Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosova - pengesa e radhës e Serbisë drejt BE-së  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosova - pengesa e radhës e Serbisë drejt BE-së  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova - pengesa e radhës e Serbisë drejt BE-së

Shko poshtë

Kosova - pengesa e radhës e Serbisë drejt BE-së  Empty Kosova - pengesa e radhës e Serbisë drejt BE-së

Mesazh nga Emona Fri 27 May 2011 - 23:55

Arrestimi i Ratko Mladiqit – i njohur përndryshe si “Kasapi i Ballkanit” – pikërisht në këtë kohë është koincidencë tejet e madhe.
Lajmi u bë i ditur pak para se shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pritej të arrinte në Beograd dhe kur një raport i Kombeve të Bashkuara e kritikoi Serbinë se “nuk po bënte përpjekje të mjaftueshme” për të kapur të dyshuarit për krime lufte.
Mirëpo brenda vetëm disa orësh, presidenti serb, Boris Tadiq, qe në gjendje të ndryshonte gjithçka me një fjalim dramatik televiziv, kur shpalli arrestimin.
“Arrestimi i hap dyert e Bashkimit Evropian për Serbinë”, ka thënë ai. “Ne demonstruam vullnetin tonë për të hyrë në Evropë dhe se duam ta rrisim besueshmërinë ndërkombëtare në ne. Një faqe e re tani është hapur”.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian ishin të shpejtë në urimin e autoriteteve serbe.
“Drejtësia është përmbushur dhe një pengesë e madhe në rrugën e Serbisë drejt BE-së tashmë është hequr”, ka thënë komisioneri i Zgjerimit i BE-së, Stefan Fule.
Fule pritet të paraqesë mendimin e tij më 10 tetor nëse aplikimi i Serbisë për anëtarësim në BE mund të pranohet, me ministrat e BE-së që pritet të bëjnë thirrjen finale për çështjen në dhjetor.
“Do të thosha, sipas mendimit tim personal, se Serbia tani mund të presë një reagim nga Brukseli”, tha i dërguari i BE-së në Bosnje, Valentin Inzko. Mirëpo deklaratat përshëndetëse erdhën po ashtu me një paralajmërim se Serbia ende ka para vetes një rrugë të gjatë për ta përshkuar para se ta meritojë dritën jeshile – me Kosovën në krye të listës së çështjeve që kërkojnë kujdes të veçantë.
“(Arrestimi) është një copëz e rëndësishme e enigmës, por jo e vetmja”, tha një diplomat për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, duke shtuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ka prodhuar disa marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën, të cilat Serbia po përmbahet t’i nënshkruajë.
Sabine Freizer nga organizata joqeveritare “Grupi ndërkombëtar i krizës”, pajtohet me këtë gjë. “Kjo ishte sfida kryesore... mirëpo çështje tjetër madhore është po ashtu Kosova”.
Serbia ka refuzuar me këmbëngulje të njohë pavarësinë e Kosovës, duke u pajtuar të përfshihet në negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja për zgjidhjen e problemeve që rezultuan nga ndarja vetëm pas presionit të shtuar të Perëndimit.
Tadiqi po ashtu po e bojkoton konferencën rajonale me presidentin amerikan, Barack Obama, në Varshavë, për shkak se aty do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Një debat bukur i madh është duke u zhvilluar tani lidhur me faktin se Serbia nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë takim”, tha Rosa Balfour, analiste në një grup të hulumtimit të opinionit publik “European Policy Center”. “Ky nuk është një qëndrim pozitiv dhe konstruktiv”.
Përpjekjet e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE datojnë qysh nga viti 2005, mirëpo ka pasur vonesa si pasojë e mungesës së progresit në arrestimin e të kërkuarve të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.
Insistuesi më i fuqishëm për kushtëzimin e anëtarësimit të Serbisë me “bashkëpunimin e plotë” me Tribunalin ka qenë Holanda, ku masakra e vitit 1995 në Srebrenicë – në të cilën u masakruan më tepër se 8.000 burra dhe djelmosha nga trupat e Mladiqit – ende shkakton jehonë të madhe.
Vrasjet ndodhën pasi ushtarë jo mirë të armatosur të trupave holandeze të OKB-së braktisën qytetin, kur u konfrontuan me burrat e Mladiqit. Qeveria holandeze më vonë dha dorëheqje në masë si pasojë e incidentit.
“Kjo është një ditë e mirë për drejtësinë dhe për viktimat e gjeneralit Mladiq”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte, në një deklaratë. “Është kjo edhe dëshmia se politika jonë e patundur për insistimin e vazhdueshëm në bashkëpunimin e plotë me Tribunalin e Hagës ka qenë e drejtë”.
Rosa Balfour tha se qëndrimi holandez karshi synimit të Serbisë për anëtarësim në BE tash duhet të zbutet, përkundër asaj se vendi ka edhe një tjetër të kërkuar për të kapur – Goran Haxhiq, lider i kryengritjes serbe në Kroaci.
“Arrestimi i Mladiqit e pastron rrugën që Serbia ka marrë për të ardhmen”, theksoi Heather Grabbe, drejtoreshë e agjencisë së hulumtimit të opinionit publik “Open Society Institute” me seli në Bruksel dhe një ish-këshilltare e lartë e komisionarit të atëhershëm për Zgjerim të BE-së, Olli Rehn.
“Nuk ka më pengesa politike, aplikimi i Serbisë mund të gjykohet bazuar në meritat e saj”, shtoi ajo. Para ngjarjes së të enjtes, Serbia do të përballej me kritika të ashpra nga prokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz, bazuar në draftraportin që ai pritet t’ia dorëzojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në fillim të qershorit.
Në dokument, qasje në të cilën kishte DPA-ja, përpjekjet e Serbisë janë përshkruar si “tërësisht të dështuara”.
“Dështimi i Serbisë për të arrestuar këta dy burra rrezikon besueshmërinë e saj dhe fuqinë e përkushtimit tashmë të nisur për bashkëpunimin e plotë me Tribunalin”, ka shtuar Brammertz,
Kapja e Mladiqit të enjten – në shtëpinë e një kushëriri në një fshat 60 kilometra në veri të Beogradit – ndryshon gjithçka, thotë në një analizë të veten Deutsche Presse-Agentur

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi