Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DËSHMORI I KOMBIT FAIK UKËHAXHAJ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DËSHMORI I KOMBIT FAIK UKËHAXHAJ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DËSHMORI I KOMBIT FAIK UKËHAXHAJ

Shko poshtë

DËSHMORI I KOMBIT FAIK UKËHAXHAJ Empty DËSHMORI I KOMBIT FAIK UKËHAXHAJ

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 18 May 2011 - 23:14

Dëshmori Faik Ukëhaxhaj

Shkruan: Shkëlzen UKËHAXHAJ / 21. 05. 2008


Dhjetë, njëzet vjet aktivitet të vogël e të madh deri te rënia e tij. Te rënia e tij për një fjalë me katër tinguj - Liri. Po vetëm kjo fjalë e bën të kuptueshme jetën në këtë univers. Pa këta katër tinguj jeta nuk ka kuptimin thelbësor të saj, do të thoja nuk jeton si njeri por si një qenie e tjetërsuar. Andaj edhe rënia për lirinë, në sytë e mi rritet e rritet deri në kuptimin e legjendës dhe legjendave deri në thellësinë e shekujve.
Faiku, e përkrah tij edhe Besimi, bashkëfshatari dhe bashkëmoshatari i tij i dashur, u vranë kokë me kokë më 2 qershor të vitit 1998, në betejën e ashpër të Carrabregut. Po në Carrabreg gjatë atyre ditëve të betejës janë vrarë edhe të tjerë luftëtarë të lirisë. Dua të them se Carrabregu sot është krenar që Kosovës i dha kaq shumë jetëra, të gjitha të reja; dua të them se Carrabregu është krenar përkrah qyteteve dhe katundeve të tjera shqiptare që me dëshmorët e vet kontribuoj në themelet e lirisë; dua të them gjithashtu se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa këta emra dëshmorësh do të ishte më e zbehtë, pse jo edhe më e vogël, mbi të gjitha dua të them se Kosova sot është krenare për Carrabregun. Kosova sot i përkujton bijtë e saj si shtet.
Dihet se lufta për liri nuk është dhe nuk ka si të jetë e rastësishme. Deri të qershori i 1999-tës breza të tërë kanë sakrifikuar jetëra të tyre dhe e mbarë familjes. Edhe Faiku nuk ishte një lule e mbirë në shkretëtirë. Ai s’bëri më shumë, por eci i papërkulur nëpër vitet e stuhishme (1981- 1998) hapave që pat ecur xhaxhai i tij i dashur, mësuesi i tij në shkollë e shtëpi; daja i babait, që ishte bërë anëtar i rregullt i familjes, profesori Zenun Gjoci; vëllai, dhe në fund bashkëluftëtari, Isufi. Qëllimisht në fund nuk e harrojmë dot babain, Jahën, i cili furtunës së pushutuesit serb iu bë istikam i parrëzuar.
Pas ngjarjeve të vitit 1981, shkon rrjedhës së mendimit ajo që pasoj çdo vit deri në fillim të luftës Çlirimtare. Faiku me disa shokë, një vit më vonë, e kështu çdo vit më pastaj, i përkujtuan këto ngjarje në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Menjëherë pastaj i përjashtuan nga shkolla dhe i burgosën.
“Vëllazërim-bashkimi është jeta jonë” - i pat thënë një mësues në shkollë. “Unë serbisht s’kuptoj një fjalë, vëllezërit shkije t’i paqa falë“. Do t’i perifrazonte rapsodi fjalët e tij ndonjë poeti. Por këtu, megjithatë nuk është fillimi, tash e tutje ai është i stërvitur për të marrë pjesë aktive për ta shkatërruar sistemin e katërfishuar mbrojtës të serbosllavisë. Këtu kam parasysh, për veç të tjerave, luftën e tij të pakompromis për demaskimin e bashkëpunëtorëve të pushtuesit. Jo një herë ishte i rrezikuar për gjestet e tij të “pasjellshme” ndaj puthadorëve të pushtuesit.
Do t’ia kisha lënë kohës për t’i thënë të gjitha këto, e të tjera të rëndësishme, që do të thuhen ndonjëherë tjetër, por dhjetë vjetori i rënies korrespondoj me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet më të rëndësishme botërore. Andaj e quajta me vend që në dhjetë vjetorin e tij të rënies, ta përkujtojmë me ndonjë dromcë nga puna dhe aktiviteti që kishte bërë Faiku bashkë me të tjerë dëshmorë, që ne sot të shëtitemi nëpër Deçan dhe Kosovë pa hasur në postblloqet e pushtuesit serb.
Në të ardhmen kur të flitet për koston e lirisë që po gëzojmë do të rënditen me dhjetra shifra e fakte, por më duket më vend këtu të theksoj atë që e tha komndanti i Zonës së Dukagjinit, kur u kthye edhe njëherë triumfalisht nga gjyqi i Hagës, Ramush Haradinaj atë ditë kur vizitoi kullën emblemë të UÇK-së në Prekaz. Po i bëjë një perifrazim: Kush do që ta dijë sa e dhimbshme dhe e kushtueshme, e po ashtu domethënëse për ne, është liria e Kosovës, mjafton t’i vizitojë varrezat e dëshmorëve dhe t’i hedhë një sy ditëlindjes së luftëtarëve të rënë në luftë.
Në këtë dhjetëvjetor të rënies së Faikut, Besimit e të tjerëve, familjarët e dëshmorëve këtë vit e kanë më të lehtë , sepse janë krenarë që Kosovës i kanë dhënë më të dashurit e tyre, sepse, Kosova sot është shtet në kuptimin e plotë të fjalës. Por edhe Kosova sot është krenare që mbanë ngroht në gjirin e saj, bijtë që i sollën lirinë, dhe se liria është e fituar dhe jo e falur apo e dhuruar.
Andaj, Kosova thotë:
Falëminderit bijtë e mij
Ju më falët jetën
Unë ngroht ju mbaj në gji!
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi