A është njerëzimi një strukturë sipërore?
2 posters
Faqja 1 e 1
A është njerëzimi një strukturë sipërore?
Ne e dimë se njeriu është një lloj kafshe. Ai ka shumë gjëra të përbashkëta me kafshët e tjera. Por në të njejtën kohë, ai ka edhe tipare të ndryshme prej tyre.
Për shkak të ngjashmërive me kafshët, në njërën anë dhe për shkak të dallimeve të tija të qarta, në anën tjetër, njeriu ka një jetë të dyfishtë: një shtazarake dhe një humane (njerëzore). Ose thënë ndryshe: një jetë materiale dhe një kulturore.
Këtu parashtrohen disa pyetje: Ç`është marrëdhënie ndërmjet dimensionit shtazarak dhe dimensionit human të njeriut? Ç`është marrëdhënia ndërmjet jetës së tij prej kafshe dhe jetës së tij prej njeriu? A është njëra prej këtyre jetëve, primare kurse tjetra sekundare? A është njëra themeli i ekzistencës së tij kurse tjetra, vetëm një reflektim i saj? A është vallë njëra një strukturë sipërore dhe tjetra një strukturë primitive? A thua jeta materiale e njeriut ëshë struktura primitive dhe jeta e tij kulturore, sipërorja? A thua dimensioni i tij shtazarak është një strukturë primitive kurse dimensioni i tij human, një strukturë sipërore?
Sot këto pyetje parashtrohen nga një këndvështrim thjesht shoqëror dhe aspak psikologjik. Kjo është arsyeja përse diskutimi zakonisht zhvillohet rreth pyetjes, në janë prirjet ekonomike dhe prodhuese të njeriut, më të rëndësishmet në mesin e tipareve të tija shoqërore, më të rëndësishme madje edhe se ato tipare që e reflektojnë humanitetin e tij. Dhe në është kështu, a thua këto prirje të tijat janë një strukturë sipërore e natyrës ekonomike të njeriut? Pyetja tjetër që domosdo ndërlidhet me këtë temë është: A është e vërtetë atëherë se shkenca, filozofia, letërsia, feja, ligji, etika dhe arti i çdo epoke s`janë veçse manifestime të marrëdhënieve ekonomike të një epoke të caktuar dhe nuk kanë kurrfarë vlere në vete?
Ndonse kjo pyetje parashtrohet nga një këndvështrim krejtësisht sociologjik, në mënyrë të pashmangshme, diskutimi çon drejt rezultateve psikologjike dhe drejt një diskutimi filozofik mbi natyrën njerëzore, të njohur në terminologjinë moderne si Humanizëm. Përfundimi në të cilin arrihet zakonisht, është se dimensioni human i njeriut nuk ka fare rëndësi. Dimensioni i vetëm i rëndësishëm është dimensioni shtazarak i tij. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se arrihet në një përfundim që e përkrah mendimin e atyre që thonë se nuk ka kurrfarë dallimi ndërmjet njeriut dhe kafshës.
Një teori e tillë, jo vetëm që e mohon rëndësinë e prirjeve humane drejt realizmit, virtytit, të bukurës dhe besimit në Zot, por edhe e mohon këndvështrimin racional të njeriut mbi të vërtetën dhe mbi botën.
Është tejet befasuese se disa prej shkollave që e përkrahin teorinë se njeriu është një kafshë si të tjerat, në të njejtën kohë flasin për humanitet dhe për humanizëm.
Është një fakt se marshi evolutiv i njeriut fillon nga dimensioni i tij shtazarak dhe lëviz drejt pikës kulmore të humanitetit. Ky princip është i vlefshëm si për individët, ashtu edhe për shoqërinë. Në fillimet e ekzistencës së tij, njeriu s`është veçse një organizëm material.
Me një lëvizje evolutive, ai shndërrohet në një substance shpirtërore. Shpirti njerëzor lind në “prehërin” e trupit të njeriut dhe në të e fiton pavarësinë e tij. Dimensioni shtazarak i njeriut, pra, është foleja në të cilën humaniteti (dimensioni njerëzor) i tij zhvillohet dhe piqet. Është një princip i evolucionit që sa më tepër që të evoluojë një qenie në zhvillim, aq më tepër ajo bëhet e pavarur, e vetëmjaftueshme dhe me ndikim në mjedisin ku jeton. Me zhvillimin e dimensionit të tij human, njeriu hapëron drejt pavarësisë dhe i merr nën kontroll të gjitha aspektet e ekzistencës së tij. Kjo është e saktë si në rastin e individëve, ashtu edhe kur të flitet për një shoqëri.
Një individ i zhvilluar e kontrollon edhe mjedisin e tij të brendshëm edhe atë të jashtëm. Zhvillimi i tij do të thotë se ai ka shpëtuar nga subjektivizimi i mjedisit të jashtëm e të brendshëm dhe lëviz drejt lidhjes me një doktrinë të caktuar ose me një besim.
Evolucioni i një shoqërie zhvillohet në të njejtën mënyrë si evolucioni i shpirtit brenda trupit dhe si evolucioni i dimensionit human të njeriut, në kornizat e dimensionit të tij shtazarak.
Zhvillimi i një shoqërie fillon zakonisht si pasojë e organizimit të saj ekonomik. Në këtë rreth, aspektet kulturore dhe përshpirtshmëria (spiritualiteti) e shoqërisë mund të konsiderohen shpirti i saj. Njësoj siç është reciproke marrëdhënia ndërmjet trupit dhe shpirtit, e tillë është edhe marrëdhënia ndërmjet rendit material dhe atij shpirtëror. Njësoj siç nënkupton evolucioni individual i njeriut, një hap drejt lirisë, pavarësisë dhe dominimit të shpirtit, edhe evolucioni i një shoqërie e ka të njejtin kuptim. Me fjalë të tjera, sa më e zhvilluar që është një shoqëri njerëzore, aq më e pavarur bëhet jeta e saj kulturore nga jeta materiale. Njeriu i të ardhmes, pra, do të jetë një njeri i kulturës dhe i besimit, i doktrinës dhe i ideologjisë por jo një njeri i ekonomisë, i nevojave shtazarake dhe i epsheve.
Gjithsesi, kjo s`do të thotë se shoqëria njerëzore domosdo lëviz në një vijë të drejtë në drejtim të përsosjes së vlerave njerëzore dhe nuk do të thotë se në një epokë të caktuar, shoqëria është domosdo më e përparuar se në epokat e kaluara. Është më se e mundshme që njerëzimi të kalojë nëpër një epokë, në të cilën edhe përkundër zhvillimit të madh teknik dhe teknologjik, shoqëria lëviz prapa në këndvështrimin moral dhe shpirtëror. Ky duket se është rasti me njeriun e shekullit tonë.
Megjithatë, në përgjithësi, njeriu hapëron përpara, si në zhvillimin e tij material, ashtu edhe në atë shpirtëror. Por lëvizja e tij shpirtërore nuk është e rregullt dhe nuk zhvillohet në një vijë të drejtë. Ajo në vetë përmban edhe shumë stagnime, kthime mbrapa dhe devijime të ndryshme nga vija që duhet ndjekur. Por edhe përkundër kësaj, në përgjithësi, lëvizja e njeriut është një lëvizje evolutive dhe një hap përpara. Kjo është arsyeja përse themi se njeriu i të ardhmes do të jetë njeriu i kulturës dhe jo i ekonomisë. Ai do të jetë njeriu i besimit, i doktrinës, i ideologjisë dhe jo njeriu i nevojave trupore dhe i epsheve shtazarake.
Sipas kësaj teorie, aspektet humane të njeriut, ngase janë fundamentale, janë zhvilluar bashkë me aspektet materiale dhe madje para tyre. Zhvillimi i dimensionit human të njeriut, e ul varësinë e tij nga mjedisi shoqëror dhe nga natyra dhe thuase e zhduk nënshtrimin e tij përballë rrethanave mjedisore. Liria e fituar në këtë mënyrë, e rrit lidhjen e njeriut me besimin dhe me ideologjinë dhe ia shton kapacitetin për të patur ndikim në rrethin e tij shoqëror dhe në mjedisin natyror. Në të ardhmen, si pasojë e pavarësimit të plotë të njeriut, ai do të bëhet gjithë më i lidhur me besimin dhe me ideologjinë.
Ngase në të kaluarën, njeriu ishte më pak i pajisuar me dhuntitë e natyrës dhe nuk ishte i aftë t`i shfrytëzojë burimet e saj, ai qe një i burgosur i natyrës dhe i dimensionit të tij shtazarak. Por njeriu i të ardhmes do ta ketë më të lehtë t`i shfrytëzojë dhuntitë e natyrës dhe në të njejtën kohë, edhe aftësitë e tija të lindura. Si pasojë, ai do të çlirohet nga burgu i natyrës dhe nga burgu i prirjeve të tija shtazarake dhe do ta shtojë akoma më shumë kontrollin e vet mbi natyrën dhe mbi veten.
Sipas këtij këndvështrimi, ndonse humaniteti i njeriut zhvillohet bashkë me evolucionin e tij shtazarak dhe në prehër të këtij evolucioni, ai nuk duhet domosdo të jetë reflektim i këtij dimensioni material ose t`i nënshtrohet atij. Ky është një realitet i pavarur dhe progresiv. Ndonse ndikohet nga aspektet materiale, ai ka edhe ndikim mbi ta. Ajo që e përcakton destinacionin përfundimtar të njeriut është evolucioni i tij kulturor dhe realiteti i tij human, por jo progresi evolutiv i prodhimtarisë së tij materiale. Është pikërisht ky realitet njerëzor i cili gjatë zhvillimit të tij, e sjell edhe zhvillimin material dhe zhvillimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me njeriun. Nuk është fare e vërtetë se prodhimi material zhvillohet automatikisht dhe se dimensioni human i njeriut ndryshon me ndryshimin e mjeteve të kontrollimit të këtij sistemi prodhues material.

Re: A është njerëzimi një strukturë sipërore?
Eshte edhe pse shpehre hiqet ai qe seshte.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» A rrezikohet njerëzimi nga një Luftë e III Botërore?!
» Njerezimi / civilizimi!
» Pse vuan njerëzimi?
» Njerëzimi dhe misteri i prejardhjes së tij!
» Cila është e fuqia e fjalës gjersa nuk është vepër?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi