Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Raporteri për Shqipërinë në PE: S`ka më pengesa për heqjen e vizave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Raporteri për Shqipërinë në PE: S`ka më pengesa për heqjen e vizave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raporteri për Shqipërinë në PE: S`ka më pengesa për heqjen e vizave

Shko poshtë

Raporteri për Shqipërinë në PE: S`ka më pengesa për heqjen e vizave Empty Raporteri për Shqipërinë në PE: S`ka më pengesa për heqjen e vizave

Mesazh nga Vizitor Mon 29 Mar 2010 - 3:16

TIRANE – Ministrii Brendshëmi Shqipërisë Lulzim Basha priti sot në një takim pune raporterin për Shqipërinë në Komisionin e
Jashtëm të Parlamentit Europian Nikolaos Chuntis.
Zyrtarii PE, shprehu bindjen e plotë se tashmë nuk ekziston asnjë pengesë për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme njoftoi se raporteri Chuntis u prit në një takim të veçantë nga Ministrii Brendshëm Lulzim Basha ku u informua mbi progresin e Shqipërisë në fushën e sigurisë së kufijve, lëshimin e dokumentave të sigurta të identitetit, rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë me strukturat homologe të vendeve europiane, e posaçërisht me ato të vendeve fqinje.
“Ministri Basha njohu raporterin Chuntis edhe mbi marrëveshjet dhe protokollet e bashkëpunimit që Shqipëria ka nënshkruar me këto vende, e po ashtu mbi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë që asistojnë dhe bashkëpunojnë me policinë shqiptare”, thanë burimet zyrtare.
Sipas tyre, raporteri për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian Nikolaos Chuntis vlerësoi arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe siguroi për mbështetjen e tij në këtë proces.

“Chuntis theksoi se përderisa kriteret teknike janë përmbushur, vendet europiane duhet të shprehin besimin dhe të vlerësojnë progresin e Shqipërisë, e po ashtu të japin ndihmesën e tyre për integrimin e plotë të saj në Bashkimin Europian”, njoftoi Ministria e Brendshme. (Lajmifundit)
DEKLARATA E POLICISE SE SHTETIT:

Raporteri për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, z. Nikolaos Chountis, ka zhvilluar sot, më datë 29.03.2010, një vizitë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me punën e kryer nga Policia e Shtetit lidhur me plotësimin e kushteve të kërkuara për liberalizimin e vizave.

Raportuesi evropian u prit në këtë takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj, Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, z. Pëllumb Nako, si dhe përfaqësues të tjerë të Policisë së Shtetit.



Fillimisht, vizitori është prezantuar me sistemin “Inteligence Manager MEMEX”, që është një sistem database, nëpërmjet të cilit Policia e Shtetit menaxhon informacionin kriminal që grumbullohet prej të gjitha strukturave të saj. Ky sistem funksionon on-line në të gjithe territorin e Republikës së Shqipërisë , në të 12-të Policitë e Qarqeve dhe 8-të Drejtoritë Rajonale të Kufirit. Sistemi “MEMEX” është funksional që prej muajit prill 2008 mbi bazën e një donacioni të BE dhe më tej është zhvilluar duke u mbështetur nga buxhetet e planifikuara nga fondet e Policisë së Shtetit.



Më pas, Zv/ Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, e njohu z. Chountis me përmirësimin e ndjeshëm që ka pësuar infrastruktura e Policisë Kufitare dhe Migracionit, si dhe vënien në funksion të plotë të sistemit TIMS.

Z. Nako evidentoi se tashmë pothuajse i gjithë aktiviteti i shërbimit kufitar është hedhur në sistem dhe është i kontrollueshëm dhe i verifikueshëm në mënyre elektronike. Përmes këtij sistemi bëhet përpunimi i të gjitha të dhënave të shërbimit kufitar, duke filluar nga lidhja online me te 8-të Drejtoritë rajonale të Kufirit dhe monitorimi në 24 orë i 24 pikave kufitare me kamera nga Policia e Shtetit. Raporterit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Parlamentin Evropian i është prezantuar database për lejet e qëndrimeve të të huajve, i cili është pjesë e regjistrit elektronik i të huajve. Ky regjistër së bashku me regjistrin e vizave janë të integruar me sistemin e pasaportave.



Vizita e z. Nikolaos Chountis në Drejtorinë e Përgjithshme të ploicisë së Shtetit, pasoi vizitën e kryer një javë më parë në këtë institucion nga delegacioni i Parlamentit Europian.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi