Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa teste dashurie ....  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa teste dashurie ....  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa teste dashurie ....

2 posters

Shko poshtë

Disa teste dashurie ....  Empty Disa teste dashurie ....

Mesazh nga WebMaster Thu 18 Aug 2011 - 4:34

SHIKIMI I JUAJ MBI DASHURINË
Asnjë njeri në këtë planet njëjtë nuk e përjeton njëjtë dashurinë. Disa ëndërrojnë dhe vetëm ëndërrojnë. Të tjerët e dijnë se deri sa largë mund të shkojnë. Përveq këltyre ka edhe fatalista, për të cilët jeta dhe dashuria është aventurë e bukur. Cilës kategori i takoni ju? Në përpjekje për të gjetur përgjigjen në këtë pyetje, filloni me këtë test…

1) Ëndërroni se dashuria e juaj është:
a) intrigante dhe senzuale
b) të rrezikshme dhe pasionuese
c) romantike dhe të qëndrueshme

2) Te personat e gjinisë së kundërt, e para që e vëreni është:
a) bukuria
b) siguria
c) sharmi

3) Takoheni me dike që din të komentoj fatin në letra. Si do të veproni?
a) i lejoni t`jua komentoj fatin tuaj në letra
b) jeni të bindur se është sharlatan
c) nuk i lejoni t’ju shikoj fatin në letra

4) Nga partneri pritni t’jua pushtoj zemrën me:
a) seks
b) gjëra praktike
c) ëndërra për dashuri të përjetshme

5) Do të dëshironit që takimin e parë ta përfundoni:
a) me puthje të zjarrtë
b) vetëm duke biseduar
c) në kinema

6) Ardhmëria është:
a) e paparashikueshme
b) më e mire se e tashmja
c) me riziqe

7) Nuk e duroni:
a) budallakinë
b) agresivitetin
c) të folurit e kotë

Do të dëshironit të ishit:
a) romantik
b) misterioz
c) ngazëllyes-e

9) Ngjyra që ju më së shumti e adhuroni është:
a) e verdha
b) e kuqe
c) e kaltër e çeltë

10) kur i mbyllni sytë mendoni në:
a) punën tuaj
b) partnerin
c) në një shkretirë të vetmuar

TABELA E REZULTATEVE

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
a) 3 1 1 3 1 2 2 1 3 3 b) 2 2 2 2 2 1 1 2 2 2
c) 1 3 3 1 3 3 3 3 1 1

Prej 10-16 pikë:

Ëndërrimtar. Të ëndërruarit për ju është dçka pa të cilën nuk mund të jetoni. Jeni tejet romantic dhe shpesh mbylleni në botën tuaj fantastike. Idetë mbi dashurinë janë shumë large realitetit, dhe e gjithë kjo për arsye se i frikoheni se dashuria juaj nuk do të ket sukses. Kur mendoni për personin e caktuar, e idealizoni atë dhe gjithçka që shihni para syve është në frymën e ndjenjave. Lehtë bëheni rob i ndjenjave duke pritur dashurinë e përhershme. Por koha e përrallave, tashmë e sa kohë ka kaluar!

Prej 17-23 pikë:

Fatalist. Sipas jush dashuria nuk është e përbërë nga idetë e mëdha, por vetëm nga emocionet. Ato ju shpiejnë nëpër jetë, ju udhëzojnë dhe ju japin kënaqësi. Jeta është aventurë e bukur dhe gjithnjë nga ajo merrni anët positive të saj. Ju mire e dini se përmbushja e dëshirave nuk varet vetëm nga ju, por edhe nga rrethanat, takimet dhe fati. Prandaj me shumë durim pritni dashurinë e jetës suaj. Keni mjaftë aftësi dhe imagjinatë për t’i nxitur ëndërrat tuaja.

Prej 24-30 pikë:

Realist. Keni aftësi të analizoni, të kuptoni shumçka dhe të dini se ku i keni kufijtë. Kjo ju bënë person realist. Gjithnjë kacafyteni me probleme, ndërsa ëndrrat ju shërbejnë të i përmbushni disa dëshira të vogla. Për ju dashuria është shumë e rëndësishme, por që ajo është vetëm një pjesë e jetës. Problemet i zgjidhni pa pritje të mëdha. Ju jetoni në të tashmen. Ëndrrat tuaja mund të plotësohen, ngase nuk ëndërroni asnjëherë për personat e paarritshme.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa teste dashurie ....  Empty Re: Disa teste dashurie ....

Mesazh nga WebMaster Thu 18 Aug 2011 - 4:35

TEST PËR NJOHURITË TUAJA

Vlerësimin mund ta bëni me poena, prej 0 - 5

1. Kur jeni në bibliotekë, kërkoni libra...

a) që shpjegojnë se si arrihet suksesi, në jetë / 5
b) ato që ua preferojnë të tjerët / 2
c) interesante dhe jo të rendomta / 3

2. Shakanë e pranoni si:

a) argëtuese dhe zbavitëse / 5 ,
b) tallëse / 1 ,
c) si diç fare të zakonshme / 2

3. Kur dikush qesh në llogarinë tuaj, ju:

a) zemrohëni tepër / 0
b) ia ktheni me të njejtën masë / 1 ,
c) qetas ia bëni me dije se nuk është i nivelit tuaj / 5 ,
d) tregoheni indiferent / 0

4. Çka preferoni në shoqërinë tuaj:

a) besnikrinë / 3,
b) Intelektin / 4 ,
c) dinakërinë / 1 ,
d) bukurinë / 3
e) sinqeritetin, kur e dini se edhe të tjerët janë të tillë! / 5

5. Gjatë një bisede shoqërore flitet për kibernetikën, ju:

a) vazhdoni me kureshtje të dëgjoni / 2
b) reagoni, ç’është ajo?!. dhe inkuadroheni në bisedë / 3
c) shtireni, sikur e dini se për çka bëhet fjalë, dhe lejoni që biseda të vazhdon më tej / 0
d) nuk ju intereson, ngase është diç e re për ju / 1
e) nuk ndërmerrni asgjë, ngase e dini përçka bëhet fjalë (Për ..........................................) / 4

6. Teologjia, është shkenca mbi:

a) Gjithësinë / 0 ,
b) Planktonet Oqeanike / 0 ,
c) Kiminë Organike / 0 ,
d) Studimin e fesë (konfesionit) / 5 ,
e) Yjet dhe galaksinë / 0

7. Dashurinë e parashikoni si të:

a) nevojshme / 3
b) përditëshme / 2
c) përjetshme / 4

8. Dashuria të bën të:

a) lumtur dhe krenar-e / 3
b) temperament-e dhe pakëz gjeloz-e / 1
c) krenar-e dhe të luhatshme-ëm / 1
d) optimist-e / 2
e) pesimist-e dhe nazeplot / 0 ,
f) forcon imunitetin, por edhe urrejtjen! / 2

9. Me të dashuren- in preferoni:

a) erotikën dhe miklimin / 4
b) elegancën / 3
c) indiferencën / 0
d) të kaluaren / 0
e) ardhmërinë / 4
f) shetinë buzë liqenit / 2

10. Pushimin veror do dëshironit ta kaloni në:

a) Hotel luksoz / 2
b) Vilë të huazuar / 2
c) Floridë / 3
d) Hong Kong / 2
e) Ujëdhesat e Kanarineve / 3

11. Pasuria materiale është:

a) e nevojshme, për një jetë të lumtur / 3
b) rezultat i punës sime / 2
c) s’është mbi të gjitha, por jetën e bën më të këndshme dhe më të lumtur / 4

12. Puna:

a) të relakson / 2
b) të bën të pamvarur dhe të lumtur në jetë / 5
c) të lodhë / 2

13. Bashkëshortësia është:

a) ajo, që unë e ëndërroi / 1
b) institucion kompleks, që ndërtohet me dashuri, mirëkuptim dhe respekt të qiftit, ndaj njëri tjetrit / 5
c) sinonim, për të martuarit / 0


14. Jeta seksuale në bashkëshortësi:

a) është sadizëm / 0
b) nese është e bujshme, forcon besnikërinë, por jo edhe ndaj flirtit / 0
c) është komponent i rëndësishëm për dashurinë, ruajtjen, forcimin dhe kompletimin e saj / 5
d) kënaq, njerëzit me prirje (epshe) nimfomane / 1

15. Sëmundjet venerike, perhapen kryesisht- përmes:

a) Shiringave jo sterile / 0
b) Mushkajave / 0
c) aktit seksual / 5

16. SIDA (AIDS) është sëmundje e pashërueshme (vrasëse), nëse:

a) personi, infektohet me virusin e sidës (HIV- virusin) / 5
b) bartet me qëllim prej mashkullit, ke femra, dhe anasjelltas (dënohet sipas ligjit) / 5
c) bartet nga femra- mashkulli nëse nuk përdorin prezervativët / 5
d) bartet përmes shiringave jo të sterilizuara / 5
e) nuk bartet përmes këtyre që u cekën më lart! / 0
f) bartet përmes transfuzionit të gjakut (plasmës) së infektuar me HIV-virus / 5

17. Narkomania është:

a) mvarësia ndaj, narkotikve (drogës) / 5 ,
b) dëshirë, ireale / 1
c) ndjenja e vetkënaqësisë, pas përdorimit të Ekstasy / 2
d) pasojë e aplikimit të gabuar, të Tam-Tamit Afrikan / 0

Rezultati:

Deri në 11 poena - njohuri të pamjaftueshme
Deri në 21 poena - njohurit duhet thelluar, lexoni më tepër
Deri në 35 poena - njohuri solide
Mbi 50 poena - Ju lumtë, ju keni njohuri të gjithanshme

P.S. Për të gjithë: Nëse Pyetjet Nr. 15, 16 , 17 nuk jeni të sigurt se si të përgjigjeni, gjithsesi kërkoni literaturë adekuate, në mënyrë që të jeni të informuar për jetën seksuale, dhe pasojat nëse nuk mbrohemi me kohë nga sëmundjet, që mund të barten përmes aktit seksual!!!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa teste dashurie ....  Empty Re: Disa teste dashurie ....

Mesazh nga WebMaster Thu 18 Aug 2011 - 4:35

SA JENI NJERI ROMANTIK-Psikotesti

Përgjigjuni me sinqeritet mundësisë që më së shumti ju përshtatet sitatës tuaj dhe lexoni prognozën, pasi t`i mbledhni pikët në tabelë. Ju dëshirojmë argëtim të këndshëm.

1. Partneri Ju ftonë në darkë. Më shumë do të ju pëlqente atmosfera:
a) - shtëpiake në banesë të partnerit
b) - restoranti me specialitete të mrekullueshme
c) - Darka me qirinjë e muzikë të lehtë e të qetë

2. Mikut tuaj i bleni dhuratë për ditëlindje. Do të zgjedhni:
a) - dhuratën që do ta përkujtoj përjetë në ju.
b) - atë që dini se i nevoitet.
c) - dhuratën që besoni se do t`i pëlqej.

3. Për të parën herë delni në takim me personin që ju tërhjek. Do të zgjedhni:
a) - kinemanë për ta shiquar ndonjë film dashurie apo ndoshta ndonjë dramë.
b) - shëtinë pranë lumit nëpër natë me hënë.
c) - shkuarje në restaurant ose në disko.

4. Miku ua tregon në besim se frikohet se do ta braktis partneri. Ju veproni:
a) - i thuani se nëse kështu ndodhë, nuk e vleni një partner të tillë.
b) - i tregoni mënyrat se si mund ta mbaj partnerin dhe e këshilloni që haptas të bisedoj me të.

5. Për pritje të viti të ri, më me dëshirë do të zgjedhnit:
a) - ambientin malor përplotë borë pran dritës së kaminit dhe shoqërisë së hareshme.
b) - atmosferën shtëpiake me disa miq të zgjedhur.
c) - restorantin luksoz me muzikë të këndshme.

6. Në mendimin se si do të ishte që me partnerin e zgjedhur nga ju të kaloni një kohë në një ishull të shkretë (vetëm ju të dy), Ju bie ndër mend:
a) - krahas natyrës së bukur, nuk do të ishte dhe aq keq ndoshta.
b) - do të ishte ndoshta interesante e romantike.
c) - ndoshta do të ishte jokomforte dhe madje e rrezikshme një gjë e tillë.

7. Më së shumti adhuroni të shikoni.
a) - filmat aksion apo luftarak
b) - dramat apo komeditë
c) - melodramat apo filmat me tema dashurie.

8. Krevati i ëndërrave tuaja është:
a) - përplotë jastuke të vogla të buta nga mëndafshi me baldakin
b) - i hapët, i përshtatshëm me vija të drejta
c) - masiv, stilik me savat

9. Sikur të mundeshit që të udhëtonit nëpër kohë, do të zgjedhni kohën:
a) - periudhën kur tashmë keni jetuar të lumtur
b) - romantike të kalorsëve dhe damave të pallateve.
c) - ardhmërinë më të bukur.

10. Sikur të krijonit ju kreacione për modën e femrës do të bënit:
a) - tesha të thjeshta, të përshtatshme dhe sportive.
b) - robe elegante nga materiali i butë.
c) - robe të pasuruara me dekore, shkëlqyese dhe me shumë dantellë.

Tabela e rezultateve

Pyetja: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
a). 1 5 3 1 5 3 1 5 3 1
b). 3 1 5 3 1 5 3 1 5 3
c). 5 3 1 5 3 1 5 3 1 5

Prej 10-20 pikë:

Vështirë se dikush do të mund t`ju quaj njeri romantik. Jeni praktik dhe të kthyer nga realiteti në masë të plotë. Për romantik thjesht nuk keni shije. Në kohën në të cilën jetoni, gjindeni për mrekulli ngase mendja e juaj praktike gjenë mjaft nxitje në realitetin e përditshëm. Ndonjëherë ankoheni për atë që nuk është më konforte dhe më e përshtatshme, që të mund të keni më pakë probleme dhe të jetoni më mirë.

Prej 21-39 pikë:

Nuk jeni se tepermi romantik por nuk mund te thuhet se fare nuk e keni kete veti.Ka situata kur ajo paraqitet vetvetiu dhe ju mbeteni te befasuar me veten tuaj.Ne raste speciale kur jeni te kaptuar me sentimentalizem , me ndjenja xhentile per te dashuruar , ju zgjohet romantizmi i fjetur . Atehere dini te enderroni dhe te kenaqeni ne atmosferen e muzikes se qete dhe qirinjeve , madje dhe te shikoni ndonje film ,me me shume melodrama , qe do ju pelqente

Prej 40 - 50 pike:

Jeni romantik i lindur. Jeni nga ata qe kenaqen me muzike te qete e me atmosferen e qirinjeve , ne qiellin plot me yje , prane vallezimit te detit , ne naten e sperkatur me rrezet e argjenda te henes . Para se gjithash i besoni dashurise , dhe thjesht kur dashuroheni ngeleni "pezull ne ajer " duke levituar ne enderrat romantike , ne muzike dhe aroma qe ju zgjojne ndjenja te vecanta ,te kendeshme . Do ju pershtatej koha e krinolineve, e kalorseve dhe damave te tyre ne pallat . Por dhe ne boten ne te cilen jetoni jeni mjaft romantike . Me siguri cdo mbremje dilni e percillni perendimin e diellit dhe lindjen e henes . Prandaj per ju kjo bote ka mjaft romantizem
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa teste dashurie ....  Empty Re: Disa teste dashurie ....

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 19:03

Shume te bukura keto testet mi Klea,po a nuk lodhesh?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa teste dashurie ....  Empty Re: Disa teste dashurie ....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi