Politikë emocionale, apo demokraci vlerash?
2 posters
Faqja 1 e 1
Politikë emocionale, apo demokraci vlerash?
Politika e emocioneve është e kundërta e demokracisë, ndërkohë që demokracia është e bazuar në edukim, dhe jo në emocion”, shprehej disa ditë më parë një ndër intelektualët më me influencë sot në botë, profesor i Oksfordit, Tarik Ramadan, në një intervistë në “AS” me gazetaren Eni Vasili. Një e thënë e thjeshtë, që duket sikur përputhet me atë që duket se na ka goditur më shumë se çdo gjë tjetër: Jemi të dhënë pas qëndrimeve emocionale, e jo pas kuptimit të ligjit, e aq më pak ndaj etikës që duhet të na shoqërojë në qëndrimet morale në jetën tonë të përditshme. E, në fakt, çështja e ndërtimit të raporteve mes partive politike dhe qytetarëve është barometri i parë i mënyrës edhe se si përdoren më pas instrumentet demokratike gjatë qeverisjes së një force apo një tjetre.
Normalisht do të ishte naive të mendonim se ngjarje të ndryshme nuk përmbajnë emocione sociale dhe se qëndrimet emocionale janë tipike vetëm të politikës shqiptare. Intelektualë të rëndësishëm në të gjithë botën po ngrenë zërin pikërisht për shkarjen e kufijve moralë në shoqëri, ose, siç thotë një studiues tjetër, Amin Maluf, në librin e tij “Çoroditja botërore”, se po shkojmë deri në “paaftësi morale” për të gjykuar rreth gjërave që na shoqërojnë në jetën tonë intensive. Por, të ardhur nga një politikë ku demagogjia emocionale ishte instrumenti kryesor i pushtetit për gati 50 vjet, ku ateizmi u bë fe dhe spiunimi i tjetrit punë, duket se ne shqiptarët rrezikojmë të mbetemi edhe më të varur nga politika emocionale, e cila shpesh, duke qenë në kufijtë e ekzagjerimit për shkak të këmbënguljes për pushtet, na ka lënë pa shumë instrumente autoritarë për të dalë nga situatat e ndryshme që na shfaqen për shkak të faktorëve të brendshëm apo edhe të jashtëm.
Në fakt, është trishtim i madh të theksosh 20 vjet pas ndryshimit të sistemit se përparësia e demokracisë është te zbatimi i ligjit, siç është e trishtë të thuash se sot në Shqipëri nuk kemi lënë asnjë institucion të pakontestuar, duke krijuar një brishtësi marrëdhëniesh mes qytetarëve dhe politikës deri në kufijtë më absurdë. Kjo pasiguri, e ndërtuar në qëndrime emocionale, që më së shumti mbështeten në ekonominë e brishtë të shumë familjeve shqiptare, ka bllokuar thuajse të gjitha debatet për gjërat më elementare që mbajnë gjallë një shoqëri, siç janë edukimi i fëmijëve, marrëdhëniet në familje, shkollat apo qëndrimet ndaj raporteve individuale të të zgjedhurve me familjen e tyre, gjë që më pas rrezatohet edhe në vendimmarrje.
Ne duket se jemi në kufijtë e dyshimeve që Aleksis de Tokvil ngrinte rreth 170 vjet më parë në librin e tij “Demokracia në Amerikë”, ku i trembej një shoqërie të bazuar në etjen për të bërë para me çdo kusht dhe se ku shumica mund të mendojnë se me para mund të bëjë çdo gjë. Këto janë pasojat e një sistemi ku të gjithë kanë mundësi të kërkojnë dhe të arrijnë. Por, natyrisht, që vetë shoqëritë demokratike janë të prira të mos kenë “gjithçka nën çmim”, duke ruajtur autoritetet dhe vlerat më të rëndësishme njerëzore, të cilat më pas e ruajnë shoqërinë nga cenimi i madh i forcës së parasë.
Ne jemi sot dëshmitarë të përditshëm të humbjes së autoritetit të titujve shkencorë, të debatit kulturor, të diplomave dhe ku çështja e botimit të librave, e debateve akademike, ka mbetur veçse një dëshirë e bukur, gati e varur në kornizat e fëmijërisë. Unë dua të besoj dhe kam fatin të njoh se ka shumë persona, të cilët vijojnë të diskutojnë për çështje të rëndësishme të familjes, kulturës, shkollës, besimit, klimës, të së drejtës dhe dëshirës për t’i rritur fëmijët në këtë vend duke besuar se do të mund të bëhemi si të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Por, ky zë dhe kjo dëshirë fatkeqësisht paraqiten të mekura, të pafuqishme, të mbytura nga dëshira për t’u pasuruar brenda ditës dhe me çdo kusht.
Pa dyshim që sistemi demokratik ka provuar supermacinë e tij mbi sistemet e tjera, sepse përputhet me një nga gjërat më të rëndësishme, me lirinë dhe mundësinë për të drejtën, pra me mundësinë për të qenë i lirë të vendosësh dhe të mbrosh vetveten. Por, ky sistem ka nevojë të mbrohet nga ne të gjithë, jo me zërin e mekur, jo thjesht me protestë në tavolina mes shokësh, por në debatin publik, duke menduar se gjithsecili mundet të jetë i dobishëm, duke nisur nga familja e tij, lagjja e tij, puna e tij dhe forca politike që mbështet në jetën e përditshme.
Kjo që them, pa dyshim që unë e besoj se nuk është aspak e lehtë. Nuk është e lehtë as për vende tepër të zhvilluara, që të sulmuara nga mundësitë që të jep sistemi, kanë ndryshuar formatet e lirisë, gjithnjë nën presionin ekonomik. Sidomos kur ne e shohim si naiv atë që zbaton ligjin, atë që thotë të vërtetën dhe atë që nuk e ka mendjen te paraja, kjo betejë me vlerat bëhet më e vështirë. Por, në të tilla situata kanë qenë shumë kombe, të cilat më pas kanë gjetur rrugën për të kthyer sytë nga ajo që të jep më mirë ky sistem: edukimin për të qenë një njeri me dinjitet, i lirë të vendosësh.
Ky vend e ka provuar dëmin e provokimeve emocionale në formatin më të rëndë të mundshëm, në vitin 1997, një politikë emocionesh e ngritur mbi humbjen e parave. Dhe ishim po ne shqiptarët që pas asaj katrahure ngrinim zërin për më shumë vlera, për më shumë siguri, edhe pse ishim thuajse të gjithë peng i lakmisë për të fituar brenda një muaji atë që njerëzit me punë s’mund ta fitonin gjithë jetën. E më pas provuam vetëm kthimin shumë vite pas, duke harxhuar energji pa fund, vetëm për të na besuar se jemi pjesë e qytetërimit modern dhe duam institucionet ligjore.
Ne duhet të përpiqemi për të vendosur një referencë vlerash që të mos rrezikojmë të jemi sërish nën presionin e emocioneve, sidomos të presioneve politike, të cilat mund të shkaktojnë viktima të pafajshme, si jo më larg se ai i 21 janarit të këtij viti.
Natyrisht, shumë lexues mund të thonë bashkërisht se kjo që po shkruaj është ideale dhe se u duhen para për të menduar, e jo diskutime mbi moralin. Por, jam i bindur se shumica e tyre do të donin që nesër të ishin pak më shumë të mirë e të zgjuar, e, nën një sistem që do t’i vlerësonte për aq sa kanë në mendje, e jo për aq sa kanë në xhep…
Diskutim te kendshem kujdes pa keqkuptime ..

Re: Politikë emocionale, apo demokraci vlerash?
mendoj se esht demokraci vlerash;vlerat e te cilave po i perfitojn politikanet,po dalin cdo dit neper gazeta duke then te njejtat gjera sic i thojn neper televiz;ion;duke u takur kot me kryeministret apo kancelaret e botes(pasi dot sfutemi ne be);duke then disa gjera qe skan te bejn fare me politiken dhe me pasojat qe mund te vuaj populli i shkrete....vetem politikanet kan perfituar dhe poo perfitojne
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shaqiri: Ishte ndeshje emocionale
» Demokraci e korruptuar apo Diktature me drejtesi?
» Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve
» Demokraci e vërtetë do të thotë drejtësi dhe barazi njerëzore
» Ankthi monoton i luftës politike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi