Çfarë është Intimiteti?
2 posters
Faqja 1 e 1
Çfarë është Intimiteti?
Çfarë është Intimiteti?
Sot, fjala intimitet ka marrë ngjyrime seksuale. Por kuptimi i saj është më i gjerë. Ajo përfshin të gjitha përmasat e jetës sonë - po, aspektin fizik, por edhe atë shoqëror, emocional, mendor dhe shpirtëror. Intimitet në të vërtetë do të thotë ndarje e plotë e jetës me dikë. Dhe a nuk e kemi patur ne ndonjëherë dëshirën për afërsi, njëjtësi, për të ndarë gjithë jetën tonë me dikë?
Marshall Hodge shkroi një libër me titul Your Fear of Love (Frika jote nga dashuria). Në të ai thotë, "Ne kemi mall për çaste dashurie, afërsie dhe butësie, por shpesh në pikën kritike tërhiqemi. Kemi frikë nga afërsia. Kemi frikë nga dashuria." Më poshtë në të njëjtin libër Hodge thotë, "Sa më afër dikujt të jesh, aq më shumë mundësi ka për lëndim." Është frika nga lëndimi ajo që shpesh na pengon të gjejmë intimitet të vërtetë.
Po jepja një seri leksionesh në një universitet në Ilinoin jugor. Pas njërit nga takimet një vajzë erdhi dhe më tha, "Duhet të flas me ju për problemet me të dashurin." U ulëm dhe ajo filloi të më tregonte problemet e saj. Pas disa çastesh ajo bëri këtë deklaratë: "Tani po ndërmarr hapa që të mos lëndohem përsëri." I thashë, "Me fjalë të tjera, po merr hapa që të mos duash më kurrë." Duke menduar se e keqkuptova, ajo vazhdoi, "Jo, nuk po them këtë. Thjesht nuk dua të lëndohem më. Nuk dua dhimbje në jetën time. " I thashë, "Tamam. Ti nuk do dashuri në jetën tënde." Sepse nuk ekziston diçka e tillë si "dashuri pa dhimbje". Sa më afër të jesh me dikë, aq më e madhe mundësia për t'u lënduar.
Unë do të thosha se ti (dhe rreth 100% e popullsisë) do të pohonit se jeni lënduar në një marrëdhënie të mëparshme. Pyetja është, çfarë bën me atë lëndim? Për ta maskuar dhimbjen shumë prej nesh u japin të tjerëve atë që quhet "shenjë e dyfishtë." I themi tjetrit, "Shiko, unë dua që të më afrohesh. Dua të dua dhe të më duan...por, prit një minutë, jam lënduar më parë. Jo, nuk dua të flas për këto tema. Nuk dua t'i dëgjoj këto gjëra." Ne ndërtojmë mure rreth zemrës sonë për të mos lejuar të hyjë ndonjë nga jashtë të na lëndojë. Por i njëjti mur që s'i lejon njerëzit të hyjnë nuk na lejon as ne të dalim. Rezultati? Vetmia. Dhe intimiteti dhe dashuria e vërtetë bëhen të pamundura.

Re: Çfarë është Intimiteti?
Eshte dicka qe i perket vetem dikujt,dhe ska askush te drejte qe te fuse hundet ne punet e tjetrit.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çfarë duhet që të përjetosh intimitet të vërtetë me dikë? Çfarë është dashuria? Çfarë është intimiteti?
» Cfare eshte per ju BURRERIA?!? Cfare ju ben te mendoni se jeni te tille??
» Parandalimi HIV
» Cfare eshte per ju dashuria?
» Cfare eshte nje kujtim...???

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi