Helmim masiv qytetarësh në Shkodër, dhjetëra njerëz përfundojnë në spital
Faqja 1 e 1

Disa dhjetëra persona kanë përfunduar në spitalin e Shkodrës të helmuar, policia vendase nis hetimet për të zbardhure shkaqet e helmimit.Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja është zbardhur sonte rreth orës 20.30, kur është marrë informacion, se në spitalin Rajonal Shkodër. janë shtruar për trajtuar me ndihmë mjekësore, disa persona me shenja të dukshme helmimi nga ushqimet e konsumuara.Në urgjencën e spitalit janë shtruar 32 shtetas, të cilat aktualisht po marrin ndihmën e duhura mjekësore, raporton korrespondenti i NOA.
Për momentin, sipas deklarimeve të stafit mjekësor të spitalit, këta persona të shtruar, janë jashtë rreziku për jetën. Por dyshohet se dhe disa dhjetëra persona të tjerë nuk kanë mbërritur në spital për ndihmë mjekësore.
Me të marrë informacionin, shërbimet policore së bashku me një grup të posaçëm hetimor, kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga veprimet e para hetimore kryera rezultoi se këta shtetas mbrëmjen e datës 25.07.2011, kanë qenë të mbledhur në një dasmë tek një lokal privat, në lagjen “Liria”, të qytetit Shkodër.
Pasi ka përfunduar festa, familjarët kanë marrë me vete ushqimet e mbetura. Policia thotë se si pasojë dyshohet se konsumimi i këtyre ushqimeve, të nesërmen ka shkaktuar dhe helmimin e shtetasve të lartpërmendur.
Gjithsesi burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë NOA se po kryhen ekzaminimet e duhura mjekësore, të produkteve ushqimore të konsumuara në lokal gjatë mbrëmjes së të martës.
Mësohet se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen veprimet e duhura hetimore e proceduriale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
r.d/NOA

Similar topics
» Varr masiv ne Malin e Dajtit
» Tjetër grevist përfundon në spital
» Anjeza dhe Dreni përfundojnë klipin “Ti dhe unë”
» Frosinone, sherr masiv mes shqiptareve e rumuneve
» Kerkon eshtrat e te atit, zbulon varr masiv

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi