Poezisë! / Nga Agron Shele
Faqja 1 e 1
Poezisë! / Nga Agron Shele
Poezi nga Agron Shele
Poezisë!
Shumë rendin të kapen pas teje
o e magjishmja poezi
dhe shumë të tjerë humbasin vargëzimesh
pas etudesh dhe rimash simfoni.
Shumë...,
e më shumë humbasin psaltit tënd
drithërohen klithmave zjarr
shpërthejnë vullkanet e shpirtit trazim
dhe dergjen pikave, lot- meditim.
....dhe unë rend sot pas teje
valëzimesh dallgë të muzës perëndim
kapem pas ankthit të yjeve pasthirrmë
dhe agut që jetën e shndrin.
... dhe fjalës së shenjtë që ujvarat zgjon
stërkalash ngritur ajrit shkumëzim
O Zot ! Falma hyjninë e madhështisë
që ëndrrat e harbuara të prekin lart hyjnitë.
Të derdhem fjalët e pashtershme të poetit
mbi honet e magmës përvëlim
të zbardhë terret e jetës njerëzore
jetës, plang e angshtim.
Shumë rendin të kapen pas teje
o e magjishmja poezi
çmenden rrugëtimës së fjalës më të shenjtë
rrugëtimës për tu ngjitur gjer tek "ty"
Poezisë!
Shumë rendin të kapen pas teje
o e magjishmja poezi
dhe shumë të tjerë humbasin vargëzimesh
pas etudesh dhe rimash simfoni.
Shumë...,
e më shumë humbasin psaltit tënd
drithërohen klithmave zjarr
shpërthejnë vullkanet e shpirtit trazim
dhe dergjen pikave, lot- meditim.
....dhe unë rend sot pas teje
valëzimesh dallgë të muzës perëndim
kapem pas ankthit të yjeve pasthirrmë
dhe agut që jetën e shndrin.
... dhe fjalës së shenjtë që ujvarat zgjon
stërkalash ngritur ajrit shkumëzim
O Zot ! Falma hyjninë e madhështisë
që ëndrrat e harbuara të prekin lart hyjnitë.
Të derdhem fjalët e pashtershme të poetit
mbi honet e magmës përvëlim
të zbardhë terret e jetës njerëzore
jetës, plang e angshtim.
Shumë rendin të kapen pas teje
o e magjishmja poezi
çmenden rrugëtimës së fjalës më të shenjtë
rrugëtimës për tu ngjitur gjer tek "ty"
Similar topics
» Vjeshtë në Tiranë / Nga Agron Shele
» Mëkati dashurisë ( motiv persian) / Nga Agron Shele
» DARDANË-rubrika ime e poezisë
» NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT
» Nje veshtrim tjeter i poezise shqipe
» Mëkati dashurisë ( motiv persian) / Nga Agron Shele
» DARDANË-rubrika ime e poezisë
» NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT
» Nje veshtrim tjeter i poezise shqipe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi