Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sakrifica e fundit e një nëne, refuzon kimioterapinë për jetën e së bijës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sakrifica e fundit e një nëne, refuzon kimioterapinë për jetën e së bijës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sakrifica e fundit e një nëne, refuzon kimioterapinë për jetën e së bijës

2 posters

Shko poshtë

Sakrifica e fundit e një nëne, refuzon kimioterapinë për jetën e së bijës Empty Sakrifica e fundit e një nëne, refuzon kimioterapinë për jetën e së bijës

Mesazh nga Emona Thu 20 Oct 2011 - 2:00



E përballur me faktin se vetëm kimioterapia do t’i shpëtonte jetën, një nënë shtatzënë zgjedh jetën e fëmijës, duke sakrifikuar veten. 41-vjeçarja Stacie Crimm, të cilës mjekët i kishin thënë se nuk mund të kishte kurrë fëmijë, vendosi të refuzojë trajtimin me kimioterapi për kancerin e qafës, pasi mësoi se kjo do të dëmtonte fëmijën në barkun e saj. Gruaja duroi dhimbjet për pesë muaj me radhë, deri ditën kur solli në jetë vajzën e saj. Tri ditë më pas, Stacie ndërroi jetë.


“Ky fëmijë është gjithçka ajo kishte”, thotë i vëllai, Ray Phillips, i cili ishte i pari që mësoi lajmin e shtatzënisë së saj pas vitesh të tëra bindjeje se nuk mund të lindte kurrë fëmijë.

“Ti nuk do ta besosh atë që kam për të të thënë”, i kishte thënë ajo të vëllait kur kishte marrë vesh lajmin e mirë. Por në javët e ardhshme, kur ajo kishte filluar përgatitjet për gjërat që do t’i duheshin bebes që priste, dhimbjet e forta të kokës, shikimi i dobët dhe dridhjet e trupit e kishin pushtuar pak nga pak.

Ajo nisi t’i tregonte të vëllait për shqetësimet e saj shëndetësore. “Jam e shqetësuar për fëmijën. Shpresoj të jetoj aq sa për ta sjellë në jetë. Të lutem, nëse mua më ndodh ndonjë gjë, merre ti fëmijën”, i shkruante ajo Ray-t.

Stacie ishte ndarë me babain e fëmijës dhe kishte vendosur ta rriste vetë atë. Ajo u vizitua te doktorë të ndryshëm dhe në korrik një skaner tregoi shkakun e gjithë dhimbjeve të saj: një tumor i përhapur në kokë dhe qafë.

Ajo u detyrua të zgjidhte mes jetës së saj dhe të të bijës… dhe për të nuk ishte një zgjedhje e vështirë. Në gusht, Stacie u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin OU Medical Center në Oklahoma dhe pas dy ditësh, doktorët u detyruan t’i bënin një operacion për të nxjerrë fëmijën dhe më pas e transferuan në spitalin e Onkologjisë.

“Ajo e kishte të pamundur të shkonte te vajza e saj dhe bebja gjithashtu nuk mund t’i sillej për shkak të komplikacioneve që kishte pasur gjatë lindjes. Ne i treguam foto të vajzës dhe ajo qau. Donte ta mbante njëherë në krahë, por kjo ishte e pamundur”, thotë vëllai i Stacie-t. Stacie ndërroi jetë në 14 shtator, ndërsa e bija jeton me vëllain e nënës dhe katër fëmijët e tij.Sakrifica e fundit e një nëne, refuzon kimioterapinë për jetën e së bijës Sakrifica1Sakrifica e fundit e një nëne, refuzon kimioterapinë për jetën e së bijës Bebi1-300x237

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrifica e fundit e një nëne, refuzon kimioterapinë për jetën e së bijës Empty Re: Sakrifica e fundit e një nëne, refuzon kimioterapinë për jetën e së bijës

Mesazh nga Anakonda Tue 7 Feb 2012 - 18:40

Kesaj i thone nene tamam,me vjen keq qe jeta e ka perballur me nje fatkeqesi te tille.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi