Kur fyelli ka vetëm një vrimë
3 posters
Faqja 1 e 1
Kur fyelli ka vetëm një vrimë
E keni parasysh atë shprehjen “i bie fyellit në të njëjtën vrimë”? Atë gjë kam ndër mend të bëj edhe unë tani. Në rastin e kësaj shprehjes unë jam ndjerë gjithmonë mbështetës i këtij njeriut që i bie fyellit në një vrimë për dy arsye. E para, fyelli nuk ka aq shumë vrima, sa të kesh luksin ti biesh tek vrima e 100-të, dhe e dyta, ky fyelltari mbahet mend pikërisht për këtë: që i binte në të njëjtën një vrimë. U dashka që në këtë vend t’i biesh në një vrimë, që të kesh undësi të dëgjohesh.
Vrima ime, është piramida ( në këtë rastdo shkonte më shumë fjala gropë se vrimë).
Të shumëzuarit me zero
Çështja e piramidës është interesante sepse të krijon mundësinë të kuptosh sesi funksionon pushteti në Shqipëri.
Kam folur me juristë të cilët nga njëra anë të thonë që vendimi për shembjen është i paligjshëm por nga ana tjetër të shpjegojnë që nuk ka mundësi për të bërë asnjë betejë ligjore për ta mbrojtur, sepse janë marrë masat që vendimi të mos mund të çohet në gjykatë. Pra, pushteti ka ndërtuar mekanizma me të cilët i heq publikut dhe shoqërisë civile të drejtën e betejës ligjore.
Nga ana tjetër, betejën morale në media pushteti e përballoi vetëm me nja 2-3 fytyra që i shihnim e i shohim përnatë në ekrane. Ky është një tjetër mjerim i hapësirës së debatit publik. Sa për të larë gojën, dërgohen 2-3 zhurmues që përsërisin në mënyrë monotone të njëjtat argumente pa mish. Ndërkohë, pushteti i ka marrë masat që debati publik të rrijë jashtë derës së vendimmarrjes. Ti bëj gam-gam pas dere, ja ku i ke dhe 2-3 vetë me të cilët të shfrysh, por vendimi është marrë. Debati publik i jepet shoqërisë civile si valvul për të shfryrë, jo si mjet për të materializuar ide e për të ndikuar në vendime.
Siç e kam thënë dhe në Tartën e 31 tetorit 2010 (botuar te Shekulli me titullin “DVX”) ata na kanë shumëzuar me zero.
Arsyeja pse po i bie fyellit në një vrimë, është, çfarë duhet të bëjnë të “shumëzuarit me zero”?
Lufta e tyre
Duhet analizuar së pari armatimi i kundërshtarit, në këtë rast i pushtetit. Pushteti ka Parlamentin e të tredhurve politikisht – një vend ku bëhet luftë me topa balte e ku ushtrohet dhunë me kartona. Ka edhe gjykatat. Gjykatës që kanë gëlltitur dikur një lugë çorbë të prishur e janë të detyruar të vjellin tërë jetën.
Ka edhe mediat me të cilat mund të mpijë trurin e shumë njerëzve. Duket sikur janë shumë, por këto nuk janë armë, janë thjesht ushtarë.
Arma më e madhe që ka pushteti është që na ka hequr shpresën se në këtë vend mund të ndryshohet gjë. Formula “bëj gam-gam se prapë do bëhet si dua unë”, formulë që merret tashmë për realitet, kjo është pika më e fortë e pushtetit. Të tjerat, gjykatat, gazetarët e shitur, parlamentarët e tredhur, janë vetëm shërbëtorë të veshur ushtarë. Ushtarëve, po t’i heqësh uniformën dhe armën e vërtetë, janë njerëz si ne, madje, edhe më të dobët se ne. Sepse nuk janë mësuar të luftojnë me duar si ne këtu poshtë. Ne kemi vetëm duart dhe një fyell.
Prandaj, lufta jonë fillon duke i rënë fyellit në një vrimë.
Lufta jonë
Ka shumë njerëz që nuk donin e nuk duan të shembet Piramida, por, tashmë përtojnë të merren më me të. U duket çështje e vdekur. S’dinë se me çfarë kauze të merren më parë.
Meqë në këtë vend pëlcet nga një bombë sociale çdo 3 muaj e nga një bombë politike në 6 muaj, është e vështirë të caktosh prioritetet e luftës. Sa herë del diçka e re, hapet një front i ri. Madje, kam përshtypjen që qëllimisht pushteti hap vatra të reja konfliktesh qytetare, për të shpërqëndruar energjitë dhe prioritetet.
Çdo gjë e re që ndodh, duket sikur kërkon reagim të menjëhershëm. Ta lemë, se doli një gjë tjetër, më e rëndë. Çështja e votave dikujt mund t’i duket çështje më e rëndësishme se Piramida. Unë nuk e mendoj kështu. Unë, nuk dua që ta lemë Piramidën.
Të tilla kauza për luftë, pushteti do na ofrojë shpesh. Por besoj se asgjë nuk e dobëson më shumë trupin qytetar sesa betejat e lëna në mes. Këto janë beteja të pafituara, dhe pas tyre vjen frika se ne nuk kemi mundësi të bëjmë asgjë.
Prandaj, një betejë të paktën, duhet ta çojmë deri në fund. Vetëm një. Ti lëmë të tjerat. Vetëm një!
Mos mendoni që nuk ka më asgjë për të bërë, dhe se Piramida është e vdekur. Nëse bëhen 10 mijë vetë rrotull saj, fadromat nuk do mund ta prishin. Mund të ngremë çadra, mund të bëjmë koncerte, mund të pjekim qofte, mund të marrim 100 mijë firma, që noterët mund të na i bëjnë falas, mund të lidhemi dhe me zinxhirë, mund të dalim në gazetat e tërë botës.
Luftërat jo gjithmonë i fitojnë më të fortët. Luftërat, fitohen nga ata që qendrojnë deri në fund. Dhe kjo është punë qendrese.
Lufta ime
Ka akoma njerëz që shkruajnë për Piramidën. Lubonja ngrinte me të drejtë çështjen e Piramidës si test për Kryetarin e ri të Bashkisë i cili premtoi që nuk do të shembet. Ky është testi i tij i parë, dhe po u shemb Piramida, do jetë dhe testi i fundit.
Lame, e krahason rrënimin e Piramidës me frymën e barbarëve që pasi e pushtuan Romën, shkatërruan Koloseun. Mero Baze, beson që aty nuk do ndërtohet asnjë parlament i ri, thjesht duan ta prishin për të nxjerrë hasmin që andej, Top Channel-in, e më pas të marrin dhe tokën.
Fakti që shkruhet ende për të, më jep shpresë që “hallva” nuk është ftohur akoma.
Piramida nuk është thjesht një ndërtesë, është një simbol i pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje. Nëse sot na e prishin nën hundë, nesër, çdo gjë mund të na e bëjnë nën hundë. Prandaj, nuk dua ta konsideroj të vdekur. Gërdecin, minatorët, 21 janarin, të tëra i kemi lënë të bëhen hallva të ftohta.
Unë kam shkruar një herë, vjet, për Piramidën.
Është shumë kollaj që të mendoj se unë s’kam ç’të bëj më shumë. Në fakt, kam. Unë mund t’i bie fyellit në të njëjtën vrimë.
Një fyell nuk e shqetëson sistemin. Por dhjetëra fyej, qindra fyej, e, me shpresë, mijëra fyej që i bien të tërë në të njëjtën vrimë do ta lënë pa gjumë.
Po fituam me Piramidën sot, nesër, mund të fitojmë shumë gjëra. Edhe lirinë.

Re: Kur fyelli ka vetëm një vrimë
edhe una vec me nje brime i bie do nderroje vrime tani qesh celebrate005
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Kur fyelli ka vetëm një vrimë
Kur ta kete vetem nje person ne dore.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Më mirë të jesh vetëm "mendje" apo më mirë të jesh vetëm "zemër"?
» Dua Te Them Vetem se "Te Dua"
» Vetem per ty!
» Vetem Per Ty.....????
» Vetem apo me ate?
» Dua Te Them Vetem se "Te Dua"
» Vetem per ty!
» Vetem Per Ty.....????
» Vetem apo me ate?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi