Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	 Familja e sotme dhe problemet e saj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	 Familja e sotme dhe problemet e saj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja e sotme dhe problemet e saj

2 posters

Shko poshtë

	 Familja e sotme dhe problemet e saj Empty Familja e sotme dhe problemet e saj

Mesazh nga WebMaster Thu 16 Jun 2011 - 22:49

Maria Xega

Nga Maria Xega



Në vitet e fundit koncepti i familjes, por edhe vetë familja shqiptare është duke kaluar një krizë të madhe. Një krizë, e cila ia ka ndryshuar përgjithmonë fytyrën familjes tradicionale shqiptare. E kaluar është tashmë familja me gjysh, gjyshe, kushërinj e kushërira. Tashmë familja përbëhet nga vetëm nga prindërit dhe fëmijët. E kaluar është tashmë familja ku autoriteti i prindit ishte i padiskutueshëm. Familja, e cila dikur ishte e shenjtë, për të cilën kanë dalë aq shumë proverba prej popullit, sot nuk ngjan më me të vjetrën. Shndërrimi i shoqërisë, nga një shoqëri tradicionale dhe e mbyllur në një shoqëri të hapur kapitaliste, si dhe ndryshimet rrënjësore sociale e ekonomike, që ishin përfundim i këtij kalimi, krijuan një model të ri të familjes, i cili nuk ngjan pothuajse në asgjë me vite më përpara. Rritja e divorceve, zvogëlimi i lindjeve, bashkëjetesa pa kurorë, krijimi i lidhjeve të paqëndrueshme e që më shpejt përfundojnë se sa fillojnë, familjet e modeli i funksionimit të tyre në kushtet e emigracionit, janë disa nga karakteristikat kryesore të krizës që vihen re në familjen e sotme shqiptare.

Cilat janë pasojat e një krize të tillë? Si evoluon konflikti midis brezave? Sa janë të gatshme familjet shqiptare në emigracion dhe jo vetëm t’i përshtaten një ndryshimi të tillë kaq të madh?

Ç’rol luajnë mentaliteti i prindërve, i vetë të rinjve, si edhe ambienti shoqëror ku jetojmë, në krijimin e një familjeje të ndërtuar mbi baza të shëndosha? A është e përgatitur familja shqiptare, siç e kemi njohur deri më sot, të përballojë këtë ndryshim kolosal, apo konflikti që krijohet në gjirin e familjes është antagonist? Ç’rol luan edukata e trashëguar familjare, niveli kulturor në ruajtjen dhe ndërtimin e familjeve të shëndosha?

Sa ka ndikuar emigracioni dhe cilat janë pasojat e tij në familjen e sotme shqiptare? Përse emigracioni, duket se ka “shkatërruar edukatën” që të rinjtë merrnin dikur në Shqipëri? A është fajtor emigracioni, shoqëria ku jetojnë tashmë të rinjtë, por edhe prindërit për këtë ndryshim? Mos vallë fajtore edhe një herë është ambienti e shoqëria e vendit të huaj, në faktin që shpesh të rinjtë, por jo rrallë edhe prindërit ndërtojnë marrëdhënie të ftohta e të paqëndrueshme brenda familjes?

Ç’rol luan ekonomia në marrëdhëniet dhe në vetë familjen? Të qenit i pavarur ekonomikisht sa ndikon?

Sot kur mentaliteti i vetë të rinjve si pasojë e trysnisë së fuqishme e të përditshme që detyrohet të përballojë prej jetës së përditshme, shoqërisë, ambientit e mentalitetit të ri, mos vallë duhen rishikuar e ndryshuar mjaft nga konceptet e vjetra mbi familjen dhe rolin e saj?

Le të përpiqemi t’u japim përgjigje këtyre pyetjeve.

Sipas studimeve të kryera kohët e fundit nga sociologë të ndryshëm kjo krizë ishte e pritshme dhe e pashmangshme. Cilat janë fenomenet bazë që shprehin në trajtën më të plotë të krizës në familjen e sotme:

- Shtimi në numër i divorceve dhe prishjes së familjeve

- Konflikti i hapur ndërmjet prindërve e fëmijëve

- Shtimi i familjeve që kanë një kryefamiljar

- Rritja e numrit të personave, kryesisht të rinjve, që bashkëjetojnë pa vënë kurorë

- Martesat që kryhen mbi bazën e interesit ekonomik dhe jo lidhjes shpirtërore

- Zvogëlimi i numrit të fëmijëve për familje

- Mungesa e mirëqenies, papunësia dhe pamundësia e mbajtjes së një familjeje.

Në një pjesë jo të vogël të të rinjve vërehet një përshtatje me e madhe me ambientin e shoqërinë kapitaliste. Për ta martesa dhe familja nuk është një lidhje shpirtërore, nuk është lidhje që krijohet me një shok jete, por është diçka shpesh herë e rastësishme, disa herë e nevojshme dhe në shumicën e rasteve një lidhje që krijohet duke patur për bazë interesat ekonomike e financiare.

Nuk është i pakët numri i të rinjve që bashkëjetojnë për një kohë të gjatë përpara se të vendosin të krijojnë së bashku familje apo jo? Dhe kjo është një gjë normale dhe që i shërben ndërtimit të një familjeje të shëndoshë. Përse? Të rinjtë duke qenë për një periudhë bashkë janë të detyruar të përballojnë së bashku vështirësitë ekonomike, të jetës, të përballojnë trysninë e ambientit, etj. Dhe nga kjo mundet të dalin më të fortë e më të përgatitur për jetën. Nuk përjashtohet mundësia që ata të thyhen nga të gjitha këto vështirësi dhe duke mos pas vënë kurorë të ndahen më shpejt se sa do të ndaheshin duke qenë të martuar.



Dashuria kalon nga xhepi!

Është një shprehje që po dëgjohet gjithnjë e më shpesh këto vitet e fundit. Nuk janë të pakta rastet kur krijohen familje pa asnjë bazë të shëndoshë, rrjedhojë e njohjeve të rastësishme, apo e mblesërive pa periudhën e nevojshme e të domosdoshme të njohjes. Nuk janë të pakta familjet që krijohen mbi bazën e entusiazmit të parë dhe që shpërbëhen shumë shpejt. Të shumta në numër janë edhe lidhjet apo familjet që krijohen duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të partnerit, pra të ngritura mbi bazën e interesit ekonomik. Përgjithësisht këto janë familje që nuk kanë kohëzgjatje dhe që fati i tyre shpesh është i paracaktuar. Gjithashtu të shumta janë edhe ato martesa që kryhen ndërmjet të panjohurish fare vetëm e vetëm për të shpëtuar prej varfërisë e mjerimit. Fundi...?

Një nga shkaqet e krizës që kalon familja e sotme është edhe zvogëlimi i numrit të fëmijëve, gjë që përbën një hallkë shumë të fuqishme lidhëse për familjen, krijon detyrime dhe përgjegjësi tek prindërit. Në të rinjtë e sotëm, në familjet e reja vihet re një fenomen. Nuk dëshirojnë të lindin shpejt fëmijë, ose dëshirojnë jo më tepër se një fëmijë, pasi duan të kalojnë mirë, të shijojnë jetën, pushimet, dëfrimet, etj. Përveç kësaj arsyeje, e cila gjithsesi duhet respektuar, ata nxjerrin edhe një arsye tjetër, atë që shpesh nuk i kanë mundësitë financiare te rritjes dhe të edukimit të nevojshëm të fëmijëve, mungesa e një pune të sigurtë, mungesa e shtëpive, fakti që mjaft femra sot punojnë dhe nuk disponojnë kohën e nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre dhe se të rritësh sot një fëmijë ashtu siç duhet, duhen shpenzime të mëdha. Po kaq të mëdha janë dhe përgjegjësitë. Në familjet e sotme vihet re edhe një konflikt i hapur dhe shpeshherë edhe antagonist ndërmjet prindërve të mbrujtur e me konceptin tradicional të familjes dhe të rinjve, të cilët në shumë raste nuk e pranojnë mentalitetin e prindërve të tyre. Kryesisht për ato që përmendëm më sipër. Mungesa e taktit dhe intoleranca që vihen re në shumë raste ka bërë që lidhjet ndërmjet brezit të vjetër me atë të ri në familje të jenë mjaft të epueshme dhe kontradiktat të jenë mjaft të ashpra. Për shumë prindër nuk mund të konceptohet dot bashkëjetesa ndërmjet dy të rinjve pa u martuar, nuk mund të konceptojnë dot lidhjet e ndryshme erotike të fëmijëve të tyre. Nuk janë mësuar ende dhe vështirë se do të mësohen me faktin që fëmijët e tyre të dalin e të dëfrejne deri në orët e vona të natës. Shqetësimi në këtë rast është “mbeturinë” e konceptit tradicional të familjes. Gjithsesi këto janë probleme me të cilat ndeshen të gjitha familjet në shoqërinë urbane.

Megjithatë te pjesa më e madhe e shqiptarëve, dhe kryesisht atyre emigrantë, koncepti i familjes ende është i shenjtë. Ndoshta edhe për faktin se një pjesë e madhe e tyre erdhën e u vendosën në Greqi para shumë vitesh, kur edhe koncepti për familjen nuk kishte ndryshuar dhe mentaliteti që ata sollën dhe transmetuan tek brezi i ri ishte i njëjtë me atë të viteve të mëparshme. Kjo ka bërë që familjet të jenë të qëndrueshme dhe me një edukatë të denjë qytetare. Ata shprehen se u pëlqen jeta familjare dhe se do të dëshironin të krijonin familje, megjithë vështirësitë e shumta që u duhet të përballojnë. Tek një pjesë e madhe e të rinjve emigrantë shqiptarë mbizotëron koncepti se me bashkëshortin/ bashkëshorten duhet të jesh edhe mik, edhe dashnor, edhe shok jete. Një koncept i drejtë që po zë vend gjithnjë e më shumë. Në radhët e emigrantëve të bën përshtypje fakti që në përgjithësi kanë familje të qëndrueshme e që përpiqen t’i edukojnë fëmijët e tyre me një edukatë të shëndoshë, duke marrë gjithçka të mirë e të bukur nga jeta e tradita shqiptare. Nuk janë të paktë ata prindër, që megjithëse të lodhur e të rraskapitur nga puna e rëndë gjejnë kohë që të merren me fëmijët e tyre, të interesohen në shkollë për përparimin e tyre, t’u japin një edukatë e moral të shëndoshë qytetar. Por probleme vihen re edhe në emigracion. Jo vetëm prindërit që kanë fëmijë në moshën që duhet të krijojnë familje, por edhe vetë të rinjtë shprehin një shqetësim të madh, për faktin se këtu është e vështirë mundësia e njohjes ndërmjet tyre. Mundësitë e kontaktit ndërmjet të rinjve në mënyrë që të njihen janë të pakta. Kryesisht njohjet bëhen nëpërmjet familjeve, shoqërisë, shkollës. Në më të shumtën e rasteve janë njohje të shëndosha, pasi edhe niveli ekonomik dhe mentaliteti janë pothuajse të njëjta.

Një koncept pak më i ndryshëm mbizotëron në radhët e të rinjve shqiptarë studentë në Greqi. Përsa u përket lidhjeve erotike janë të lirshëm dhe i përshtaten mentalitetit grek, nuk ngurrojnë të krijojnë lidhje erotike edhe thjesht për faktin se u pëlqen në paraqitje djali apo vajza, por kur vjen puna për një lidhje serioze me qëllimin final martesë dhe krijimin e familjes, tek ta nxjerr krye koncepti “konservator” i prindërve të tyre.

Gjithsesi, ndryshimet që kanë ndodhur në jetën politike, sociale e ekonomike nuk mund të mos ndikojnë edhe në familjen e sotme shqiptare. Një përshtatje e gjithçkaje të mirë të traditës me konceptet moderne perëndimore për familjen veçse anë pozitive ka.



E Premte, 21 Dhjetor 2007
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

	 Familja e sotme dhe problemet e saj Empty Re: Familja e sotme dhe problemet e saj

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Feb 2012 - 5:06

Shume familje kane probleme madje dhe ata qe hiqen sikur jane te lumtur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi