Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Provat me vaksinën kundër malaries, rezultate premtuese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Provat me vaksinën kundër malaries, rezultate premtuese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Provat me vaksinën kundër malaries, rezultate premtuese

2 posters

Shko poshtë

Provat me vaksinën kundër malaries, rezultate premtuese Empty Provat me vaksinën kundër malaries, rezultate premtuese

Mesazh nga T_o_n_i Thu 20 Oct 2011 - 6:02

Një aleancë ndërkombëtare shëndetësore që punon për të zhvilluar një
vaksinë kundër malaries thotë se një prej vaksinave të saj më të
përparuara, e quajtur RTSS, po tregon rezultate premtuese. Pas dy vjet
provash klinike në Afrikë, Nisma Vaksina kundër Malaries dhe
bashkëpunëtorët e saj shpallën se vaksina e re ofron mbrojtje kundër
malaries për fëmijët e moshës pesë muajsh deri në 17 muajsh.

Shkencëtarët që po punojnë për vaksinën e parë në botë kundër
malaries e quajnë vaksinën e re provë së hap të rëndësishëm historik.

"Për 40 vjet shkencëtarët janë duke u përpjekur për të zhvilluar vaksinën kundër malaries dhe më në fund ky është rezultati."

Dr. Christian Loucq është drejtor i Nismës së Vaksinës kundër
Malaries - një grup ndërkombëtare jo-fitimprurëse i përfshirë në
vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës së re. Mijëra fëmijë
në shtatë vende në Afrikë kanë marrë vaksinën e re. Ekspertët zbuluan se
tek fëmijët e vaksinuar, rreziku malaries është përgjysmuar.

Dr. Daniel Ansong është pediatër që shqyrtoi provat e vaksinës në një klinikë në Gana:

"Faza e tretë e provave do të tregoj efikasitetin dhe sigurinë e
vaksinës. Rezultatet janë të qarta dhe të qëndrueshme. Ne jemi shumë të
lumtur dhe të inkurajuar për të shkuar përpara."

Dr. Ansong beson se vaksina do të jetë një armë e re e vlefshme në luftën globale kundër malaries.

Kritikët thonë se në provat në terren, vaksina e re ishte vetëm 47
për qind efikase kundër rasteve të rënda të malarjes, një nivel
mbrojtjës, thonë ata, që duhet të jetë më i lartë. Por, mjekët pediatër
thonë se malaria shkakton 800.000 vdekje të fëmijëve çdo vit, edhe
niveli i tanishëm mbrojtës që ofron vaksina e re mund të shpëtojë mijëra
jetë njerëzish.

Dr Joe Cohen është bashkë-shpikës i vaksinës RTS S dhe ekspert
barnash pranë firmës farmaceutike GlaxoSmith-Kline. Kjo kompani ka
investuar 300 milionë dollarë për zhvillimin e vaksinave kundër
malaries.

Dr Cohen thotë se puna për zhvillimin e një vaksinë kundër malaries ka qenë një sfidë e madhe shkencore.

"Problemi, është parazit në vetvete. Paraziti Malaria - parazitët në
përgjithësi - janë organizma shumë komplekse, me ADN të ndërlikuar me
mijëra gjene, krejt ndryshe nga bakteret apo viruset ".

Firma GlaxoSmith-Kline thotë se ka në plan të investojë një shtesë
deri 100 milionë dollarë në programin e vaksinës. Shkencëtarët thonë se
do të fillojnë provën e vaksinës në shkallë të gjërë pas përfundimit të
suksesshëm të fazës së tanishme ku përfshihen 3 prova.

Zhvilluesit e vaksinës kanë në plan t'i paraqesin rezultatet
përfundimtare të provave të vaksinës pranë Organizatës Botërore të
Shëndetësisë në vitin 2014. Shpresa e tyre është se OBSH-ja do të
rekomandojë që vaksina të bëhet një pjesë rutinë e vaksinimit të
fëmijëshme për parandalimin e malaries në të ardhmen.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provat me vaksinën kundër malaries, rezultate premtuese Empty Re: Provat me vaksinën kundër malaries, rezultate premtuese

Mesazh nga Anakonda Sun 8 Apr 2012 - 0:58

et qejfi qe paska rezultate premtuese
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi