Kerkon eshtrat e te atit, zbulon varr masiv
Faqja 1 e 1
Kerkon eshtrat e te atit, zbulon varr masiv
Arkiv
Peliçja e te burgosurit tregonte se viktima qe ekzekutuar ne dimer. Nga dhembet dhe kafka dukej se qe ekzekutuar ne moshe te re. U gjet nen nje monopat, ku duhej te kene kaluar qindra njerez, perfshire edhe ata qe nuk u kthyen me.
Agroni, nje tregtar i vogel qe ka njezet vjet qe kerkon eshtrat e te atit te ekzekutuar nga regjimi komunist, e dinte se shume te tjere gjenden ne nentoke.
“Skeleti i dyte qe zbuluam ishte dy metra me tutje. E pastaj doli nje i trete, qe ka shume gjasa te jete rivarrosur, sepse kockat qe gjetem qene te tretura dhe te futura ne nje qese plastmasi, ku gjendeshin edhe disa sende personale, si proteza e nje ore xhepi”, thote ai ben te ditur gazeta "Shqip". “Pastaj disa qe qene varrosur ne nje vend”.
Ne tetor-nentorin e vitit 2009, Agroni germoi prane nje baze ushtarake te njohur si reparti 313 prane fshatit Linze ne Dajt, ku zbuloi mbetjet e nentembedhjete njerezve.
Shqiperia eshte vendi i fundit ne Europen Lindore qe nuk i ka hapur ende arkivat e sherbimit sekret te kohes se komunizmit. Per pasoje, te dhena te sakta mbi te burgosurit politik te vrare nga regjimi nuk jane perpiluar ende.
Shoqatat e ish te burgosurve politike besojne se 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan gjate regjimit komunist nga viti 1946 deri ne vitin 1991. Dy dekada pas renies se komunizmit, mijera familjare te te burgosurve politike te ekzekutuar si Agroni, ende po kerkojne se ku prehen te afermit e tyre.
Nje debat vijon prej shume vitesh nese duhet apo jo te hapen arkivat e sherbimeve sekrete. Nderkohe, autoritetet shteterore nuk kane bere asgje per te ndihmuar familjaret e viktimave te gjejne eshtrat e te ekzekutuarve.
Shume ish te burgosur politike dhe familjare te viktimave besojne se bashkefajesia e elites politike dhe intelektuale te diteve tona dhe ish-udheheqesise komuniste do te thote se veshtire se do te kete ndonjehere nje proces te pavarur per te hedhur drite mbi krimet e nje prej diktaturave me brutale ne bote.
Similar topics
» Varr masiv ne Malin e Dajtit
» Helmim masiv qytetarësh në Shkodër, dhjetëra njerëz përfundojnë në spital
» Tensione në ceremoninë e Leka Zogut, i biri vetëshpallet si mbret mbi varrin e të atit
» 9-vjeçari që vuan nga tumori masiv
» Frosinone, sherr masiv mes shqiptareve e rumuneve
» Helmim masiv qytetarësh në Shkodër, dhjetëra njerëz përfundojnë në spital
» Tensione në ceremoninë e Leka Zogut, i biri vetëshpallet si mbret mbi varrin e të atit
» 9-vjeçari që vuan nga tumori masiv
» Frosinone, sherr masiv mes shqiptareve e rumuneve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi