Shqipëria dikur një enigmë, plot njerëz miqësorë dhe mikpritës
Faqja 1 e 1

Shkruar nga Peter Lynch dhe botuar fillimisht nga "Reading Eagle", Pennsylvania, USA*
Ballkani është rajoni i Evropës Juglindore sa i çuditshëm aq edhe familjar. Shpesh flitet për të si një kryqëzim historik Lindje/Perëndim, politikisht i pakuptueshëm, plot intriga, djep i civilizimit perëndimor, ende i konsideruar si pikënisje e 37 500 000 njerëzve të humbur në Luftën e Parë Botërore, gjurmët e së cilës vazhdojnë edhe sot në shek. e 21-të.
Kam kaluar në çdo vend të këtij rajoni: Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Rumani dhe Serbi, por vetëm pasi kisha vizituar Greqinë. Kështu, vendosa të edukoj veten dhe të eksploroj këtë rajon plot enigma.
Shqipëria ishte vendi i parë prej nga nisa.
Rruga nga Aeroporti i Tiranës më tregoi historinë e vet: më tepër kilometra rrugë me katër korsi pa sinjalistikë, pjesë-pjesë të dëmtuara, sesa një autostradë.
Gjithsesi, dukej ekzotike, pasi ka qenë një tokë sekrete që kur komunistët e morën pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe e mbyllur për të huajt nga diktatura e Enver Hoxhës. Pak njerëz lejoheshin të hynin (apo të linin Shqipërinë). Për amerikanët ishte tërësisht e ndaluar, ndërsa evropianët lejoheshin vetëm nën një survejim të rreptë. Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe si pjesë e Ballkanit ka qenë vazhdimisht e përfshirë në konfliktet etnike dhe kombëtare pa fund.
Shqiptarët e sotëm i gjejnë gjurmët e të parëve të tyre, ilirëve, rreth vitit 400 para Krishtit, si një qytetërim bashkëkohor dhe i krahasueshëm me grekët, me të cilët ata kanë bërë tregti dhe kanë luftuar padyshim.
S'keni dëgjuar kurrë për këtë? Atëherë bashkohuni me mua, pasi edhe unë nuk kisha dëgjuar kurrë më parë. Atje ka vende historike ende të pazbuluara si Butrinti, në Shqipërinë e Jugut , e cili mund të kthehet në një nga qytetet antike më të rëndësishme në botën perëndimore.
Historia është art jo shkencë. Kështu, mënyra sesi e kuptojmë ne të shkuarën, varet nga njerëzit që e shkruajnë atë. Gërmimet më të mëdha arkeologjike janë kryer në Greqi, prandaj njerëzit kanë dëgjuar vetëm për Greqinë e lashtë. Vetëm tani, ne po zbulojmë se sa të sofistikuar kanë qenë ilirët. Në fakt, Aleksandri i Madh u lind në afërsi të Maqedonisë dhe nëna e tij ishte nga Shqipëria, ilire - a e përmend Hollivudi këtë?
Grekët, romakët, visigothsët, otomanët, venecianët, nazistët, rusët dhe kinezët, të gjithë kanë pushtuar ose mbajtur nën thundër popullin shqiptar. Britanikët asistuan partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe komandot dorëzuan dhe çliruan qytetin jugor të Sarandës. Ushtarët britanikë të cilët u vranë gjatë çlirimit të Tiranës u varrosën në qytet.
Hoxha ishte udhëheqës i partizanëve, në një farë mënyre britanikët lehtësuan ardhjen e komunistëve pas luftës në pushtet. Spiuni famëkeq rus ( në shërbimin sekret britanik) Kim Philby, shënon përpjekjet e para për rrëzimin e qeverisë komuniste. Përfundimisht, populli shqiptar e bëri atë për vete. Në vitin 1991 ata rrëzuan statujën e Hoxhës dhe filluan procesin e çlirimit. Nuk ishte një rrugë e lehtë, por tani vendi është i lirë, i hapur dhe po aq i sigurt si vendet e tjera, ndoshta më i sigurt se shumë nga qendrat e qyteteve në USA. Për njerëzit me një shpirt aventure dhe në kërkim, Shqipëria është vendi për t'u vizituar. Jo vetëm për arkeologjinë mahnitëse, por edhe për malet e bukura, plazhet e pacenuara dhe të pazhvilluara (për momentin), ushqimin e mrekullueshëm dhe të dashur, mirëpritjen e njerëzve. Ky vend në një tranzicion të shpejtë është plot kontradikta: satelitë TV , njerëzit punojnë fushën me dorë, shfaqja e makinave private, karroca kuajsh në masë dhe më shumë bunkerë sesa shtëpi. Në fakt, ndodhen më shumë se 750000 bunkerë, një për çdo familje, që kushtojnë shtrenjtë për t'u zhvendosur!
60 % mazhorancë myslimane është një shtrembërim interesant nga analistët e huaj, që ndoshta nuk kanë qenë kurrë në Shqipëri. Nën rregullat otomane, ata që nuk ishin myslimanë u nënshtroheshin taksave masive, kështu që mjeti më i përshtatshëm ishte të ndryshoje besimin në letra. Ashtu si pjesa tjetër e botës, besimi nuk është diçka që shkakton grindje në Shqipëri. Myslimanët dhe kristianët lidhin krushqi, unë nuk pashë madje një grua të vetme të kishte veshur "një perçe" dhe të gjithë dukej se pinin alkool me ushqim. Kështu, ndoshta Shqipëria ka diçka për t'i mësuar pjesës tjetër të botës dhe ndoshta duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos besojmë në çdo gjë që lexojmë në gazeta apo shohim në televizione.
Megjithatë, ky peizazh nuk përcjell vetëm një idil rural. Në Veri të Shqipërisë ka familje të fuqishme dhe fshatra besnikë të traditës, të cilët mund të përfundojnë në gjakmarrje apo familje që kanë të zhvilluar krimin, por jo si mafia siciliane. Amerikanët e Korpusit të Paqes janë një prezencë domethënëse, që po mbështet zhvillimin e një infrastrukture, në mënyrë që Shqipëria të përparojë dhe të konkurrojë në shek. e 21-të. Megjithëse janë rreth 50-70 vullnetarë në të gjithë vendin, nuk është e vështirë t'i takosh, pasi janë vendosur në të gjithë pikat kryesore të vendit.
Në Berat, unë takova Teri Mcbride nga Waynesboro, por që jetonte në Lewisburg
( Ajo i përshëndet të gjithë nga larg ). Pas 18 muajsh në Shqipëri, çka asaj i mungon përveç familjes dhe miqve, është uji i rrjedhshëm në mënyrë të vazhdueshme. Ndërsa mua personalisht më mungonte asfalti. Sa e çuditshme ishte të bisedoje rreth dyqaneve të "READING" në një kështjellë në majë të një kodre në qendër të Shqipërisë.
Shqipëria arrihet lehtë, pasi shumë kompani të vogla ajrore fluturojnë nga kryeqytetet evropiane: linjat ajrore "Malev" (Hungarian), dhe "Austrian" kanë fluturime të rregullta dhe një shërbim cilësor të mirë.
Kompania ajrore shqiptare quhet "Albatros Airways". Po të ishte për mua si turist, nuk do të rendja për t'i vënë emrin e një zogu tradicional që sjell fat të keq. Sigurisht, ai është vetëm një emër, por kush do të zgjidhte të fluturonte me një fatkeq Airways? ….
Marre Tirana-Observer.

Similar topics
» Shqipëria, miqësore me Argjentinën më 20 qershor!
» Pse njeriu i sotëm nuk është më mikpritës?
» Vendet më miqësore të botës
» Dhjetë shtetet më miqësore në botë
» A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi