Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
VV: Marifeti me helikopter  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
VV: Marifeti me helikopter  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VV: Marifeti me helikopter

+2
Leo_uk
Binni
6 posters

Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga Binni Fri 16 Sep 2011 - 6:06

Moslejimi i mallrave të Serbisë ka mundur të shërbente si armë e fortë e Kosovës për të ushtruar trysni mbi Serbinë për njohjen e Kosovës, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje. Por sipas saj, kryeministri Hashim Thaçi është ndikuar më shumë nga interesi ekonomik i Serbisë sesa nga interesi politik i Kosovës.“Pasoja vendimtare e ndërhyrjes së sotme nuk është shpërbërja e strukturave ilegale, armiqësore e kriminale të Beogradit dhe as sundimi i rendit dhe ligjit; rezultati kryesor është lejimi i hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë. Sapo filluan ta marrin veten prodhuesit vendës të cilët zunë hapësirat e plasimit të lëna pas tërheqjes së mallrave serbe, tash po ndodh e kundërta: vërshimi i mallrave të Serbisë në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të Levizjes Vetëvendosje (VV).
“Këtë vendim Qeveria po mundohet të na e shesë me vula doganore. Serbia kurrë nuk e ka pasë problem vulën doganore të Kosovës. Ajo është vula e dhjetorit të vitit 2008, ku nuk figuron shprehja ’Republika e Kosovës’, por vetëm ’Doganat e Kosovës’. Qëllimisht nëpër vula nuk e patën përmendur republikën për t’u dukur përshtatshëm para Serbisë”.
”Kjo që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë nuk është reciprocitet. Përderisa mallrat serbe filluan të hyjnë sot, ato pak mallra të Kosovës do të pengohen të hyjnë, meqë nuk po pranohen targat e automjeteve si dhe dokumentet përcjellëse të mallrave me mbishkrime ’Republika e Kosovës’. Serbia njohu vetëm vulat doganore pa republikë, por nuk njohu një sërë kushtesh tjera, pa të cilat qarkullimi i mallrave nga Kosova për në Serbi bëhet objektivisht i pamundur”.
”Pikërisht për këtë arsye, bllokimi i mallrave të Serbisë duhet të ketë arsye politike. Nuk duhet të lejohet ngulfatja e ekonomisë së Kosovës me mallrat e Serbisë, vetëm pse Serbia po i pranon vulat doganore ku madje nuk shkruan Republika e Kosovës. Arsyeja duhet të jetë mosnjohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Nuk mund t’ia hapim kufijtë Serbisë për qindra miliona euro mallra, një Serbie e cila nuk na njeh dhe e cila na lufton e saboton me struktura të paligjshme e kriminale brenda Kosovës”.

”Thaçi ndërhyrjen e tij po e quan sovranitet. Ai po e quan sovranitet vendosjen e disa doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31. Por këta doganierë po barten nëpër qiell me helikopterë të KFOR-it. Kjo është e mjaftueshme për ta kuptuar se Qeveria nuk po e kontrollon tokën e Kosovës në veri, 40 km tokë prej urës së Ibrit e deri në Leposaviq”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Vetëvendosjes.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty Re: VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga Leo_uk Fri 16 Sep 2011 - 9:55

Me pelqen Kurti, ka guxim dhe eshte inteligjent.... Duhen njerez te tille ne Kosove, ne Shqiperi fatkeqsisht mungojne.. Do kisha deshire ta takoja!
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty Re: VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga Medina Fri 16 Sep 2011 - 10:07

Po ky Kurti aty tek ndertesa ne prishtin del gjuan vez ndersa ne veri as qe guxon me shku me vizitu e ktu jep deklarata kish une...nuk lirohet vendi duke gjuar veq ne Prishtin let shkon ne Mitrovic pastaj let flet
Medina
Medina
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Te engjulli im mbrojtes
Postime Postime : 1046
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/09/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty Re: VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga Leo_uk Fri 16 Sep 2011 - 10:11

Kurti nuk eshte Polic dhe as minister... Nuk eshte roli i opozites te shkoj ne Mitrovic po atyre qe qeverisin.Prandaj jane ne pushtet ti sherbejn njerezve ne Kosove jo te dalin para kamerave cdo dite te genjejne dhe te mburren.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty Re: VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga Tonii Fri 16 Sep 2011 - 10:13

nuk eshte ashtu si mendoni ju medina se Kurti nuk guxon te shkoj ne Mitrovic dhe se qelloka me vez ne Prishtin, sepse duhet luftuar e keqa qe ne zanafill te problemit dhe shum fillesa te ketyre problemeve kan filluar ne zyrat e politikaneve te korruptuar te Prishtines te cilet mendojn vetem per karrige pushteti dhe mund te bejne cdo lloj pazari mjafton qe ata te jen ne karrigen e pushtetarit
nje vez e Kurtit vlen sa 100 deklarata e fjalime te flliqura te pushtetareve te prishtines
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty Re: VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga Medina Fri 16 Sep 2011 - 10:24

Sot shqiptaret mesuan nje te vertete te cilen vertete nuik do ta kishin besuar po mos ta kishin pare e degjuar vete
Paska nje lider dhe nje subjet politike ne perberje 100 perqind shqiptare te cilet e deshirojne deshtimin e aksionit per te marrjes nen kontrolle te pikave kufitare me Serbine me shume se vete Beogradi.
Fatkeqesisht sot me teper se Serbia dhe kreret e saje deshtimin e Qeverise se Kosoves e desiron Albin Kurti me Vetevendosjen dhe tifozet e kesaj levizeje e cila i ka fituar 12 perqind te votave te shqiptareve.
Qe nga sot kjo levizje mori emrin Vetefundosja
Medina
Medina
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Te engjulli im mbrojtes
Postime Postime : 1046
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/09/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty Re: VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga Emona Fri 16 Sep 2011 - 10:29

Po leht e ka ky te flas Aty Blla Blla blla,Le te provon te hy ne pushtet ky do jete njesoj si te tjeret qe jan aty...Seshte gje e re ky Kurti per Kosovaret kishte shum te tille Si ky ''Guximtare''Me fjale por kur moren pushtetin ndryshuan llafet nuk mendoni me per Shtetin Por per Xhepat e vet...

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty Re: VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga kasperi Fri 16 Sep 2011 - 10:30

une mendoje qe situata ka qene e lidhur qe kur jane vendosur trupat e natos pas perfundimit te lufts,kfori francez,asnje qeveri deri me tani nuk ka mundur te beje vetem asgje,

tupanin e kemi mbajtur na,por nderkombetaret e kane rrahur melodine



dhe nje fjale popullore thone pula vezen nuk munde ta beje pa i ardhur koha,e tash eshte ardhe kjo kohe
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty Re: VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga Tonii Fri 16 Sep 2011 - 10:34

Albin Kurti eshte djal Shqiptari
nderime past djal pas djali
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VV: Marifeti me helikopter  Empty Re: VV: Marifeti me helikopter

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi