Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrihet “Shamikuqja” e skandalit seksual të Kamzës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrihet “Shamikuqja” e skandalit seksual të Kamzës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrihet “Shamikuqja” e skandalit seksual të Kamzës

2 posters

Shko poshtë

Rrihet “Shamikuqja” e skandalit seksual të Kamzës Empty Rrihet “Shamikuqja” e skandalit seksual të Kamzës

Mesazh nga WebMaster Tue 13 Sep 2011 - 9:55

Vajza që denoncoi ngacmimet seksuale të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është dhunuar në orët e para të ditës së djeshme nga njerëz që janë identifikuar si punonjës të policisë bashkiake. Vajza e re, ish-punonjëse e bashkisë, ka pohuar se njerëzit që e kanë dhunuar i kanë thënë: “Ke të fala nga Xhelal Mziu”, dhe më pas kanë goditur edhe të dashurin e saj.
Sipas vajzës, ngjarja ka ndodhur menjëherë sapo është larguar Xhelal Mziu nga lokali ku ndodhej edhe ajo. Vajza ka identifikuar si autorë të dhunimit të saj efektivin e policisë Bashkiake Shefqet Baja, për të cilin edhe ka bërë denoncim në polici. Ai që ka pësuar më shumë dëmtime është i dashuri i vajzës, i cili ka përfunduar në spital me katër të qepura në kokë dhe fytyrë. “Në po iknim me makinë kur më është afruar Baja duke më thënë se kisha të fala nga kryetari dhe se ky ishe minimum që do të pësonim”,- thotë 32 vjeçari. Ai tregon se me punonjësit e Policisë Bashkiake të Kamzës nuk ka pasur më parë asnjë konflikt dhe se ngjarja e djeshme nuk ishte gjë tjetër veçse kryerja e një porosie nga Mziu.
Rrëfimi i vajzës: Si na rrahën njerëzit e kryetarit të bashkisë
Katër muaj më parë vajza e re denoncoi sms-të erotike të shefit të saj, kryebashkiakut Xhelal Mziu
“Pasi denoncova Xhelal Mziun jeta më është bërë një ferr i vërtetë. Dje më dhunuan fizikisht së bashku me të fejuarin”
Në maj të këtij viti një punonjëse e Bashkisë së Kamzës ka denoncuar ngacmimet seksuale të shefit të saj, kryetarit Xhelal Mziu. Për të provuar akuzën e saj vajza ka publikuar edhe disa nga mesazhet telefonike që Mziu i kishte dërguar në celular. Ndaj Xhelal Mziut nuk është marrë asnjë masë, por që nga ajo kohë vajza ka përjetuar presione të shumta psikologjike, të cilat përfunduan dje me rrahjen e saj dhe të fejuarit. Teksa ndodhet në spital me fustanin ende me gjak, ajo tregon ngjarjen për “Shekullin”.
Mund të na tregoni se çfarë ndodhi?
Ishte mëngjes herët dhe isha nisur në punë. Po rikthehesha pas lejes dhe para se të shkoja në zyrë u ula së bashku me të fejuarin tim të pija kafe në një lokal në qendër të Kamëz, pranë bashkisë. Kur u ulën aty pamë që ndodhej edhe kryetari Xhelal Mziu ndërsa në hyrje të lokalit ishin punonjës së policisë bashkiake. Kryetari u ngrit menjëherë dhe në dalje u rrahu shpatullat policëve të Bashkisë. Pasi pimë kafenë dolëm nga lokali dhe menjëherë u përballëm me efektivat e policisë bashkiake, të cilët na sulmuan duke thënë fjalë fyese ndaj meje. Në këtë moment, që mos të krijohej ndonjë incident, kam marrë të fejuarin tim dhe shkuam në makinë, por ishte e pamundur që të largoheshim.
Pse?
Sepse njeri prej këtyre policëve erdhi në makinë dhe i thirri të fejuarit tim me emër. Fillimisht Zeni kujtoi se donte të bisedonte me të, por ai nxorri pistoletën dhe tha: Do ju vras. Ai na tha keni të fala nga kryeri i bashkisë së Kamzës dhe i gjuajti Zenit në pjesën e pasme të kokës dhe në fytyrë me anën e pasme të pistoletës. Zeni ishte në timon dhe nuk mundi të reagonte. Unë i lutesha që të mos i gjuante pasi dukej sikur do e vriste. Pothuajse e gjithë makina u mbush me gjak.
Kush është ky polic bashkiak?
Ai quhet Shefqet Baja. Ai është bashkëfshatari i të fejuarit tim. Nuk menduam se do të bënte një veprim të tillë ndaj nesh dhe aq më pak të na çonte të falat edhe nga kryetari i Bashkisë.
Çfarë ndodhi më pas?
Nuk e di se çfarë mund të ndodhë me jetën time. Jam tepër e rrezikuar. Jeta më është bërë një ferr. Gjithkund përflitem ndërkohë që asnjë prej institucioneve shtetërore nuk e ka vënë ujin në zjarr. Në punë, edhe pse zyrtarisht nuk është ma marrë asnjë vendim ndaj meje më janë krijuar incidente të ndryshme si e si të largohem që këtu?
Cilat janë këto incident?
Po ja një ditë më mbyllej dera, më pas njerëz të ndryshëm më çonin fjalë që do më ndodhë kjo apo ajo. Se do më pritej fyti me tela me gjemba e ndërsa asnjë prej kolegëve të mi nuk më fliste më nga frika e kryetarit. Ndërkohë që pas një arsye, dhe kur Kryetari nuk kishte ende të drejtën e firmës, sepse nuk ishte certifikuar nga gjykata më vjen një shkresë ku mua më bëhej vërejtje për pushim nga puna.
Ju keni vazhduar normalish punë?
Kam qenë me leje të zakonshme dhe më pas ka pasur probleme shëndetësore. Nuk kam mundur që të shkoj në punë. Të jem e sinqertë, kam pritur që gjërat të qetësohen në një farë mënyrë dhe unë të vazhdoj normalisht jetën time. Por me këtë që ndodhi dje në mes të qytetit unë nuk di më se sa e sigurt është jeta ime. Unë nuk kam asnjë konflikt tjetër. Nuk kam bërë asgjë që të meritoj këtë diskriminim, fyerje apo rrahje në mes të qytetit.
SMS-ja dërguar, kryetares së kuvendit, znj. Jozefina Topalli
Përshëndetje znj. Topalli. Jam punonjësja e Bashkisë së Kamzës. SMS-të që më ka dërguar z. Mziu janë të gjitha të vërteta dhe nuk ka asgjë të pavërtetë si thoni ju dhe ai imoral, dhe nuk jam socialiste ,por jam demokrate me shpirt me zemër. Se kush është arsyeja që ju e mbroni atë e dini vetëm ju, se me sa di unë jeni Kryetarja e gruas dhe jo e burrave. Nuk jam vetëm unë femër që ka ngacmuar Mziu, por janë dhe shumë të tjera që kanë marrë sms. Dhe nëse dëshira juaj është që të vërtetoni sa e vërtetë është meqenëse nuk na mundësoni një takim për ti parë dhe lexuar vetë se ashtu të intereson, se nuk ja ka marrë telefonin njeri tjetër Mziut dhe ka shkruar sms me nr e tij. Meqenëse ju mendoni se janë shpifje po i publikoj që ju të më besoni se janë të vërteta. Të shikosh edhe videot porno të Mziut se ju po mbroni atë ndërsa unë po mbroj veten deri në vdekje. Me respekt punonjësja e bashkisë së Kamzës

SMS-ja dërguar sekretar organizativ të PD, deputetit Flamur Noka
Përshëndetje z. Noka, uroj të jeni mirë. Jam punonjësja e bashkisë së Kamzës. Kam bërë një takim me ju, ku ju kam treguar disa nga sms-të e Mziuit që më ka dërguar mua. Kam dhe shumë gjëra të tjera dhe nuk besoj se ju nuk mund ti hidhni poshtë dhe të thoni se janë shpifje. Kisha përshtypjen se në Kukës kishte akoma burra besnikë, po jua përsëris dhe një herë së Mziu nuk ka më vend Kamëz. Çfarë do llojë gjejë të ndodh do të jeni përgjegjës Ti, znj. Topalli dhe z. Tafaj. Ju mbroni atë, arsyet i dini vetëm ju ndërsa unë mbroj veten time deri në vdekje. Dhe ju do të mbani përgjegjësi për çdo ngjarje që mund të ndodh se unë I kam të ruajtura të gjitha sms-të ku ju kam kërkuar mbështetjen tuaj. Janë dhe shumë femra të tjera që do të veprojnë kështu si unë. Jua kam thënë dhe një herë që nuk më ndal asgjë, as vdekja për të treguar të vërtetën. Me respekt Punonjësja e Bashkisë së Kamzës
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrihet “Shamikuqja” e skandalit seksual të Kamzës Empty Re: Rrihet “Shamikuqja” e skandalit seksual të Kamzës

Mesazh nga Intriganti Tue 13 Sep 2011 - 10:17

Po i dashuri i vajzes ka edhe njeres ka edhe duar ka edhe mendje Plumbin pak e kan Plerat :(
Intriganti
Intriganti
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Elbasan
Postime Postime : 712
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/08/2011
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Futbolli

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi