A eshte mire qe pyesim..?
+2
kasperi
WebMaster
6 posters
Faqja 1 e 1
A eshte mire qe pyesim..?
Po....!!!!
Të mësohesh të bësh pyetje – dhe të dish të bësh pyetjet e duhura – janë dy nga aftësitë më të rëndësishme që duhet të zhvillojë njeriu, në mënyrë që të bëhet i suksesshëm në jetë, në punë e kudo:
Po nuk bëre pyetje, ti nuk bën dot dallime.
Po nuk bëre dot dallime, ti nuk mund të marrësh vendime.
Po nuk more vendime, ti nuk mund të hidhesh në veprime.
Po nuk veprove, atëherë dështove!
Ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz, të bësh pyetje është shenjë inteligjence. Sa më inteligjent je, aq më shumë prirje ke që t’i vesh gjerat në dyshim dhe të bësh pyetje.
Ky është procesi i të mësuarit, i të kuptuarit dhe i përparimit. Nuk ka pyetje idiote. Idiotësi' është që të mos kërkosh sqarime për diçka që ti e ndjen se nuk po e kupton dot. Kur ti i jep prioritet jo procesit të të mësuarit, por imazhit tënd fals (“duhet të dukem sikur di shumë”), atëherë idiotësia bëhet e plotë.
Will Rogers, humorist dhe filozof i jetës, ka thënë: “Çdokush mund të paraqitet injorant në fusha të caktuara!” Por, me qenë se ne kemi përvoja të ndryshme, atëherë mund të mësojmë shumë nga njeri tjetri, mjafton që të dimë të bëjmë pyetjet e duhura.
Këshilla e mirë qëndron thellë brenda zemrës ,por njeriu i mençur di se si ta nxjerrë prej ande. Mënyra e vetme për të përfituar nga dituria e të tjerëve është të bësh pyetje.
Pyetjet janë disa llojesh. Ja një listë me disa prej tyre:
Pyetje që ushtrojnë mendjen: “Çfarë mund të ndodhë sikur…? A ka ndonjë mënyrë më të mirë për…?”
Pyetje përcaktuese: “Ku qëndron problemi?”
Pyetje hulumtuese: “Cilat janë faktet? Çfarë duhet të dimë?”
Pyetje që kërkojnë zgjidhje: “Cilat mund të jenë pesë mënyra për ta kaluar me sukses këtë situatë?”
Pyetje që venë prioritete: “Çfarë është më e rëndësishme në këtë mes?”
Pyetje që kërkojnë argumentim: “Pse është e gabuar kjo ide?”
Pyetje ndihmëse: “Si do t’ja bëjmë tani?”
Të gjithë mësuesit e mëdhenj e dinë se, të bësh pyetje, është një nga mënyrat më efektive për të mësuar të tjerët. Në rast se je menaxher, shef apo prind, provo këtë qasje: -Në vend që t’u thuash të tjerëve se ti po përpiqesh t’i udhëheqësh në punën e tyre, mundohu t’ia u angazhosh atyre mendjet duke iu drejtuar disa pyetje; kërko që të provokosh te ata procesin e të menduarit mbi veprimet që duhet të bëjnë nën udhëheqjen tënde.
Po deshe të mësosh të bësh diçka mirë, atëherë mëso nga përvoja e më të mirit!
Burimi i Temes eshte mar Tek explorer univers
Re: A eshte mire qe pyesim..?
te pyesesh po,por pyetje me vend dhe jo te tepruara
kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: A eshte mire qe pyesim..?
Will Rogers, humorist dhe filozof i jetës, ka thënë: “Çdokush mund të paraqitet injorant në fusha të caktuara!” Por, me qenë se ne kemi përvoja të ndryshme, atëherë mund të mësojmë shumë nga njeri tjetri, mjafton që të dimë të bëjmë pyetjet e duhura.
kjo pjese e shkrimit me pelqeu shume.
kjo pjese e shkrimit me pelqeu shume.
Klio- Princeshë
- Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime : 4283
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha : 30
Hobi : NOTI&MUZIKA
Re: A eshte mire qe pyesim..?
Fjale e popullit thote ''Ai qe vete udhen se trete''!!
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: A eshte mire qe pyesim..?
Me mire pyet per dicka qe nuk e di dhe pastaj e meson.Se sa kur hiqesh si i ditur por ne realitet del budalla.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: A eshte mire qe pyesim..?
nuk eshte turp te pyesesh por te mos dish
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: A eshte mire qe pyesim..?
un pyes per dicka qe se kuptoj;me mir te pyes dhe te mesoj sesa te mos pyes dhe mos te di asgje ne te vertet
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» A është e mundur që, pa patur aspak dyshim, të dallojmë se ç'është e mirë apo e keqe?!
» Është mirë të mendosh, por jo tepër!
» Pas ndarjes, pse është e mirë vetmia?
» Kur një mashkull është i mirë në shtrat ?
» Pse eshte mire te jeshe vetem.....
» Është mirë të mendosh, por jo tepër!
» Pas ndarjes, pse është e mirë vetmia?
» Kur një mashkull është i mirë në shtrat ?
» Pse eshte mire te jeshe vetem.....
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi