“Falja e gjakut”, filmi më i mirë që nuk u nominua për “Oscar”
2 posters
“Falja e gjakut”, filmi më i mirë që nuk u nominua për “Oscar”
“Falja e gjakut” (The Forgiveness of Blood) mund të jetë filmi më i mirë në gjuhë të huaj që nuk mori nominim për çmim “Oscar” në këtë kategori, shkruan The Examiner Entertainment.
Filmi shtjellohet si një përrallë e shkurtuar e jetës së shqiptarëve, duke u fokusuar në kohën e ritualeve të vjetra që kanë të bëjnë me gjakmarrjet. Është xhiruar në Shqipëri, në gjuhën shqipe, me kastën që përfshin shumicën e aktorëve lokalë. Shqipëria e kishte përzgjedhur zyrtarisht për të garuar për “Oscar”.
Por një tjetër regjisor ishte ankuar dhe Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencës e diskualifikoi “Falja…”, sepse ishte realizuar nga një regjisor amerikan, që po ashtu është edhe bashkëskenarist, ndërsa ai nuk është financuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Joshua Marston duket se ka krijuar një reputacion interesant për veten e tij. Debutimi i tij i vitit 2004, filmi “Maria, Full of Grace”, rrëfen historinë e një tinejxhereje të varfër, shtatzënë, e cila nis të punojë si dillere e drogës. Martson kishte punuar si korrespodent i jashtëm para se të bëhej regjisor. Ai është duke treguar historitë e njëjta, por në një mënyrë shumë më të zgjuar dhe më të thellë. Në “Falja e gjakut”, një mosmarrëveshje e vogël kthehet në konfrontim fatal për të gjithë, jo vetëm për protagonistët, por edhe për familjarët gjithashtu. Një burrë dhe vëllai i tij kanë pasur dikur një tokë, por që tani i takon një komshiu të tyre. Ata duhet të kalojnë nëpër atë rrugë për të shkuar në vendin ku shesin bukë. Komshiu përpiqet të ikë dhe njëri prej burrave e vret. Njëra palë kapet por tjetra arrin të fshihet. Por tradita shqiptare thotë se nëse dorasi nuk shkon në burg ose nuk e vret veten, dikush tjetër nga familja duhet ta marrë hakun për gjakun e derdhur. Kështu që tinejxheri i quajtur Nik (që luhet nga Tristan Halilaj), motra e tij e vogël Rudina (Sindi Lacej) dhe pjesa tjetër e familjes mbyllen në shtëpinë e tyre dhe nuk janë të lirë nga frika për jetën e tyre. Por rrëfimi i gjeneratës së re e vë protagonistin në një situatë më të veçantë që e mëson se si të bëhet burrë. Edhe Rudina duhet ta lërë prapa fëmijërinë e saj – ajo lë shkollën dhe kërkon një mënyrë për të fituar paratë që iu duhen për të mbajtur familjen.
Filmat shpeshherë tregojnë se si modernizimi mund të ndryshojë jetën e atyre që e plotësojnë atë. Martson në detaje tragjike e tregon se si gjenerata e re lufton për t’i ikur të kaluarës që ka trashëguar. Adhuruesit amerikanë të filmit mund të mos kenë dëgjuar gjuhën që flitet në këtë film, ose për aktorët që luajnë në të. Por ata do të dëgjojnë më shumë për Joshua Marston, njeriun që i solli vendlindjes së tij dhimbjet e botës.
Ndryshe, pesë aktorë nga Kosova - Çun Lajçi, Ilire Vinca, Selman Lokaj, Luan Jaha dhe Veton Osmani - portretizojnë rolet në filmin, skenarin për të cilin e kanë shkruar Andamion Murataj dhe Joshua Marston. Kwto ditw, distribuimin e “Falja...” në 40 kinema amerikane e ka marrë përsipër festivali i filmit të pavarur “Sundance Selects”. New York, Los Angeles, Texas, Florida e Chicago janë disa nga shtetet në të cilat po shpërfaqet një copë e historisë shqiptare. Ndërkohë që filmi është shpërblyer me çmime të rëndësishme në “Chicago film festival”, “Hamptons film festival”, e ka marrë çmimin për skenarin më të mirë në festivalin prestigjioz “Berlinale” në edicionin e kaluar të tij./knninfo/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: “Falja e gjakut”, filmi më i mirë që nuk u nominua për “Oscar”
e po cti bejm,ket fat paskemi ne.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» "Falja e gjakut" në kinematë amerikane
» “Falja e Gjakut”, arratisje drejt lirisë
» “Falja e Gjakut” shënon suksese të mëdha në SHBA
» Grupet e gjakut, percaktimi i grupeve te gjakut dhe transfuzioni i gjakut
» Filmi “Ocean’s Eleven” u shpall remake më i mirë i të gjitha kohërave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi