Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Testojeni partnerin para jetës së përbashkët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Testojeni partnerin para jetës së përbashkët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Testojeni partnerin para jetës së përbashkët

2 posters

Shko poshtë

Testojeni partnerin para jetës së përbashkët Empty Testojeni partnerin para jetës së përbashkët

Mesazh nga kasperi Fri 7 Oct 2011 - 9:53

Testojeni partnerin para jetës së përbashkët


[You must be registered and logged in to see this image.]Pikat më të ndjeshme në martesë apo në një lidhje serioze janë financat, marrëdhëniet në familje, fëmijët, planet dhe pritjet nga jeta, që zakonisht sjell deri te ndarja apo shkurorëzimi.

Prandaj, britanikëve u ra ndërmend të mendojnë se para hyrjes në jetë të përbashkët ta testojnë kompatibilitetin e partnerit.

Para jetës së përbashkët kontrolloni nëse ju dhe partneri juaj keni pikëpamje të njëjta, nëse e dëshironi një familje tradicionale apo bashkëkohore dhe a planifikon ai që punët e shtëpisë t’i kryeni së bashku.

Paraja

Sa janë të ardhurat e gjysmës tjetër dhe a e di ai sa ju fitoni? A i ndani kursimet, apo ai dëshiron të blejë një veturë të re, gjersa ju do donit të kurseni? A qëndron paraja në një vend të përbashkët, apo secili mban kuletën e tij? Planifikoni të hapni një llogari të përbashkët? A keni diçka kundër që t’i mbuloni borxhet e partnerit tuaj me paratë me të cilat keni planifikuar t’i investoni në shtëpi?

Shpenzimet

Nuk mund të hiqni dorë nga këpucët e shtrenjta apo rrobat më të reja? A e fshihni nga partneri minusin në kartelë? A luani bixhoz? A jeni të varur nga diçka dhe a është në dijeni partneri juaj për një gjë të tillë?

Lidhjet familjare

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me farefisin – të afërm dhe të largët? A jeni në kontakt me familjen dhe a planifikoni që këtë lidhje ta forconi edhe më? A përzihen ata në jetën tuaj? A jeni në marrëdhënie të këqija me familjen tuaj apo të partnerit?

Fëmijët

A dëshironi fëmijë dhe sa? Si mendoni t’i edukoni? A pajtoheni të investoni në edukimin e tyre?

Religjioni

A jeni religjioz? A pajtoheni që fëmijët t’i edukoni në këtë frymë? A ju pengon nëse partneri juaj është ateist, nëse ju jeni fetar dhe e kundërta?

Zbavitja

Si dëshironi ta kaloni kohën e lirë – ndaras apo së bashku? A do të thotë pushim që pushoni edhe nga njëri-tjetri?

Stili i jetës

Çfarë është stili juaj i jetës? Ku do të dëshironit të jetonit? A mendoni që një ditë të zhvendoseni në një vend të qetë, jashtë qytetit?

Puna

A është karriera e partnerit tuaj e rëndësishme sikur e juaja apo njëri prej jush duhet të bëjë kompromis? A jeni të gatshëm për një gjë të tillë? A planifikoni ta ndërpritni karrierën pas lindjes së fëmijës së parë? A mund njëri prej jush të kujdeset për familjen?

Familje tradicionale apo moderne

A keni pikëpamje tradicionale rreth familjes – gruaja amvise, e mashkulli siguron të ardhurat? Kush duhet të kujdeset për të hollat? Kush i paguan llogaritë? A planifikoni t’i ndani punët e shtëpisë?

Sinqeriteti

A ndieni ende diçka për ish-dashuritë? A jeni të sinqertë ndaj partnerit tuaj?
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Testojeni partnerin para jetës së përbashkët Empty Re: Testojeni partnerin para jetës së përbashkët

Mesazh nga Anakonda Mon 13 Feb 2012 - 8:54

Testim shume i kendshem qenka.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi