E tashmja në sytë e së kaluarës
Faqja 1 e 1
E tashmja në sytë e së kaluarës
Kohët kanë lëvizur me shpejtësi, por një nga elementët që vazhdon t’i intrigojë njerëzit më së shumti, janë parashikimet e së ardhmes, apo siç njihen ndryshe: profecitë.
Çfarë janë ato, me se kanë të bëjnë dhe cilat janë disa nga profecitë më të famshme që janë vërtetuar. Po Shqipëria dhe shqiptarët, a kanë edhe ata një rol të tyrin në përmbushjen e profecive të njohura të bëra nga profetë e parashikues që janë endur në tokën ku sot jetojmë?
Disa nga profecitë më të bujshme që kanë lidhje direkte ose të tërthortë me Shqipërinë dhe shqiptarët, janë ato të bëra nga Kozmai i Etolisë. Ai ishte një prift me origjinë greke, i cili edhe pse lindi në Greqi e zhvilloi aktivitetin e tij në territore shqiptare pasi një nga misionet e tij ishte edhe helenizimi i të gjithë ortodoksëve. Një bashkëkohës i hershëm i Ali Pashë Tepelenës, ai gjithsesi ushqeu një miqësi të fortë me këtë të fundit dhe në afërsi të Fierit ku Kozmai vdiq, u ndërtua nga Ali Pasha një kishë brenda së cilës ndodhej varri i shenjtorit.
Kozma Etoliani ishte autor i një sërë parashikimesh që të habisin për precizionin dhe largpamësinë e tyre. Ende herët, kur Ali Pasha ishte një prijës i vogël ai profetizoi momentet më dramatike të së ardhmes së tij: “Ti do të bëhesh një njeri i madh, do të zotërosh gjithë Shqipërinë, do të sundosh në Prevezë, Pargë, Sul, Delvinë, Gardhiq dhe në gjithë zotërimet e Kurt Pashait. Emri yt do të përmendet në botë”.
Me të vërtetë, Ali Pasha e realizoi gjatë jetës së tij këtë profeci të parathënë nga Kozmai. I pyetur nga Ali Pasha nëse ai do të shkonte ndonjëherë në Stamboll, Kozmai iu përgjigj: “Do të shkosh në Konstandinopojë, por me mjekër të kuqe”. Dhe vërtet, në Janar të 1822-shit, koka e prerë e Ali Pashë Tepelenës u transportua drejt Stambollit.
Një tjetër profeci e Kozmait të Etolisë fliste për atë që do të ndodhte me turqit në Greqi pas pavarësisë së kësaj të fundit. “Nje e treta e turqve do te vriten, një e treta do të pagëzohen dhe pjesa e mbetur do të shkojë në Anadoll”. Kjo profeci lidhet në mënyrë indirekte me shqiptarët të cilët banonin masivisht në Greqinë e atëhershme dhe që për shkak të besimit të tyre mysliman konsideroheshin si turq. Pas pavarësisë së Greqisë, u vërtetua profecia e përgjakshme e Kozmait, kur shumë shqiptarë çamë u vranë, u pagëzuan dhunshëm apo u deportuan drejt Turqisë.
Shumë profeci të tjera të Kozmait të Etolisë, flasin për ndodhi historike e teknologjike të paimagjinueshme për kohën e tij. Ja si e përshkruan ai ngritjen e komunizmit: “Do të ekzistojë një mbretëri prej letre, (shirit të kuq) që do të ketë një të ardhme të madhe në Lindje. Gjithashtu Kozmai parashikoi shpërbërjen e Jugosllavisë “Shkaku do të vijë nga Serbia”, tha ai.
Si e shihte profeti i viteve 700 televizorin e shekullit ku jetojmë? “Do të vijë një kohë kur djalli do të futet brenda një kutie ku do të fillojë të bërtasë dhe brirët e tij do të rrinë të varura në tjegullat e çatisë”.
Po për automjetet? Makinat e së ardhmes? “Ju do të shihni në fushë karroca që ecin pa kuaj dhe që vrapojnë më shpejt se lepuri”. Ndërsa për ngritjen e rrjetit elektrik, apo atij të internetit e të telefonave, profecia e viteve 1700 thotë: “Do të vijë një kohë kur toka do të jetë e gozhduar brenda një gardhi”. Si dhe “Do të vijë një kohë kur njerëzit do të bisedojnë nga një vend i largët në tjetrin njëlloj sikur të ishin në dy dhoma fqinje, për shembull nga Konstandinopoja në Rusi”.
Avionët luftarakë dhe vendstrehimet e fortifikuara u dukën kështu në sytë e profetit: “Ju do të shihni njerëz që fluturojnë në qiell si “meteorite”, duke hedhur zjarr mbi tokë. Ata që do të mbijetojnë, do të shkojnë drejt varreve dhe do të bërtasin: "Dilni ju që keni vdekur, që ne të gjallët të mund të hyjmë”
Edhe Shën Mateu ka parashikuar një gjë të ngjashme. Ai thotë: "Dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli, dhe trupat qiellorë do të rrëzohen”.
Profeci shkatërrimi, lufte e terrori janë bërë edhe nga Shën Pali. Njëra prej tyre thotë: “Ndërkohë që njerëzit do të jenë duke thënë, "Paqe dhe siguri," shkatërrimi do të bjerë mbi ta papritmas, ashtu si dhembjet e lindjes së gruas shtatzënë, dhe ata nuk do të shpëtojnë”.
Por, edhe qytetërimi Maja, i zhvilluar në Amerikën Qendrore, 2000 vjet p.k, kur filluan formimet e para të qytetërimit, është lakuar për profeci. Rreth viteve 300 p.k., Majat përpunuan një sistem shkrimi dhe llogaritjeje, me baze 2 kalendarë: një të tipit civil dhe tjetri i tipit ritual. Shumë njerëz kanë dijeni për kalendarin e fisit Maja, por jo të gjithë e kuptojnë se çfarë do të thotë ai ose si funksionon. Ky kalendar përfundon më 21 dhjetor 2012.
Majat kanë parashikuar që gjatë këtyre viteve erërat diellore do të bëhen më të forta dhe do të shihen në diell. Sipas Majave, këto ndryshime do të ndodhin në mënyrë që njerëzimi të kuptojë si funksionon universi dhe që të ngrihet në një nivel superior duke lënë pas materializmin sipërfaqësor dhe të çlirojë veten nga vuajtjet.
Majat dinin që dielli sinkronizohet me qendrën e galaktikës. Nga kjo qendër dielli merr një "shkëndijë" drite që e bën të shndrrisë me më shumë intensitet duke prodhuar atë që shkencëtarët e quajnë "shpërthim diellor" që ndryshon edhe fushën magnetike të diellit. Majat thonë se kjo ndodh çdo 5125 vjet dhe shkakton një zhvendosje të rrotullimit të tokës. Bazuar në vëzhgimet e tyre, Majat parashikuan që nga data e nisjes së qytetërimit të tyre që është viti 3113 Para Krishtit, do të përfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritë tregojnë se data ekzakte për këtë dukuri kozmike do të jetë 21 dhjetori i vitit 2012.

Similar topics
» E Kaluara..E Tashmja..Dhe E Ardhmja..!!
» Reklama te se kaluares, qe sot do ishin te ndaluara
» Syte e Tu,,,,,
» Në sytë e një fëmije...
» Syte e nenes....

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi