Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DARDANË-rubrika ime e poezisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DARDANË-rubrika ime e poezisë

Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:47

SHABAN CAKOLLI

DARDANË
Diteve me diell
Neteve me hene
nga nje lot ne bebez
Per mallin tend.

Per ujin e gurrave
te Dardanes
me te embel
se gjiri i nenes.

Te dua Toke Dardane
Ç´me vyan jeta
pa pranine tende?
Prane teje te prehem
nder varre
me mbane shpresa
Per Ringjalleje.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:51

KËNGË NË DARDANË
(Metush Krasniqit)
Në Dajkofc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë.

Këndon bilbili
majë lisi
për një legjendë
që lindi fisi.

Këndojnë në kor
shkëmbi e lumi
duke rënë nëpër fushë
për Shqiponjën e Krasniqes
në qiellin e kuq të Kosovës.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:52

VIZIONARIT
(Ibrahim Rugovës)
Jeta
hije e vogël
Për ëndrren tonë
të madhe.
Mbyll një portë
hap një dritare
për tëdal
në një moshë tjetër.
ERDHI DITA
T´´mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
Në mungesën tënde.
Dita e dhembjes së madhe
N´shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti,
me një fanar ardhmërie
në dorë.
Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të bleruar
në pemën e jetës.
AI iku
Po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:52

MESAZH
Pini ujë të freskët
në krojet e Lirisë
Asnjëherë moslini pas dore
Vitete Rinisë.

Mos lakmoni dyer te fatit
Metropoleve të mëdha
Ato për ne nuk janë fate
po sjellin hata!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:53

SA TË DUA KOSOVË
Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha Shqiponjë
në çerdhe tjetër s´ishahy.

Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre,isha përplasur
shpirtin tim për të ushqyar.

Foleja ime,larg mendje mos me qit
ne çerdhen tënde,mungon zogu yt
Nuk të harroi,po të përbehem
më ndriço shtegun,që të mund
të kthehem.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:53

DARDANIA
Trupin në valë
emrin në flakë
Dardania plakë.

Në valë-nuk mbytet
në flakë-nuk kallet
jeton-nuk ndalet.

Në gjak-ujitur
plagosur në zemër
prapë jeton-ka emër.

Erdhi nëpër furtunë
trupin-flori
emrin-Liri.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:54

NDARJA

Grumbuj kujtimesh
rrjedhin nëpër mote
prej zemrës time
deri te zemra jote.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:54

DHËMBJE
Zemrat mbeten padashuri
tokat prehen në thatësi.

Plot bar të egër
arat janë mbushur
Pleqtë kujtojnë me mall kohën e shkuar

Fëmijët humbin shtatin
duke pritur atin të takojnë.

Pullazet e vjetra
më nuk e mbajnë pikën
Trojet pa zot
bëjnë jetën bashkë me frikën.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:57

PËRSE MË IKE?
Më ike
o mike,
në mëngjezin e vjeshtës
më le në hirin e mallit
të ruaj
atë gacë të fshehur
të dashurisë.

Mbeta në udhëkryq
të dashurisë
me sy kah qielli
duke pritur
pikat e lotëve të tu
që do të i sjellin
retë e kësaj vjeshte.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:58

KA KOHË
Ka kohë
që jam duke u ngjitur
Lugut të Blertë
të Gërmisë.

Ka kohë që ujë pi
në krojet e fëminisë.

Ka kohë
që më janë ngatërruar kohët
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron
Ëndrra.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 3:58

RASAT E MËRGIMTARIT
Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 4:04

ELDORADO

Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
ne bebëz
ku bënë vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.

Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado është

ëndrra jonë shekullore.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 4:07

NË PREKAZ
ZË FILL LIRIA

Kosovë zemra e Dardanisë
shumë pushtues tú janë vardisë
saherë ata janë dalldisë
grusht të rëndë kanë marrë n´Drenicë

Edhe tash-një shekull pas
iu bë varri në Prekaz
në Prekaz u mund robëria
në Prekaz zë fill Liria
Jasharajt matën trimërinë
pa pushtues e bënë Shqipërinë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 4:08

ME BISHT NDËR KËMBË

Rrjedh gjak
te trungu plak.

Me gjarpërin kemi punë
në këtë furtunë.

Këto bjeshkë,këto male
mbajnë një emër:fitimtare.

Nuk duruan
s´durojnë
as malet
as fusha

Me bisht ndër këmbë
iku bushtra.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 4 Feb 2009 - 4:08

SHQIPONJA
DO TË FLUTUROJË E LIRË

Një zë thotë
e ke kot.

Ta bëjmë me dije
nata jonë s është´pa yje.

Pa Shqiponja
s´janë këto pyje.

Po shkëlqen një rreze e mirë
Shqiponja do të fluturojë e lirë.

shaban
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DARDANË-rubrika ime e poezisë Empty Re: DARDANË-rubrika ime e poezisë

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi