“Falja e Gjakut” shënon suksese të mëdha në SHBA

Aktori shqiptar, Tristian Halilaj, në një intervistë për KNN-në tha se shfaqja e premierës së filmit “Falja e Gjakut” në Nju Jork të SHBA-ve ka shënuar një sukses të madh falë interesimit të madh të shqiptarëve që jetojnë atje.
“Ja kaluam shumë mirë. Filmi pati shumë sukses dhe shikueshmëri të madhe. Më e mira ishte që sallat mbusheshin me shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe të cilët e mirëpriten jashtëzakonisht mirë filmin”, tha Halilaj.
“Falja e Gjakut”, me regji të Joshua Marston, me skenar të Joshua Marston dhe Andamion Murataj dhe me aktorë: Tristan Halilaj, Sindi Lacej, Refet Abazi, Ilire Çelaj dhe Çun Lajqi.
Gjithashtu ky film ka shënuar suksese të mëdha edhe në Evropë, duke fituar çmimet: “Ariu i Argjend” për skenarin më të mirë, çmimin special të jurisë në Berlinale etj. “Falja e Gjakut”, vetëm tri net që është shfaqur në SHBA, ka fituar më shumë se 35 mijë dollarë.
Aktori shqiptar nga Shkodra, i cili e luan rolin kryesor në këtë film, Tristian Halilaj, tha se ka qenë mjaft vështirë për të fituar një rol në këtë film sepse, sipas tij, ka qenë një konkurrencë shumë e madhe e përbërë nga aktorë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
“Po , u zhvillua një audicion masiv në Shkodër ku pati rreth 3000 pjesëmarrës. Pata fat dhe fitova”, u shpreh aktori Tristian Halilaj.
Filmi “Falja e Gjakut” trajton një problem mesjetar si gjakmarrja në një Shqipëri moderne, por në një pikëpamje tjetër. Vetëm problemi shkaktohet nga gjakmarrja pastaj i gjithë filmi trajton vuajtjet e një familje të ngujuar në shtëpi.
Aktori Tristian Halilaj luan rolin e një djaloshi të ri, i cili ka shumë ëndrra dhe shpresa për të ardhmen, por që fatkeqësisht duhet t’i ndalë ato, pasi gjendet padashur i ngujuar në shtëpi për shkak të prindit të tij.
Në intervistën e tij për KNN-në, aktori Halilaj tha se kohëve të fundit ka edhe filma të tjerë shqiptarë që kanë arritur suksese nëpër festivale ndërkombëtare, rasti i fundit ishte, Blerta Zeqiri, me filmin e saj “Kthimi” që fitoi në “Sundance Film Festival”
Ai mendon se Kosova ka shumë histori për të treguar dhe për më tepër ka një gjeneratë të re artistësh që premtojnë shumë. /knninfo/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» "Falja e gjakut" në kinematë amerikane
» “Falja e Gjakut”, arratisje drejt lirisë
» “Falja e gjakut”, filmi më i mirë që nuk u nominua për “Oscar”
» Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut
» REXHEP MALA-NJERI I IDEALEVE TË MËDHA,I SAKRIFICAVE TË MËDHA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi