Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cila është urtësia e krijimit të djallit dhe e lejimit të tij për t'i prapësuar njerëzit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cila është urtësia e krijimit të djallit dhe e lejimit të tij për t'i prapësuar njerëzit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila është urtësia e krijimit të djallit dhe e lejimit të tij për t'i prapësuar njerëzit?

2 posters

Shko poshtë

Cila është urtësia e krijimit të djallit dhe e lejimit të tij për t'i prapësuar njerëzit? Empty Cila është urtësia e krijimit të djallit dhe e lejimit të tij për t'i prapësuar njerëzit?

Mesazh nga WebMaster Thu 8 Sep 2011 - 12:48

Po të mos krijohej djalli, krijimi i njeriut s'do të kishte as­një kuptim. E para, Allahu ka shumë krijesa si engjëjt që kurrë nuk bëjnë mëkat dhe që nuk ndikohen për të keq nga djalli. Ashtu siç ka krijuar ndryshe nga njeriu, bimët dhe kafshët, Allahu ka dëshiruar të krijojë njerëzit si pasyra që i pasqyrojnë artet hyjnore ndryshe nga engjëjt. Ndërkaq u ka kundërvënë njerëzve djallin dhe shpirtrat e këqinj si elementë provokimi dhe nxitjeje dhe pretekst zhvillimi me qëllim për të zhvilluar dhe nxjerrë në shesh mundësitë dhe aftësitë që përmbahen në naty­rën dhe entitetin e njerëzve, qenien esenciale të tyre. Djalli që e reflekton jashtë mendjemadhësinë dhe shtysën e rebelimit, ve­pron në mënyrë të vetëdijshme. Djalli është si një maratonist kundërshtar që e ndjek njeriun nga pas. Për të arritur në finish, për të dalë fitues, për t'u shkëputur nga ky kundërshtar i përjet­shëm që s'i ndahet, njeriut i duhet ta lërë pas, të jetë gjithmonë në krye dhe shumë para tij. Po qe se njeriu nuk do të kishte një kundërshtar dhe armik që do të mund të bëhej për të element provokimi dhe nxitjeje, njeriu kurrë nuk do ta bënte këtë garë serioze dhe t'i zhvillonte mundësitë dhe aftësivë e veta; më sak­të, njeriu nuk do të gjente dot terrenin për t'i zhvilluar mundësië dhe aftësitë të cilat, më në fund, do të atrofizoheshin së bashku me njeriun. Njeriu e ka arritur nivelin më të lartë njerëzor dhe pozitën e njeriut të përsosur me anë të luftës kundër këtij armi­ku të përjetshëm. Në të njëjtën kohë, kur i ka munguar forca, dëshira dhe vullneti i duhur, njeriu e ka humbur këtë garë duke rënë nën nivelin më të ulët të qenieve!

b) E keqja nuk qëndron te krijimi i djallit, por te ndjekja e tij dhe kryerja e të keqes. Ashtu siç ndodh që në një krim, si shkak i vërtetë i krimit tregohen jo thika apo arma e zjarrit të përdo­rura në atë krim, por duart që i përdorën, pra, njeriu, në të njëj­tën mënyrë, edhe djalli është një vegël e përgjakur e përdorur në aktet e këqija apo kriminale të kryera nga njeriu dhe fajtori i vërtetë, dora e përgjakur që e përdori atë vegël. Sigurisht, nuk është djalli shkaku i vërtetë i përfundimeve të këqija të arritura nga kryerja e disa akteve të këqija prej egos te njeriu dhe vull­netit të hyrë nën urdhrin e egos. Djalli dhe të këqijat janë nga një shkak banal më vete; shkaktari i vërtetë është vullneti i nje­riut. Njerëzit bëjnë të këqija jo se është djalli, por me anë të vu­llneteve të veta.

c) Njeriu është i prirur ta vlerësojë çdo gjë në kuadrin e vet të ngushtë dhe sipas rezultateve të vogla që ka në dorë, kurse akti krijues i Zotit sheh kah rezultatet dhe dobitë e përgjithshme. Për shembull, po ta fusim dorën në zjarr, do të na digjet; megji­thëkëtë, a mund të themi që zjarri është krejt i dëmshëm? Zjarri ka një sërë vetish dhe cilësish. Jemi ne që e bëjmë atë të keq e të dëmshëm apo të mirë e të dobishëm. Dhe, po t'i shohim re­zultatet e përgjithshme të përdorimit të zjarrit, do të arrijmë në përfundimin se ai është shumë i dobishëm e i nevojshëm. E tillë është energjia elektrike. I tillë është shiu. I tillë është edhe djalli. Duke u bërë pjesë e dëshirave dhe vullnetit të njeriut të keq, djalli e shtyn atë për në xhehennem, skëterrë. Kurse duke e nxi­tur vullnetin e njeriut të mirë për t'u larguar prej tij, si vrapuesi që përpiqet t'i shkëputet në vrapim kundërshtarit që e ndjek nga pas, djalli bëhet shkaktar për lartësimin moralo-shpirtëror të njeriut të mirë, për fitoren parajsore të tij. Ky është funksioni i djallit.

d) A mund të themi për zjarrin, rrymën elektrike apo shiun, "më mirë të mos ishin" duke i konsideruar të këqinj vetëm duke parë disa rezultate negative të pjesshme e jo rezultatet e tyre të përgjithshme? Jo! Në të njëjtën mënyrë, s'mund të themi se "pse u krijua djalli". Ashtu siç ndodh që, bie fjala, për një gisht të gangrenuar nuk e vrasim trupin e shëndoshë, por vetëm gish­tin e vdekur e presim, po ashtu, nuk duhet të kundërshtojmë ekzistencën e djallit që na sjell dobi të mëdha, për shkak të një sërë gjërash të këqija. Meqë në shërbimin ushtarak apo në luftë ka vrasje dhe vdekje, a mund të themi që të mos shkojmë ush­tar ose në luftë? Si kjo, dëmet që mund t'i shkaktojë besimit djalli duke ia zbukuruar të keqen njeriut, janë apo s'janë një me një mijë në raport me dobitë që i sjell besimit profeti. "Si mund të ndodhë" – do të thoni. Nuk mund të thuhet se "a nuk shkoj­në në xhehennem mijra njerëz nën mashtrimin e djallit?" Sepse cilësia te besimtari është edhe më e rëndësishme se sasia te mohuesi, edhe më me epërsi. Kush ka më shumë rëndësi, jeta e një njeriu, apo jeta e një mijë insekteve? Ndërsa nga një mijë fara hurmaje, vetëm 11 arrijnë të mbijnë dhe bëhen pemë, a është më mirë të kesh një mijë fara, apo 11 pemë hurmaje?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cila është urtësia e krijimit të djallit dhe e lejimit të tij për t'i prapësuar njerëzit? Empty Re: Cila është urtësia e krijimit të djallit dhe e lejimit të tij për t'i prapësuar njerëzit?

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 19:05

Djalli kete pune ka,sikur ne.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi