Nëna ime po trajtohet si kosovaret në burgjet e Serbisë
2 posters
Faqja 1 e 1
Nëna ime po trajtohet si kosovaret në burgjet e Serbisë
E bija e ish kryeministres së Ukrainës Eugenia Timoshenko ka bërë një
reagim sa i përket trajnimit të nënës së saj. Ajo madje trajtimin e
nënës së saj Yulia e ka krahasuar me trajtimin e të burgosurve të
Kosovës në burgjet Serbe.
“Nëna ime po trajtohet keq, sikur dikur
kosovarët në burgjet serbe. Bota, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i
thonë stop regjimeve diktatoriale, siç pati sukses në Kosovë”, ka thënë
Eugenia Timoshenko për agjencinë Presheva Jonë.
Timoshenko ka akuzuar pushtetin e tanishëm në Ukrainë, duke e quajtur regjim diktatorial.
“Sot
në Ukrainë nuk kemi të bëjmë me një qeveri normale, por me një regjim
diktatorial, bandë politike që po kërcënon vendin tonë nga një pro rus
Junakoviç. Viktimë e kësaj politike represive sot në Ukrainë nuk është
vetëm një person, vetëm nëna ime, por këtu kemi diskriminim, presion mbi
një kolektiv të gjerë shoqëror, mbi mediat dhe çdo gjë që është
demokratike. Junakoviç është pasardhës i politikes antidemokratike, e
ish-presidentit komunist Kouchman” ka thënë Eugenia Timoshenko.
Ajo po ashtu ka falënderuar Sali Berishën dhe gjithë shqiptarët që angazhohen në lirimin e nënës së saj nga burgu.
“Falënderoj
nga zemra Sali Berishën, shqiptarët dhe gjithë ndërkombëtarët që
angazhohen në lirimin e nënës sime nga burgu, sepse njeriu ka një jetë
dhe një nënë dhe jo dy jetëra e as dy nëna. Unë edhe sikur t’mos isha e
bija e Yulisë, ngjashëm do të vraporja për lirimin e çdo gruaje e
akuzuar, dënuar, burgosur padrejtësisht sepse çdo grua është nënë e
dikujt” ka thënë ajo.
Re: Nëna ime po trajtohet si kosovaret në burgjet e Serbisë
"Sa mbohet qefi provojini edhe ju vujtjet qe kan provuar kosovaret ather flisni"
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Mbipopullimi, Greqia do lirojë qindra të dënuar nga burgjet
» Këshilli i të Drejtave të Njeriut: Në burgjet sekrete, tortura e diskriminim
» Kosovarët do ta lëshonin vendin për 24 orë?!
» Kosovarët kremtojnë në rrugë
» Kosovarët më të lumtur se shqiptarët
» Këshilli i të Drejtave të Njeriut: Në burgjet sekrete, tortura e diskriminim
» Kosovarët do ta lëshonin vendin për 24 orë?!
» Kosovarët kremtojnë në rrugë
» Kosovarët më të lumtur se shqiptarët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi