Pas ndarjes, pse është e mirë vetmia?
2 posters
Faqja 1 e 1
Pas ndarjes, pse është e mirë vetmia?
Nëse para pak kohësh i keni dhënë fund një lidhjeje dhe secilën gjë
që e bëni ende ua kujton personin me të cilin keni ndarë pothuajse të
gjitha gjërat, është vështirë që të shihen anët pozitive të beqarisë,
por me të vërtetë ekzistojnë shumë prej tyre.
Ndoshta disa përparësi të kësaj jete do t’ju duken banale, por kur të
mësoheni me mungesën e personit që keni dashur, do të krijoni shprehi
të reja, të cilat do t’jua zbukurojnë jetën dhe do ta bëjnë atë më të
thjeshtë e më të këndshme. Njiheni veten tuaj, para se të hyni në
lidhjen tjetër, ndoshta kësaj radhe në lidhje të përjetshme, e deri
atëherë kënaquni në momentet, të cilat ua ofron liria dhe pavarësia e
re.
Ndjejeni shijen e re të lirisë
Nuk mendojmë që kur jeni në lidhje se jeni të lidhur me zinxhirë si
robërit, por është fakt që lidhja përmban disa obligime të caktuara ndaj
partnerit. Tani, kur ai nuk është më në jetën tuaj këtë kohë mund ta
shfrytëzoni për aktivitete të tjera. Mund të shkoni dhe të bëni çfarë të
doni. Jeni “shef” i vetes tuaj dhe askush më nuk ju pengon që të bëni
gjërat të cilat gjithmonë keni dashur që t’i bëni. Shumë thjesht mund të
filloni një aventurë. Mund të provoni diçka që kurrë nuk do ta bënit po
të ishit ende në lidhje.
Ai nuk është dashuria e jetës suaj
Ndoshta keni besuar se me të do të mbeteshit deri në fund të jetës,
por ja që fati ka luajtur me ju. Secilën herë kur të mendoni për të
duhet ta dini se ai në esencë nuk ka qenë mashkulli i jetës suaj, sepse
po të ishte do të ishit ende me të. Ajo që është e mrekullueshme kur e
mendoni një gjë të tillë është fakti që të duhurin duhet ta takoni ende.
E deri atëherë kënaquni me momentet e porsazbuluara të pavarësisë dhe
asaj që ofron jeta.
Mund ta ngrehni spirancën
Krejt çfarë ju ka mbajtur në ndonjë vend, qytet, shtet, është ai, e
tani i keni dyert e hapura. Nëse gjithmonë keni ëndërruar që të studioni
apo punoni në një qytet, shtet ose kontinent tjetër ose megjithatë për
një udhëtim të gjatë rreth botës, tani e keni mundësinë ideale për një
gjë të tillë. Ngriheni spirancën dhe lundroni në ujëra të panjohura e
interesante.
Koha e qetësisë
Kur keni qenë me të s’ka pasur kurrë qetësi, gjithmonë bëhej diçka,
bisedohej, gjithmonë dëgjohej zhurmë, muzikë, rrallë keni mundur të
gjeni kohë vetëm për vete. Tani mundeni që sërish të mësoheni me faktin
se çfarë do të thotë që të keni kohë vetëm për vete dhe atë ta kaloni në
mënyrën të cilën e preferoni.
Më pak obligime
Rrëmuja juaj është vetëm juaja, vetë e keni bërë. Pra, kur të
pastroni dhe rregulloni, e dini që tani nuk e bëni për shkak se ai e ka
shkaktuar rrëmujën. Nuk ka më mbledhje të rrobave të palara, të
mbathjeve e peshqirëve, revistave, gotave, enëve në shtëpinë tuaj. Në
bend të kësaj mund ta kaloni kohën në mënyrë më të bukur e më
konstruktive.
Njohja e njerëzve të rinj
Deri tani kryesisht jeni shoqëruar me miq të përbashkët dhe me çifte
të tjera. Tani ndoshta keni më shumë nevojë që ta zgjeroni rrethin e
miqve tuaj, duke njohur njerëz të rinj e interesantë. Përveç kësaj, keni
shumë më shumë raste dhe vullnet për të dalë dhe për t’u shoqëruar me
miq.
Gëzojuni të panjohurës
Para jush sapo është hapur një jetë e re, e cila është e panjohur,
por që mundet të jetë edhe shumë interesante. Mund ta filloni jetën nga e
para, të analizoni disa mangësi që keni dhe të ndryshoheni për të mirë,
të gjeni interesa të reja, një rreth të ri të nejçëve. Jeta është e
mbushur me mundësi, ndërsa nga ju varet se cilën rrugë doni që ta
zgjidhni. Ndoshta nuk do të jetë rruga të cilën e keni ndjekur deri
tani, por të gjithë e dimë që jeta është e mbushur me të panjohura dhe
me gjëra të paparashikueshme.
Re: Pas ndarjes, pse është e mirë vetmia?
esht e mir sepse te ben te kthjellohesh per shum gjera madje merr vendimet me mir sesa kur ke qen cift
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Vetmia cfar eshte per ju
» Frika nga vetmia nuk është arsye për martesë
» A është e mundur që, pa patur aspak dyshim, të dallojmë se ç'është e mirë apo e keqe?!
» A eshte mire qe pyesim..?
» Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë…
» Frika nga vetmia nuk është arsye për martesë
» A është e mundur që, pa patur aspak dyshim, të dallojmë se ç'është e mirë apo e keqe?!
» A eshte mire qe pyesim..?
» Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë…
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi