Nuset e mitura në Turqi
2 posters
Faqja 1 e 1
Nuset e mitura në Turqi
"Kur shoqet e mija shkonin në shkollë, unë si një vajzë e vogël 13 vjeç u martova me një burrë, një mik i tim eti, në të 30-at. Unë trëmbesha kur ai ishte në shtëpi. Nuk mundja as të hyja në dhomën e tij. Nuk do t'ja fal kurrë tim eti," thoshte një nuse e mitur anonime nga krahina Van, tani në të 40-at e saj.
Është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i martesave të mitura në Turqi pasi shumica ikin të paraportuara apo janë ceremoni jozyrtare "imam"(fetare). "Kjo e bën situatën më problematike pasi ato nuk janë regjistruar zyrtarisht, duke e bërë më të vështirë t'i ndjekësh," i tha SETimes avokati Vildan Jirmibesoglu.
Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Studimeve të Popullsisë të Universitetit Haçetepe norma e martesave më të herëshme në Turqi, përcaktuar si martesë në moshën 17 vjeçare dhe më herët në grup-moshën 15-49, është 28% si mesatare. Numri përfshin martesa fetare jozyrtare dhe tregon variacion rajonal me më të lartat pranë 41% në Turqinë lindore e juglindore.
"Kur mendonim të përfshinim gratë mbi 49 vjeç, nuk do të ishte jo korrekte të thuash se shifrat do të qenë shumë më të larta," i tha SETimes Dr. Ilknur Juksel-Kaptanoglu i Institutit të Studimeve të Popullsisë, duke shtuar se "edhe pse shifrat kanë rënë gjatë viteve, ato janë ende të larta dhe vazhdojnë të jenë një problem."
Sipas një raporti të fundit nga komiteti i parlamentit mbi barazinë e mundësive për gratë e burrat, shumë familje në Turqinë lindore nuk e konsiderojnë një problem martesën nën moshë.
Fondacioni i Komunikimit dhe Studimit të Grave, Fshesa Fluturuese, është një nga organizatat më me ndikim të shoqërisë civile që bën fushatë kundër martesave të mitura. Ato janë aktive në 54 qytete, duke takuar me nuset e mitura për t'ju dhënë atyre një shans të tregojnë historitë e veta.
Duke folur për SETimes, kryetarja e fondacionit Halime Guner e përshkruan martesën e mitur si shkeljen më të parë e kryesore të të drejtave të grave. "Ne do të donim të ndryshonim perceptimet," shpjegoi ajo, duke pyetur: "Keni vrarë mendjen ndonjëherë për moshën e nuses kur keni ndjekur ndonjë ceremoni dasme?"
Në Turqi, ligji civil deklaron se njerëzit mund të martohen në moshën 17 vjeç ndërsa kodi penal i konsideron më të vegjëlit se 15 vjeç, si fëmijë. Megjithatë, në 1989, Turqia nënshkroi Konventën e OKB mbi të Drejtat e Fëmijëve, që bën të paligjëshme martesën përpara moshës 18 vjeç. Si rezultat i gjithë këtyre numrave kundërshtues, përcaktimi se kush është një fëmijë, është i ngatërruar.
"Ligjjebërërsit duhet të rritin moshën ligjore të martesës nga 17 në 18 sapo të mblidhet parlamenti," argumenton Guner, duke shtuar se mosha e kockave dhe pjekuria psikologjike duhet gjithashtu të merren në konsideratë.
Pasojat e martesave të herëshme mund të jenë të rëndësishme. Ato shpesh shpien në lënien e shkolës nga fëmijët dhe bën të vazhdueshëm ciklin e varfërisë, por sipas Guner ato kontriobuojnë gjithashtu në dhunën në familje, marrëdhëniet e incestit, probleme shëndetësore dhe edhe vdekje.
Vajzat midis moshave 15 dhe 19 kanë gjasa katër herë më shumë për të vdekur në lindje se barrat e rritura. Sipas statistikave bazuar në rastet e studimeve të fundit të Jirmibesoglu, një e katërta e grave me vetëvrasje në Turqi janë të moshave 14-16 vjeç.
Nga që martesat e paligjëshme fetare përbëjnë një pjesë të rëndësishme të martesave të mitura, institucionet fetare mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin, thotë Guner.
"Presidenti i [Drejtorisë së] Çështjeve Fetare më tha dikur se ata kontaktojnë me pothuajse 23 milion burra anembanë Turqisë gjatë shërbimeve të së premteve në xhami. Ata duhet ta përdorin këtë mundësi për të dhënë një mesazh që thekson të metat e martesave të herëshme," thotë Guner. "Vajzat duhet të zbulojnë botën e jashtme, të shoqërizohen dhe të jenë pjesë e një organizate për thyerjen e këtij zinxhiri konservatorizmi që i rrethon ato."
Burimi:SETimes

Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: Nuset e mitura në Turqi
Qyqa none gjeja vetem shqiperia qenka vetem keshtu.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Projektligji: Nuset të veshin mbathje kur shkojnë në altar !
» NUSET TONA NË KOSOVË: OJ LULIJA JONË 15 VJECARE ?!
» Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës
» E tmerrshme: I lidhte vajzat e mitura dhe i dhunonte
» Marrëdhenie seksuale me dy të mitura, katër persona në pranga

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi