një ditë do të martohej me të. Ai ishte më i vjetër ndërsa ajo kishte rënë në dashuri me të. Megjithatë ai do t’ia përplaste menjëherë realitetin për fytyre. I kishte thënë asaj se sa të holla i ka kushtuar sjellja e saj në Itali.

“M’i përmendi dokumentet e rreme, rrobat që m’i kishte blerë, grimin origjinal që më bënte të dukesha si 18 vjeç e çdo detaj”, transmeton rrëfimin e shqiptares regjisorja amerikane.

Ajo shton se dashuria e saj do ta kërcënonte me gjithçka shqiptaren.

“S’kisha se çfarë të bëja tjetër. Vetëm qava”, përshkruan Mimi Chakarova. “Tentova një herë që të ikja, por ai mori thikën dhe më preu në këmb. Nuk mund të lëvizja”, shton ajo.

Vite më vonë, Mimi Chakarova do të xhironte të gjithë historinë e shqiptares në një vendstrehim të fshehtë për gratë (gjerësisht në “Kohën Ditore”)Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare F1_shqiptarja11334820537

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare Empty Re: Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 18:50

do jet dokumentar interesant meqe benka fjal per histori shqiptare
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi