Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Giggs nuk lejoi të vijë në jetë fëmija me gruan e vëllait! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Giggs nuk lejoi të vijë në jetë fëmija me gruan e vëllait! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Giggs nuk lejoi të vijë në jetë fëmija me gruan e vëllait!

2 posters

Shko poshtë

Giggs nuk lejoi të vijë në jetë fëmija me gruan e vëllait! Empty Giggs nuk lejoi të vijë në jetë fëmija me gruan e vëllait!

Mesazh nga Emona Tue 14 Jun 2011 - 6:55

Giggs nuk lejoi të vijë në jetë fëmija me gruan e vëllait! 14-giggs_1406111439_1- Ishte një test shtatzënie që bëri të përmbyset bota e koklavitur e Natasha Giggsit. Ajo kuptoi se barte fëmijën e dashnorit sekret, Ryan Giggs, kur i kishin mbetur vetëm edhe disa javë para se të martohej me vëllanë e tij, Rhodrin.

Natasha, 28-vjeçare, këtë lajm ia kumtoi mesfushorit të Manchester Unitedit, i cili i kishte thënë asaj se duhet ta abortojë menjëherë. Ajo ka zbuluar se Giggs 37-vjeçar ka ardhur në takim me biçikletë dhe i ka dhënë 500 funte për ta paguar abortin, i cili kushtonte 700 funte.

"Krejt çka mendoja ishte se për disa javë do të martohem me Rhodrin, kurse jam shtatzënë me Ryanin. I tregova Ryanit dhe ai më tha menjëherë se është vetëm një zgjidhje, aborti. Ai shtoi se nuk bën të prishim jetën e të tjerëve", kujton Natasha.

Natasha pas tri javëve duhej të shkonte në Las Vegas për të kurorëzuar martesën me Rhodrin. Ajo caktoi terminin e abortit në një klinikë të Stockportit.

Ryan Giggs së bashku me familjen e tij ishte kthyer nga pushimet një ditë para abortimit të Natashas. Ai menjëherë la një takim me të.

"M’i dha 500 funte dhe tha se vetëm këto mundi t'i gjente. I thashë është në rregull, pasi asnjëherë nuk kam kërkuar para nga ai. Isha shumë e shqetësuar dhe me lot në sy. Ai thjesht m’i dha të hollat dhe tha se do të shihemi të nesërmen. Më uroi fat", zbuloi Natasha. Të nesërmen në mëngjes Natasha shkoi në klinikë dhe gati sa nuk hoqi dorë nga aborti. Ajo pranoi se do të kishte anuluar abortin sikur Ryani të mos i kishte shkruar mesazh në telefon, ku i kishte dërguar një puthje. Ryan i dërgoi edhe një tekst në të cilin shkruante: "Më njofto kur të përfundojë aborti".

Natasha pranoi se aborti ishte i tmerrshëm, mirëpo pranoi se ende ndiente për të dashurin e saj sekret.

"Edhe pse duhej të martohesha me Rhodrin dhe e dashuroja, kisha ndjenja të forta për Ryanin", tha Natasha.

Ryan i kishte premtuar Natashas të takoheshin një ditë pas abortit, por takimi ishte anuluar për shkak se futbollisti kishte mbetur deri vonë në stërvitje.

Natasha e di shumë mirë datën kur kishte mbetur shtatzënë me futbollistin e Manchester Unitedit. Ajo kishte fjetur me Ryanin menjëherë pas fitores 3:1 ndaj Tottenhamit në muajin prill të vitit 2010. Në këtë ndeshje Giggs pati shënuar dy gola nga penalltia.

"Manchesteri kishte fituar dhe Ryani ishte në disponim të mirë. Pas disa pijeve më propozoi të shkojmë të një mik i tij. Kur shkuam, njerëzit filluan gradualisht të largohen dhe ne përfunduam në shtrat", theksoi Natasha. "Disa javë më vonë kuptova se kisha mbetur shtatzënë".

Natasha dhe Ryan kanë nisur aferën e tyre sekrete në muajin mars të vitit 2003. Ata rregullisht janë takuar nëpër dhoma të hoteleve dhe nëpër banesa. Afera e tyre është zbuluar nga vëllai i Ryanit, Rhodri muajin e shkuar. Ai ka zënë Natashan duke shkëmbyer mesazhe me Ryanin. Rhodri e ka thyer telefonin e Natashas dhe është larguar. Të nesërmen ai i ka shkruar asaj në telefon një mesazh lamtumire me fjalët: "Nuk mund të besoj se ke fjetur me vëllanë tim".

Para se të zbulohet afera me Natashan, uellsiani Giggs është në lidhje edhe me bukuroshen Imogen Thomas.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Giggs nuk lejoi të vijë në jetë fëmija me gruan e vëllait! Empty Re: Giggs nuk lejoi të vijë në jetë fëmija me gruan e vëllait!

Mesazh nga Anakonda Sun 10 Jun 2012 - 23:39

sa mire ja paska bere;ky po qe esht burr tamam Giggs nuk lejoi të vijë në jetë fëmija me gruan e vëllait! 2343415282
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi