Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Skenari i Serbisë për ndarje nuk do të ndodhë kurrë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Skenari i Serbisë për ndarje nuk do të ndodhë kurrë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skenari i Serbisë për ndarje nuk do të ndodhë kurrë

Shko poshtë

Skenari i Serbisë për ndarje nuk do të ndodhë kurrë Empty Skenari i Serbisë për ndarje nuk do të ndodhë kurrë

Mesazh nga WebMaster Wed 27 Jul 2011 - 10:41

Në orët e pasdites një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga autoritetet e Beogradit kanë sulmuar pikën 1 dhe pikën 31. Këto veprime të dhunshme janë urdhëruar dhe organizuar nga strukturat më të larta nga Qeveria e Serbisë. Pas kësaj djegie qëndron Beogradi. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.Ju siguroj dhe garantoj se nuk do të ketë asnjë kompromis. Reciprociteti do të instalohet. Aktualisht në këto momente kemi vështirësi dhe ballafaqime. Nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të ketë kthim mbrapaKjo është toka jonë, vendi jonë. E drejta jonë kushtetuese dhe ligjore. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Dua t’iu drejtohem dhe t’iu bëjë apel që ta ruani qetësinë dhe të keni besim të plotë tek institucionet e Republikës dhe në KFOR-in, i cili është në mbështetje në përpjekjet tona për ruajtjen e rendit dhe qetësisë”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se nuk do të bëjmë kompromis me vandalistët, sepse jemi duke matur vandalizmin, ndërsa është zotuar se nuk do të fitojë kriminaliteti dhe vandalizmi mbi vlerat tona duke e bërë të qartë se “skenari i Serbisë për ndarjen e Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe në asnjë rrethanë”.

Sipas tij, turmat kriminale të financuara nga Beogradi po sfidojnë integritetin tonë dhe me veprimet e sotme është demaskuar definitivisht. Kryeministri ka kërkuar nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe të kenë besim te institucionet e Kosovës.

“Ata që duan incidente mos lejoni në asnjë mënyrë. Demokracia do të fitojë. E drejta është në anën tonë. Është në interesin e të gjithëve. Ju garantojmë se do ta kthejmë rendin dhe Ligjin. Keni besim në ne. Ruani qetësinë. Në asnjë rrethanë nuk do të zmbrapsemi”.

“Ky është momenti i së vërtetës për Kosovën, pas 12 vitesh. Ky është momenti i unitetit politik, qytetarë. Vendimi për kthimin e rendin nuk është aksidental. Është veprim me plan dhe do të realizohet me përpikëri. Ne punojmë për hapje të kufijve për kufi evropianë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë cenim”, ka shtuar Thaçi.

Kryeministri ka theksuar se në këto momente kemi ballafaqime dhe vështirësi, por do të kalohet, ai ka treguar se Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë duke u sulmuar nga vandalistët dhe kriminelët. /Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi