Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te jesh burre,,,,,,,,, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te jesh burre,,,,,,,,, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te jesh burre,,,,,,,,,

+5
Jupiteri
Poeti Dhimbjes
Aяtємιѕα
Docteur
bobi 10
9 posters

Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga bobi 10 Fri 22 Jul 2011 - 1:01

Të dashur vëllezër dhe kolegë!

Të jesh burrë 35 vjeçar dhe të kesh një femër në moshën 17 vjeçare nuk është krenari, por pedofilizëm.
Të jesh burrë i martuar dhe baba dhe t’i ngacmosh femrat tjera nëpër rrugë është primitivizëm.
Ta rrahësh gruan nuk është fuqi apo burrëri, por është idiotizëm dhe dobësi. Kjo vetëm tregon se ke kompleks inferioriteti dhe mundohesh po atë kompleks ta balancosh.
Ta kalosh tërë kohën e lirë nëpër klube e jo me familjen tënde, tregon se nuk e meriton të jesh burrë i një gruaje apo baba.
Të kesh grua e fëmijë dhe një "të dashur" anash, tregon vetëm se nuk je burrë i plotë dhe nuk je në gjendje të mbash as një grua si duhet.

Ta ndjesh vetën më lartë se femra, tregon vetëm se ende nuk e ke kuptuar që të ka lindur një femër….
Të vozitësh nëpër autostradë si i çmendur me shpejtësi të madhe, nuk është delikt kavalieri por fakt se je vetëm një egoist që e rrezikon jetën e të tjerëve.
Të bësh krim në vendlindje, tregon se nuk e do shtetin tënd.
Të bësh krim në vendin e huaj tregon se nuk e meriton të jesh shqiptar!

Fjala burrë tek ne është keqkuptuar si duket sepse burri shqiptar është i njohur për besnikëri, për mbajtje të familjes (me një grua), për nderë dhe moral e jo për ato dukuri që i ceka më lartë. Burri shqiptar ka statut të një Adonisi, plot vetëbesim dhe nuk bie leht në kurthin e lavireve që kanë mbetur rrugëve dhe qëllim e kanë një qejf duke prishur një familje.

Burrat shqiptarë janë burra e jo burreca të shminkuara si lavire!

Thonë loti i burrit është gjithmonë i vërtetë, atëherë ndaloni të qarit për çdo gënjeshtër që e bëni apo gabim duke i ikur kështu konsekuencave dhe gënjeshtrave që i bëni.
Mësohu të jesh burrë besnik dhe me respekt ndaj femrës. Burrë që di t’i ndan gjërat duke e respektuar dhe dashur prindin por duke mos rënë në ndikimin e askujt për gruan dhe familjen e tënde. Bëhu burrë që mendon, flet dhe vepron konsekuent. Baba që luan me fëmijët. Që kalon kohë me familje duke u aktivizuar në edukimin e fëmijëve. Tregoje dashurinë ndaj gruas sepse aty marrin shembull fëmijët e tu dhe do të mësojnë të dashurojnë, të duan, gjë që është më e vlefshme në botë. Bëhu krah i fortë i gruas dhe i familjes tënde dhe këto të mbjella do t’i korrësh në pleqëri me shumë ngrohtësi familjare, respekt të madh të fëmijëve dhe dashuri shumë të sinqertë të gruas tënde.

Trego që e meriton ta quash vetën BURRË, me plot kuptimin .


Diku e lexova kete artikull,edhe mendova ta ndaj me ju forumiste.

Do lexoja me deshire c'do shtonit ju!!!
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Docteur Fri 22 Jul 2011 - 1:52

Ahhhh mer bobi 10 kjo qe thua ti te jesh burre 35 dhe femer 17 hmmmmm gjynah me shajt burrin por ne radhe te pare duhet te fillosh me :

1 - prinderit e vajzes qe jane prinder te degjeneruar

2 - Pastaj ajo vajze qe eshte nje cope Ku**e materialiste

3 - Pastaj ti thuash atij burrit more i degjeneruar ku shkon me kto ide qe ke ti pis mizere dhe ta masakrosh ( pa mare parasysh se burri ske cti besh ai thjesht e kerkon pastaj pse kjo mizerja tjeter e pranon ske cti besh )

Te jesh burre eshte shume e veshtire sot per disa por mer BOBI 10 skane faj dhe burrat sot sepse kur vjen fundja dhe grate jane me te degjeneruar se neve flasim ate qe eshte per te fole jo qe jemi me ne hije me te mire ne,ka burra bobo qe respektojne familjen punojne shume per ta te mbaje nje grua dhe x femije por i shkreti lodhet duke punu dhe kur kthehet ne shpi gruaja i rri me turi tan nerva ndodh qe dhe gruaja ja fut pas shpine dhe kjo eshte e vertet qa lesh jete i thua kesaj,e kunderta eshte qe gruaja shume e mire dhe burri pijanec i degjeneruar shkon me femra te tjera dmth eshte shume e veshtire te gjesh ate qe kerkon sot ... jam 26 vjec dhe kur iki neper disko noj nate me kalu noj merzi,kur shkoj atje shikoj vajza 20 vjece dhe smundesh as ti ngacmosh me duket vetja i vjeter por ne anen tjeter shef palo burra me te medhejn se babai im duke kercy me vajza te reja te ik truri beh KJO ESHTE JETA JETOJME ME KETE REALITET M**I skemi cte bejme por nje dite gjithe do e pesojne ajo qe shijon tani peson me vone dhe ai qe po vuan do kenaqet drejtesia ekziston dhe ka nje zot dhe cdo koke njeriu do ndeshkohet

Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga bobi 10 Fri 22 Jul 2011 - 6:42

I miri Psikolog.

Kohet te tilla kane qene,edhe flasim per paraqitjen e mashkullit shqiptar te tanishme,edhe ate te dikures.

Karakterizohej per besnik,per moral te larte edhe per familjar i rregullt.

Psikolog.

Nje fenomen te cilin e kam pare ne Shqiperi ,,,,,, kur kaloj afer shkolles se mesme shikoj te moshes 50 vjecare edhe hapin dyert e makines,edhe duke shikuar vajzat te cilat jane 15 vjece(si mund ta quaj ate)qe i marrin ne makina per te shuar epshet e tyre (qe s'mund te pranojne vitet qe mbajne mbi supe krejt injorance vite.''Pedofilizem-injorance-psikopat,,

Tjeter histori ajo e lekundjes se ish te dikurshmes SOKOLESHE E SHQIPES,,
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 22 Jul 2011 - 6:50

ky esht burri gjeni,e lexova shkrimin komplimente per temen...kam te them se dhe me seriozi e i maturi bien pre e ndodhive te jetes,pothuajse perrallore me duket ne syte e mi nje mashkull i till,ne disa pika gjej me shume burrin e dikurshem ne burrin e sotem shume pak mbajne qendrim e moral...mos kerkojme perfektin se as ne sjemi te till.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga bobi 10 Fri 22 Jul 2011 - 7:09

Rula shkruajti:ky esht burri gjeni,e lexova shkrimin komplimente per temen...kam te them se dhe me seriozi e i maturi bien pre e ndodhive te jetes,pothuajse perrallore me duket ne syte e mi nje mashkull i till,ne disa pika gjej me shume burrin e dikurshem ne burrin e sotem shume pak mbajne qendrim e moral...mos kerkojme perfektin se as ne sjemi te till.

Rula te pershendes,,,,,,

Sa per burrin!!!

Nuk besoj se duket IDEAL por nuk eshte ai burri i dikurshem.[You must be registered and logged in to see this image.]
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 22 Jul 2011 - 12:38

Eh more Bob miku, e ke goditur kete ceshtje, m'u aty ne piken e duhur.
Por fatkeqesisht keto dite qe po jetojme, gjithnje e me shume po shuhen
dhe po zbehen me nje shpejtesi teper te madhe, vlerat e nje burri te vertete,
pesha e nje burri te denje, fjala e nje burri bujar, sjellja e nje burri zotni,
e shume e shume cilesi te tjera qe, karakterizojn nje burre me kuptimin
e plote te fjales.
Jane shume faktore, te cilet behen shkaktare ne humbjen e vlerave te
verteta te nje burri, per te cilat eshte pergjegjes vete ai si fillim, por
nuk duhet te harrojme edhe kushtet e favorshme qe po j'ua ofrojne
apo j'ua pergatisin edhe femrat e koheve te sotme.
Pedofila, perversa, burrace, lavire, k**vare, imoraliste, e ku t'a di une
me, kane egzistuar qe prej shekujsh, por nuk i gjenin kushtet e favorshme
per te dale ne pah si te tille, dhe per te lozur me jeten e dikujt, vec per
faktin se kane nje lek, apo jane bosmene te ndonje kompanie, apo dreqi
ta marre se cfare tjeter mundet te jene.

Te jesh burre, do te thote, te mos behesh rob i nje jete, te shthurur rrugesh.
Te jesh burre, do te thote, te mbash pergjegjesite qe te takojne ne jete.
Te jesh burre, do te thote, te kesh nje dinjitet dhe nje moral njerzor.
Te jesh burre, do te thote, te mos i'a lejosh vetesh qe, bota te ta beje
me gisht nga prapa, per ceshtje imoraliteti.
Te jesh burre, do te thote, t'ia vesh gishtin kokes, per ato c'ka ben.

Do te kisha deshira te shtoja edhe shume e shume gjera te tjera ne
lidhje me kete teme, por mbase here tjeter, pasi sonte jam vertet i lodhur,
dhe spo mundem te shkruaj me gjate.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Docteur Fri 22 Jul 2011 - 12:46

te jesh burre eshte pergjegjsi e madhe por e bukur
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 28 Jul 2011 - 5:23

Pa asnje dyshim, ky eshte nje nga shkrimet me te bukura dhe me te vlefshme qe kam lexuar ndonjehere, do zgjidhja qe kete shkrim ta komentoja rresht per rreshti, por e di se nese do e beja kete, as romani nuk do mjaftonte, gjithesesi shkrimin tim, po e koncentroj ne disa rreshta,



Te jesh burre!!!

Burre….krenari….Jete…nder…dinjitet, keto jane fjalet qe degjojme me shpesh, ose me mire qe ne fakt, jemi lodhur duke I degjuar, por jemi te etur per te ndjere qe keto fjale nuk egzistojne vetem si perkufizime, por egzistojne me te vertete dhe gjenden mes nesh.

Per mua, burre do te quhej nje njeri qe ndihet krenar mes nje jete me nder dhe dinjitet, sepse per mua, keto pika,(nder dhe dinjitet) I thone dhe I permbajne te gjitha.

Mbase kete teme, do mund ta komentoja me mire dhe do mund te kuptonim me mire se cfare do te thote te jesh burre, duke folur dhe duke treguar se cfare do te thote te jesh femer, vajze, apo grua.

Te jesh femer, do te thote te mbash mbi supe te gjithe peshen e botes, ti thuash botes “Une te sundoj”, te jesh burim jete dhe pse jo, ne nje renditje piramidale te meritosh majen e piramides.

Duhet nata, per te kuptuar rendesine e dites, duhet e keqja per te kuptuar rendesine dhe vleren e te mires, dhe duhen burat, per te kuptuar se kush eshte burre.

“Të jesh burrë 35 vjeçar dhe të kesh një femër në moshën 17 vjeçare nuk është krenari, por pedofilizëm.
Të jesh burrë i martuar dhe baba dhe t’i ngacmosh femrat tjera nëpër rrugë është primitivizëm.”

Por te perpara dikujt ndodh qe te mos ndjesh asgje tjeter pervecse thjesht neveri dhe keqardhje se sa poshte mund te bjere nje njeri, ndjen neveri teksa sheh ne cdo hap qe hedh, syte flakerues jane te drejtuar drejt teje, eshte per te ardhur keq se si ndonjehere shohim meshkuj, bura, se si jane ne gjendje te shesin gjithcka thjesht per egon e tyre personale, dhe kjo sigurisht qe nuk do te thote burreri.

“Ta rrahësh gruan nuk është fuqi apo burrëri, por është idiotizëm dhe dobësi. Kjo vetëm tregon se ke kompleks inferioriteti dhe mundohesh po atë kompleks ta balancosh.”

Por fjala burre sigurisht qe nuk ka te beje aspak me ate njeriun malesor, me “dy pellembe” mustaqe qe “burrerine” e tij e tregon me dhune dhe ashpersi, kjo fjale nuk ka te beje as me njeriun qe kurre ne jeten e tij nuk ka derdhur nje pike loti, kjo fjale sigurisht qe asesi nuk ka te beje as me ate njeriun qe qan dhe derdh lot per cdo gje, qe eshte I lekundur apo akoma edhe me keq, qe nuk di se cfare eshte, por kjo fjale ka te beje me rregulla, parime dhe nje jete e jetuar Brenda kornizave te asja cfare te lejon te qenit njeri, mbi te gjitha.

“Fjala burrë tek ne është keqkuptuar si duket sepse burri shqiptar është i njohur për besnikëri, për mbajtje të familjes (me një grua), për nderë dhe moral e jo për ato dukuri që i ceka më lartë. Burri shqiptar ka statut të një Adonisi, plot vetëbesim dhe nuk bie leht në kurthin e lavireve që kanë mbetur rrugëve dhe qëllim e kanë një qejf duke prishur një familje.”

Mbase fjala burre nuk eshte keqkuptuar, por thjesht nuk eshte kuptuar sic duhet, e, pa dyshim qe do kishte madje edhe cilesite e nje Adionisi, apo te kujdo prej perendive te lashtesise greke, por kjo do te ishte e mundur vetem ne rast se penelin per te bere portretin e nje burri do e mbante ne duar nje grua, vetem ne rast se tabloja do ishte e bardhe dhe nje grua do kishte te drejten per te skicuar portretin e nje burri, vetem atehere do mund te thonim se kemi te bejme me nje burre te vertete. Per sa kohe qe nuk ndodh keshtu, kam frike se do te kemi te bejeme me bura apo me gjysem burra, por aspak ne asnje menyre nuk do thoja se kemi te bejme me burra te vertete.

Mbase pyetja e vertete qe duhet shtruar nuk eshte pyetja “cfare do te thote te jesh burre” por pyetja “a ka me te vertete burra”

“Thonë loti i burrit është gjithmonë i vërtetë, atëherë ndaloni të qarit për çdo gënjeshtër që e bëni apo gabim duke i ikur kështu konsekuencave dhe gënjeshtrave që i bëni.
Mësohu të jesh burrë besnik dhe me respekt ndaj femrës. Burrë që di t’i ndan gjërat duke e respektuar dhe dashur prindin por duke mos rënë në ndikimin e askujt për gruan dhe familjen e tënde. Bëhu burrë që mendon, flet dhe vepron konsekuent. Baba që luan me fëmijët. Që kalon kohë me familje duke u aktivizuar në edukimin e fëmijëve. Tregoje dashurinë ndaj gruas sepse aty marrin shembull fëmijët e tu dhe do të mësojnë të dashurojnë, të duan, gjë që është më e vlefshme në botë. Bëhu krah i fortë i gruas dhe i familjes tënde dhe këto të mbjella do t’i korrësh në pleqëri me shumë ngrohtësi familjare, respekt të madh të fëmijëve dhe dashuri shumë të sinqertë të gruas tënde.”

Nuk e di nese te jesh femer duhet ta quah veten te mallkuar, sepse pikerisht nje femer, sjell ne jete plot bura dhe shume pak burra, por gjithesesi kjo eshte jeta, kjo eshte e verteta, jemi lodhur duke bere vazhdimisht thorrje qe bien ne vesh te shurdhet, apo thirje qe bien ne fund te posit, per te mos u degjuar nga askush, jemi lodhur dhe po ngjiremi se ulerituri per moral, nder dhe dinjitet, por cdo dite e me shume po na shterrojne fuqite edhe per kete, perfundimisht:”Athua te egzistojne burrat e vertete?”

Padyshim qe per te bere gjithe kete shkrim, kisha para sysh nje pike referimi, nje shembull, ajo qe eshte quajtur burim jete, dhe gjerdani I botes, nje femer, nena ime,sepse diferencen mes nje buri dhe nje burri e ben femra qe ka ne perkrah vetes, prandaj e dua nenen time dhe admiroj babane tim.


E veshtire qe te gjendet dikush qe do ti permblidhte te gjitha cilesite qe duhet te kete nje njeri per tu qujtur burre, por une njoh nje, padyshim qe ai eshte I vetmi njeri qe per mua, meriton plotesisht te quhet burre, pasi ai eshte shembuli me I persosur I njeriut te perkryer, ai eshte babi im, ai eshte njeriu qe admiroj, njeriu qe me plote gojen do ta quaja, burre, jo sepse nuk ka derdhur lot asnjehere, por sepse edhe nese nuk ka derdhur lot nga syte, ka qare me lotet e shpirtit, sepse eshte njeriu qe jeton nje jete, te sunduar nga rregulla, parime, nder, dhe djerse, por ne ndryshim nga prinderit apo edhe njerezit e tjere, per te, fjala nder ka kuptimin dhe konceptin me te gjere te mundshem, dhe jo aq te ngushte sa jemi mesuar ta shohim tek te tjeret, du ate besoj edhe nje gje, qe si ky njeri, prind, baba, qe une e admiroj, du ate besoj qe ka edhe shume te tjere, dhe per sa kohe te kete te tille njerez do mund te egzistoje ende fjala, burreri , jete dhe sigurisht krenari.

Te me falni se e zgjata pak por heren e pare nuk pata kohen e as mundesine te shkruaja me shume per ate cfare doja vertet te shprehja ne kete teme..
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Jupiteri Thu 28 Jul 2011 - 6:18

A lejohet naj gote uski ???
Jupiteri
Jupiteri
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 37
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/07/2011
Mosha Mosha : 86

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Docteur Fri 29 Jul 2011 - 17:18

Te rrahesh grun nje here ne jave se ndryshe te piu e zeza
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga WebMaster Fri 19 Aug 2011 - 0:52

Te jesh burre do te thote mos te jesh me nje R po me dy rr
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 19 Aug 2011 - 0:58

Te jesh burre do te thote, te mos flasesh me gojen e gruas...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Arabela Fri 19 Aug 2011 - 1:33

,,ku ka burra sot amon,,,,,[You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Arabela Fri 19 Aug 2011 - 1:34

Klea@Love shkruajti:Te jesh burre do te thote mos te jesh me nje R po me dy rr

jo po me tre rrr[You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 19 Aug 2011 - 1:36

Arabela shkruajti:,,ku ka burra sot amon,,,,,[You must be registered and logged in to see this image.]

Ka, burra ka, dhe per kete te jesh e sigurte...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Arabela Fri 19 Aug 2011 - 1:38

Saimiri shkruajti:
Arabela shkruajti:,,ku ka burra sot amon,,,,,[You must be registered and logged in to see this image.]

Ka, burra ka, dhe per kete te jesh e sigurte...



e di e di i nderuar saimiri,,,mos ma merrni krejt ashtu sic e shpreha,,,mqs jemi femra dhe meshkujt ne forum sec na pelqen dhe te gjuhemi me llafe nganjehere,,,se normale qe ka burra ,,,,dhe respektin e fitojne,,,,[You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 19 Aug 2011 - 1:39

Hahahahahha, tani po. Me pelqen gjithnje mirkuptimi juaj. Rrespekte.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Arabela Fri 19 Aug 2011 - 1:41

Saimiri shkruajti:Hahahahahha, tani po. Me pelqen gjithnje mirkuptimi juaj. Rrespekte.

rrespekte dhe per ty i nderuar,,,[You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Maksi Fri 19 Aug 2011 - 2:34

te jesh burre nuk e con taven ne furre
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Anakonda Mon 13 Feb 2012 - 18:49

Te jesh burre do te thote te kesh gjithe boten nen sundim.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te jesh burre,,,,,,,,, Empty Re: Te jesh burre,,,,,,,,,

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi