Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi

5 posters

Shko poshtë

Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi Empty Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi

Mesazh nga WebMaster Thu 24 Mar 2011 - 2:25

Marrëdhëniet mes dy vajzave, që fillimisht kanë qenë shoqe të ngushta brenda shtëpisë, shkon gjithnjë e më keq. Ndërsa Neda ishte duke i kërkuar Mirjetës që t’u organizonte lojëra, në bisedë ndërhyn Alma. Debati i tyre përfundon me tone të larta, ndërsa Ogreni thotë se Alma reagon, sepse ka frikë nga eliminimin...Ermela fshin poezinë e Nedës....Dikush ka fshirë poezinë që Neda kishte shkruar në pasqyrën sipër krevatit të saj dhe për këtë Ogreni diskuton me Nedën. Ata dyshojnë se këtë gjë mund ta ketë bërë Ermela e Ogreni shprehet se kësaj të fundit nuk i ka mbetur gjë tjetër për të bërë. Ai shton se Ermela ka rënë në gjumë këto ditë dhe me këtë gjest do të duket si stratege e kërkon të gjejë shkas për të krijuar situata. Neda citon fjalët e Ermelës se meqenëse nuk është në nominim, mund të flejë gjithë javën e të ngrihet të shtunën. Ndërkohë, Alma pyet Ergysin nëse ka dijeni se kush mund ta ketë fshirë poezinë e Nedës nga pasqyra e ai përgjigjet se nuk di gjë për këtë. Ergysi shprehet se Neda duhet t’i fshijë vetë, e ai nuk ka pse t’ia shkurtojë punën. Alma thotë se nuk e di kush e ka bërë këtë gjest, por është diçka e ulët të fshish shkrimet në xhama, e Ergysi thotë se nuk duhen prekur gjërat personale të askujt.

Alma pyet Ermelën nëse ia ka fshirë poezinë Nedës dhe ajo pohon pa e pasur aspak problem. Ermela thotë: “Unë e kam fshirë, se nuk jemi në konvikt këtu”. Ndërkohë, Neda dhe Ogreni ndodhen në dhomë teksa Neda po shkruan përsëri poezinë e saj në pasqyrë.

Kujtojnë periudhën e adoleshencës dhe shkollës

Alma, Ergysi dhe Alma bisedojnë për periudhën e shkollës. Ergysi flet me nostalgji për kohën kur ka qenë student, po ashtu edhe Ermela. Ajo thotë se gjithmonë ka pasur nevojë për një punë, por nuk ka pasur mundësi ta gjejë. Ermela thotë se e kishin zili jo vetëm meshkujt, por edhe femrat. “Unë i bëja lëmsh të gjithë e pastaj ikja”, tregon Ermela. Më pas Alma, Mela dhe Mirjeta tregojnë për periudhën e adoleshencës dhe çapkënllëqet e tyre. “Kam qenë shumë gocë e mirë, tani jam bërë e keqe”, thotë Mirjeta. Vajzat bëjnë shaka dhe fillojnë të qeshin me njëra-tjetrën.

Ergysi dhe Alma flasin për Shkodrën

Pasi ka parë klipin gjatë spektaklit, Ergysi bisedon me Almën për mamanë e saj duke thënë se ai e ka njohur edhe më parë atë grua, por nuk e kujton se ku. Alma tregon për të dhe thotë se ajo shkon shpesh në teatër bashkë me të vëllain dhe ai ka mundësi që ta ketë parë atje. Ergysi e pyet Almën nëse ajo vjen çdo vit në Shqipëri dhe Alma thotë se vjen dy ose tri herë në vit. Ergysi tregon për veten dhe shprehet se ka punuar në televizion si drejtues i disa emisioneve dhe zë qendror në reklama. Ai flet për Shkodrën dhe thotë se e ka shumë për zemër. Alma ia mbështet mendimin, duke thënë se shkodranët janë shumë mikpritës. Më pas të dy fillojnë të flasin për Shkodrën dhe qytetarët e saj.

Mirjeta, Ermela dhe Ergysi tregojnë ëndrrat që kanë në jetë, ndër të cilat dhe mënyrën se si do ta dëshironin një shtëpi. Ermela thotë se i pëlqen shumë që të ketë një shtëpi në katin e fundit të një pallati, i cili do të jetë prej xhami. Mirjeta tregon për një shtëpi të tillë në Londër.

Marieli gatuan biskota, banorët flenë gjumë

Edhe pse dritat në shtëpinë e “Big Brother” fiken, banorët kërcejnë dhe këndojnë me zë të lartë. Neda dhe Mirjeta hipin mbi krevat dhe fillojnë të këndojnë duke qeshur me njëra-tjetrën.

Marieli është duke fjetur që më përpara dhe pas tij shkon edhe Mirjeta dhe të dy kalojnë disa minuta intimiteti mes puthjesh e përqafimesh. Ndërkohë që Mirjeta dhe të gjithë banorët flenë gjumë, Marieli shkon në kuzhinë dhe fillon të gatuajë biskota. Pasi piqen, ai u vendos reçel dhe sheqer pluhur sipër. Më pas pastron tavolinën dhe vendos të shkojë të flejë.

Përplasje mes Almës dhe Nedës

Neda, Ergysi, Mirjeta dhe Alma ndodhen në oborr pasi janë zgjuar dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme. Në një moment Mirjeta u thotë banorëve që të bëjnë diçka të bukur sot, si për shembull të organizojnë ndonjë lojë ose diçka tjetër argëtuese. Neda i thotë Mirjetës se ajo është plotësisht dakord dhe shprehet “do na organizosh ti ndonjë lojë të bukur” duke iu referuar faktit se Mirjeta ishte organizatorja e lojërave të shumta të Ditës së Verës. Alma ndërhyn menjëherë duke iu drejtuar Nedës “pse ti s’je e zonja për të organizuar lojëra”. Mirjeta i përgjigjet Nedës duke i thënë se ajo mund të organizojë lojëra kur të duan banorët e tjerë. Ndërsa Neda ia kthen Almës “për lojëra me tigan e tullumbace, nuk jam e zonja, për lojëra të tjera edhe jam”.

Alma me ironi i thotë Nedës që të bëjë ndonjë lojë se ata po e presin me padurim një gjë të tillë dhe Neda i përgjigjet batutës së saj duke i thënë “nuk është nevoja që të jesh kaq e vrazhdë që në mëngjes se nuk jemi zgjuar mirë akoma, prit se ke gjithë ditën përpara”. Alma i thotë se ajo nuk ka pse t’i kërkojë lojëra Mirjetës, por të bëjë diçka vetë. Neda i thotë se ajo nuk i kërkoi asgjë Almës dhe për më tepër Alma nuk është avokate e të tjerëve. Alma me ton të ashpër dhe ofendues i thotë Nedës “Boll, stop pra, boll” dhe Neda e kapur si në befasi nga fjalët e Almës, ia kthen “Alma a je në terezi, po të shoh shumë keq”, por Alma përsërit shprehjen “boll” dhe Neda i thotë me nënkuptim se dikush në shtëpi e paska “trajnuar” Almën që të sillet në atë mënyrë kundër Nedës. Vajzat vazhdojnë me batuta ironike, ndërsa Ergysi përpiqet që të ndryshojë rrjedhën e bisedës duke hapur një tjetër temë diskutimi.

Neda dhe Ogreni flasin kundër Almës

Neda fillon t’i tregojë me detaje Ogrenit për debatin që pati me Almën. Ndërsa i tregon për reagimin e Almës, Neda thotë se ajo është e paedukatë. Ogreni këshillon Nedën që të mos i japë rëndësi Almës dhe kur ajo ta provokojë me ironi apo drejtpërdrejtë t’i thotë që të mos i flasë fare asaj.

Neda i thotë Ogrenit se u duk qartë që Alma deshi që të debatonte me të dhe e provokoi vetë e para. Ogreni i jep të drejtë dhe i thotë se Alma reagon në këtë mënyrë, sepse këtë herë është në nominim përballë Nedës dhe Ogrenit, të cilët u kanë rezistuar disa nominimeve radhazi. Neda dhe Ogreni thonë se Alma po bën lojë të ashpër dhe Ogreni thekson se duket që Alma e ka kapur personale me Nedën dhe Ogrenin. “La nam duke dalë çdo të shtunë në klipin e thashethemeve, duke folur për Nedën dhe thotë se i urrej thashethemet”, shprehet Neda për Almën dhe më tej shton “veshët e mi çfarë s’kanë dëgjuar për banorët që Alma rri tani, unë nëse them aq shumë gjëra, për mua ajo marrëdhënie është e vdekur”. Ogreni thotë se Alma po “helmon” ajrin në shtëpi, sepse po shkakton situata të pakëndshme për të gjithë banorët.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi Empty Re: Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi

Mesazh nga Daku Sat 26 Mar 2011 - 11:42

Doli NEDA shyqyrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi Empty Re: Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 26 Mar 2011 - 11:46

YESSSSS......u gezova celebrate005
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi Empty Re: Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi

Mesazh nga bobi 10 Sat 26 Mar 2011 - 11:46

Daku shkruajti:Doli NEDA shyqyrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
Or Daku-kush eshte ajo

Ajoo qe do Olgrenen Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi 398758
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi Empty Re: Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi

Mesazh nga Daku Tue 29 Mar 2011 - 4:18

gahahahahahahahaha
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi Empty Re: Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:07

per ko qenkan zene per hunin e gardhit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi Empty Re: Neda zihet me Almën, Ogreni: Ka frikë nga eliminimi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi