Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KE: Do ndjekim apelimin e Partise Socialiste, të jetë i pavarur.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KE: Do ndjekim apelimin e Partise Socialiste, të jetë i pavarur.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KE: Do ndjekim apelimin e Partise Socialiste, të jetë i pavarur..

Shko poshtë

KE: Do ndjekim apelimin e Partise Socialiste, të jetë i pavarur.. Empty KE: Do ndjekim apelimin e Partise Socialiste, të jetë i pavarur..

Mesazh nga exploreri Tue 24 May 2011 - 3:54


Zgjedhje jo sipas standardeve, KE: Do ndjekim apelimin, të jetë i pavarur


KE: Do ndjekim apelimin e Partise Socialiste, të jetë i pavarur.. Natasha-butler-3

Pak orë pas ankimimit në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Socialiste të rezultatit të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili nxorri në avantazh me 81 vota kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha, Komisioni Europian ka reaguar duke deklaruar se procesi zgjedhor i 8 majit nuk ka përfunduar ende dhe se KE do të ndjekë me vëmendje edhe procesin e apelimit.

Ishte zëdhënësja e Komisionit Europian Natasha Butler, e cila duke folur për zgjedhjet vendore në Shqipëri, deklaroi se procesi nuk ka përfunduar ende, pasi është në pritje shqyrtimi i ankesave nga Kolegji Zgjedhor.

“Kemi parë me vëmendje rezultatin për Tiranën të publikuar nga KQZ”, tha Butler.

Duke iu referuar numërimit nga KQZ si vota të vlefshme të atyre votave të hedhura në kutitë e gabuara, zëdhënësja e KE-së tha se “është një temë me interes çështja e bëzës ligjore në Kodin Zgjedhor për vendimin e marrë nga KQZ”.

Sipas saj procesi zgjedhor i 8 majit nuk ka përfunduar.

“Ne do e ndjekim me kujdes, procesin e apelimit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare si dhe raportin e OSBE-ODIHR”, shtoi zëdhënësja Butler.

Ajo i bëri thirrje Kolegjit Zgjedhor që procesin e apelimit të rezultatit për Tiranën ta shqyrtojë në mënyrë transparente dhe të pavarur.

“Procesi i apelimit duhet të bëhet në mënyrë të pavarur dhe transparente. Procesi i apelimit të përmbushë kornizën ligjore në Shqipëri. Është me rëndësi që zgjidhjet ligjore të gjenden për çështje që nuk janë të mbuluara nga baza ligjore dhe janë të hapura për interpretime”, tha zonja Butler.

Ajo i bëri thirrje liderëve të politikës shqiptare të gjejnë zgjidhje konsensuale për këto çështje të rëndësishme për vendin.

Duke iu referuar procesit të numërimit të votave dhe numërimit të fletëve të kontestuara zëdhënësja e KE-së Natasha Butler tha se para dhe pas procesit por edhe ditët e fundit gjërat nuk shkuan sipas standardeve për zgjedhjet demokratike.

“Kjo është fatkeqësi, sepse ky është një nga prioritetet kryesore për opinionin e Komisionit Europian dhe element jetik për integrimin e Shqipërisë në BE”, nënvizoi Butler.

Butler nënvizoi se BE nuk ka një vlerësim përfundimtar për zgjedhjet vendore të 8 majit, duke artikuluar se vlerësimi do të jetë vetëm raporti i OSBE-ODIHR-it, që pritet të dalë pas afro pesë javësh.

Butler theksoi se bazuar në raportet e para janë evidentuar elementë pozitivë gjatë procesit të votimit, duke iu referuar ditës së zgjedhjeve, e cila ishte e qetë, përveç disa incidenteve të vogla.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi