Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veçori stilistike të poezisë së Pjetër Budit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veçori stilistike të poezisë së Pjetër Budit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veçori stilistike të poezisë së Pjetër Budit.

Shko poshtë

Veçori stilistike të poezisë së Pjetër Budit. Empty Veçori stilistike të poezisë së Pjetër Budit.

Mesazh nga WebMaster Sun 31 Jul 2011 - 9:13

Nga Zimo Krutaj

Një qasje drejt veçorive stilistike të poezisë së Pjetër Budit, ka vlerën e një afrimi me tekstet e skribëve të lashtë: aq sa zanafillore edhe e gjithëkohshme ngjan të jetë gjuha poetike e tij. Pavarësisht diskutimit, që vijon edhe sot e gjithë ditën, se sa nga 23 poezitë, ose mbi 3000 vargjet e Budit janë krijime origjinale, sa janë përkthime të lira, apo të përshtatura e sa “ripërkitje stilistike” (Selman Riza), tashmë pothuaj të gjithë studiuesit më në zë janë të një mendjeje për prurjet e (pa)çmuara poetike të këtij autori. Sido që nuk kemi ende një histori zyrtare të re të letërsisë shqipe, ku kjo të thuhet shkoqur e të mos shënohet më për Buzukun, Budin, Bardhin e Bogdanin se “veprat e tyre kanë një karakter thjesht fetar didaskalik”. Një trajtim të ndryshëm për këtë argument parashtron “Historia e letërsisë shqiptare” e Robert Elsit, ku, me gjithë vlerësimet “për stilin dhe talentin e konsiderueshëm” të Budit, i mëshohet idesë se poezia e tij “nuk është origjinale”. Ndërkohë, në studimet e Eqrem Çabejt, Selman Rizës, Gunar Svanës, Rexhep Ismajlit, Sabri Hamitit, Behar Gjokës, etj, të cilat rrokin një hark kohor gati dyzetvjeçar, trashëgimia poetike e Budit shqyrtohet e analizohet mirëfilli si e tillë, si vepër poetike. Kjo kahje e studimeve që kanë sjellë përfundime të argumentuara e bindëse, dëshmon se ka ardhur koha për t’i dhënë Budit vendin që i takon jo vetëm në fillimet e shkrimit shqip, po edhe në zanafillë të letërsisë shqiptare.

Poezia e gjuhës

Pasuria e vlerat gjuhësore autentike të veprës së Budit janë vënë në dukje prej kohësh. Po ashtu, vlerësimet e para për artin e tij poetik kanë ardhur, në të shumtën e herës, prej gjuhëtarëve tanë të shquar, më rrallë e më vonë nga studiuesit, kritikët e historianët e letërsisë sonë. Mbase për shkaqe të njohura, le t’i quajmë objektive, të paktën deri në fillim të viteve nëntëdhjetë e, për këtë arsye, s’është e nevojshme të ndalemi këtu. Në veprat e autorëve të sipërpërmendur, drejtpërdrejt ose tërthorazi, hasim parashtrime, shembuj, argumente të pakundërshtueshme që pohojnë te krijimtaria e Budit një stil të mëvetësishëm poetik, edhe pse në një shfaqje e nivel jo aq të përkryer. Besojmë se këtu e ka fjalën Prof. Çabej kur flet për “frymëzim mesatar” në disa vjersha të Budit, por pa harruar të theksojë edhe ato “pjesë ku vezullon një shkëndijë poetike e vërtetë.” Më tej, gjuhëtari e studiuesi Selman Riza, pasi ka pohuar pa mëdyshje Budin si “të parin poet shqiptar”, thekson se “tërë ciklin e karakterizon përshtatshmëria e mjeteve të shprehjes dhe qëndrueshmëria e nivelit artistik.” Më anë tjetër, studiuesi Rexhep Ismajli i mëshon idesë se për Budin, “për origjinalitetin e tij, rëndësi të veçantë ka pikërisht qëndrimi i tij ndaj çështjes, stili – ku manifestohet vetja e tij, mbi të gjitha gjuha e pasur, e rrjedhshme dhe autentike.”
Pikërisht këtë gjuhë, të qartë, të thjeshtë e njëherësh të figurshme, mbështetur fort në gjuhën e gjallë popullore që Budi duket se e njihte dhe e zotëronte më së miri, (në këtë pikë studiuesit janë të një mëndjeje, shih Çabej, Riza, Svane, Ismajli) duhet ta shohim si veçorinë më të rëndësishme stilistike të poezisë së tij. Pasi nuk është e mjaftë të flitet vetëm për prurje sasiore, as pse Budit i takon me të drejtë merita e poetit, ngaqë është pionieri i parë i vjershërimit shqip. Ky është vetëm fillimi i vlerësimit për artin e këtij poeti, i cili, jo rrallë, na befason me artin e vet, me madhështinë e ideve, natyrshmërinë e figuracionit, me gjuhën e tij mirëfilli poetike. Kjo gjuhë dallohet, në radhë të parë, për harmoninë e fuqinë e saj shprehëse, për aftësinë për t’u përballur me tema të mëdha të historisë biblike, për autenticitetin e pakontestueshëm, për qashtërsinë e rrjedhshmërinë e ligjërimit, për plasticitetin e figurave stilistike – letrare dhe për gjetjet origjinale të autorit. Të gjitha këto tipare stilistike të kësaj poezie bëhen më të prekshme, më shprehëse e më funksionale pasi janë sendërtuar e strukturuar me metrin e qëndrueshëm të vargut të tij, tetërrokëshit, të mirënjohur si vargu më përfaqësues i poezisë popullore shqiptare, si dhe për ritmet, theksat e rimat e alternuara, që i bëjnë të tingëllojnë si pjesë muzikore, si këngë apo himne. Pa pretenduar t’i shqyrtojmë shterueshëm të gjitha këto veçori le të shohim disa syresh, kryesisht përmes shembujve që vetiu janë domethënës për shumëkënd. Na duket më e udhës që këtë shqyrtim ta bëjmë, jo aq përmes kodifikimit e terminologjisë së ngrirë, sesa përmes përjetimit, asociacioneve, përfytyrimit, gjendjeve emotive dhe, pse jo, edhe admirimit që zgjon poezia e Budit.

Shprehjet popullore si tharm stilistik

Në këtë hulli, një argument më shumë, po jo më pak i rëndësishëm, në dobi të vlerësimit të gjuhës popullore si veçori e krijimtarisë së këtij autori është përdorimi i shpeshtë i frazeologjive e shprehjeve të figurshme popullore. (Svana: “Gjuha e Budit është e ngulitur thellë në të folurit popullor”). Të tilla njësi e shprehje, më së paku prej Budit e këndej, janë ngulitur, gjallojnë e lëvrohen në shqipen e folur dhe në shqipen e shkruar. Të tilla janë, në poezitë e Budit, shprehjet që herë zënë dy vargje të plota: “Posi bari e si gjethja /dhenë tue mbuluom”, “Puna mos të voftë mbarë / posi zemëra të dashtë”, “Të verbënet u dhe sy / të vdekurit i ngjalle”, “Zemëra juaj si dru / asht thamë e përthamë”, herë zënë hapësirën e një vargu: “E ndë gjak të ti u la”, “Faqeja iu verdh si ftua”, , “Gjithë ndë lot ne u lam’ “, “Thoshnje se u ra pikë”, “Sa zemëra të than”, “Dritë sytë s’i bajnë”, “Ma i amblë se nji huo”, “Keq në zemërë pëlcisnë”, “Posi mendja u kujtoij”, “Gjuha ndë gojë iu tha”, “Tu pamë mortnë në sy”, “Fara mos të mbiftë nd’arë”, “Senxhirit ke qemë ram”, “Ku ta sos, o ku ta za”. Në disa poezi të këtij autori, shprehje të tilla gjenden brenda vargut si “shtiu leqtë”, “zanë fill”, “plang e shtëpi”, “ndë të zi”,”pive gjaknë”, “këmbë e duar”, “buza u pëlcit” e të tjera. Vërejmë se trajtat e sotme të këtyre njësive e shprehjeve frazeologjike, në mos qofshin të njëjtat, janë shumë të përafërta me ato të Budit. Le të sjellim veç një shembull nga poezia popullore, me pyetjen retorike, njëherësh edhe klishè hapjeje dhe mbylljeje këngësh: “Ku ta nis e ku ta lë / ku ta sos e ku ta zë!” Kushdo mund ta bëjë lehtësisht krahasimin me vargun e Budit, të cituar më sipër. Pa pikë dyshimi ato nuk janë qëllim në vetvete, por të vendosura organikisht në poezi të ndryshme, madje të përsëritura shpesh duke u bërë kështu pjesë e qenësishme e lëndës poetike, e tharmit stilistik të Budit.
Për këtë stil është shkruar e folur me të drejtë për fjalor disi të rrudhur, për proliksitet e “shpërdorim të rimave foljore” (Riza). Përtej këtij pohimi duhet të shohim edhe qëllimin sa të lartë e fisnik, aq edhe të mundimshëm të Budit, ashtu siç e shkruan vetë ai me “kaqe hir”: “Sqip të mundem me rrëfyem / ndonjë kankë të re”. Edhe kur shkruan poema të vërteta me karakter rrëfimtar, (temat biblike), me elementë epiko-lirikë, edhe kur shkruan vjersha më të shkurtra, lavde apo himne, poeti ynë i quan këngë. Pa përcaktuar ku nis vetëdija krijuese e ku zë fill vetvetishmëria artistike, pjesa më e madhe e këtyre krijimeve, me tematikën, përthyerjen e motiveve biblike e fetare, evokimin e virtyteve të njohura të bashkëkombasve (bujari, trimëri, dije, urti) dëshmon, nga njëra anë për qëllimet (e qëndrimet) atdhetare të Budit, nga ana tjetër edhe për një përcjellje të përmbajtjes me një veshje stilistike të njëmendtë, me një harmoni të paqtë e muzikalitet poetik kumbues.

“Me t’ambla fialë si mialti”

Mjetet kryesore stilistike që përdor poeti për harmoninë e shprehjes poetike janë aliteracioni dhe përsëritja, kjo e fundit me të njëjtat gjedhe si në tetërrokëshin popullor. (Përsëritje brenda vargut, në fillim të vargjeve, gjatë gjithë strofës katërvagëshe, si dhe e mbartur në strofën pasuese.) “Ndë mal e ndë shkretëti”, “Pa mëkat, pa majshtri”, “Ndo plak, ndo i ri”, “Gjithë qielltë i ndriti,/ gjithë shekulli shkëlqeu”,”Disa tuo ngushëlluam / disa bijnë grusht veti”, etj. Sa i takon aliteracionit do të thoshim pa mëdyshje se është ndër mjetet stilistike dukshëm më i arrirë e më me peshë në poezinë e Budit. Kumbimi i tingujve nistorë në fillim të fjalëve e të vargjeve, (kryesisht bashkëtinglloret m, n, l, v, s, dhe zanoret a, o, u) por edhe në trup të fjalëve, tok me theksat ritmikë, i bën vargjet të tingëllojnë si fraza muzikore harmonike. Në një strofë të vetme ku zotëron ideja e çartjes gjuhësore të njerëzimit (Kulla e Babelit), që ka për pasojë të parë mungesën e komunikimit, gjejmë plot shtatë herë tingullin “s” si pjesëz mohore, në fillim të fjalës, në trup të saj, në një përsëritje rishtaz mohore dhe në tingullin sh. Ja strofa në fjalë: “Sa fialëtë që flisnë / njani - tjetrin s’dëgjojnë / As dinë kur thërrisni / As dinë qish ligjërojnë.” Për të argumentuar se nuk është kurrsesi një rast i veçuar, por një dukuri stilistike, po sjellim shembuj të tjerë aliteracionesh, në poezi të ndryshme: “Posi pemëtë në prill”, “Vini veshët e dëgjoni”, “Farën e fisnë ua n’çtove”, “Si përsipër i thashë / e përfundit përsëri”, “Me t’ambla fialë si mialti”, “Këtë mortsë m’se e more”, “Vonëtë rreth vorrit ti”, “Muorë me e shumuom” “Me një të madhe mëni”, “Shtrembërë tue shukuom”, “Me gozhdë tu e gozhduem”, “Shekullinë e shelbove”, “Lavdinë ta lavduon”, “Me të p(ë)runjtë e pru”, “Lotë tue lëshuom”, “ Lakëmia nuk e lij” , “N’dorë n’coje me ngjënuom”.

“Qiella” e fjalës poetike

Veçori e stilit të vjershërimit të Budit është edhe krijimi i tablove poetike me dy mënyra: me denduri figurash stilistike, krahasime, epitete, antiteza, simbole, personifikime metafora dhe tablo a portrete pa kurrfarë mjeti stilistik, përveç elementëve fillestarë të vjershërimit. Ja një shembull (strofë) ku “gëlojnë” figurat stilistike: “Me dhambëtë kërrabullorë”/Si drapërë ndo si limë/gjithë me fushqinat ndorë/sytë plot shkrepëtimë”, përballë një tjetër strofe pa asnjë figurë stilistike, me fjalë krejt të zakonshme, por që nuk bie më poshtë së parës për nga verbi artistik, tabloja poetike që krijon, emocioni e kumti estetik që përcjell: “Të citë mirë e njifnë / Me sy tuo e shikuom/E me dorë e përkisnë / me ta tuo ligjëruom”. Më tej, si “një detaj poetik universal”(Gjoka) e njëjta fjalë përdoret nga poeti në trajta të ndryshme, më së pari për shkaqe gjuhësore, gramatikore, por edhe për nuanca të holla kuptimore e qëllime stilistike. Tipike për këtë duket se është fjala “qiell”. Në poezinë e Budit këtë fjalë e gjejmë në kuptimin e saj të parë, në kuptime të tjera të figurshme, në shprehje metaforike, si krahasim, personifikim e figura të tjera. Kështu kemi “ndë qiell”, “n’qiellshit”, “qiellshit”,”qielltë”, “n’qiell”, “mbë qiellt”, “qiella” etj. Për t’u bindur se këta shembuj nuk janë thjesht trajta rasore të emrit “qiell”, po i drejtohemi një figure rrëzëllitëse, personifikim e metaforë njëherësh, që sjell të gjallë tmerrin e përmasën universale të skenës së vëllavrasjes së parë: “Gjithë qiellja e pa”, e prapë, e përsëritur me një ndryshim, veç në dukje, të vogël: “Gjithë qiellja të pa!” Më rrallë, por jo me më pak vlera shprehëse, hasim në përdorimin e habitores (kuptimisht), të dëshirores e urdhërores së shqipes si mjete mirëfilli stilistike: “Qish bane, qeni i zi”, “ Qoftë kthye ndë të zi”, “Qi më dhe kaqe hir”, “Qofsh gjithë mallëkuom!”, “Posi zemëra të dashtë,”, “O Zoti im fort i nalti sa je i duruom”, “Ktheu e shuko në sy”, “Gjithmonë qofsh detuor”, “N’dore merrni e këndoni”etj.
Vlerat poetike e letrare, gjuha e veçoritë stilistike që vetëm sa u cekën në këtë trajtesë, na kujtojnë se pohimi plot gojën i Selman Rizës, që e quan Budin “zanafillës nivellartë i letërsisë shqipe”, duhet të jetë njëherësh edhe shtysë e detyrim për studime më të thelluara të artit të poetit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi