Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?!

3 posters

Shko poshtë

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Empty KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?!

Mesazh nga Emona Wed 26 Oct 2011 - 2:36

Sensacioni më i madh, që nga aterrimi i njeriut në Hënë: qenia e parë njerëzore e klonuar së shpejti do ta shijoj dritën e kësaj bote. Kur autori Aldous Huxley, ne vitin 1932 shkroi romanin e tij „Schöne neue Welt“, ndoshta, as që e ka besuar se fantazia e tij një ditë do të bëhet realitet. Klonimi, temë që ka motivuar shumë autorë dhe zgjuar fantazitë e tyre për krijimin e shumë veprave fantastiko-shkencore, por në veçanti, i ka nxitur shkencëtarët e mbarë rruzullit tokësor për hulumtime eksperimental, së pari në bimë, e më vonë edhe në shtazë.

Derisa autorët e ndryshëm, përmes veprave të tyre, tërhiqnin vëmendjen se përmes keqpërdorimit të proceseve gjenetike dhe klonimit, njerëzimit mund t’i kanoset zhdukja, shkencëtaret, në të kundërtën, propagandonin vlerat pozitive dhe shumë të dobishme të këtij zbulimi në sferat medicinale.

„Dr. Frankenshtajn“ u quajt shkencëtari amerikan Jerry Hell, kur për herë të parë, më 1993, bëri klonimin e embrionit njerëzorë dhe, në vend të famës, korri indinjatën mbarënjerëzore, gjë që edhe e detyroi atë t’i ndërpres eksperimentimet e mëtejme. Mirëpo, shkencëtarët në shumë institute nuk e ndërprenë punën e tyre dhe vazhduan eksperimentet me kafshë.

Klonimi i parë sensacional (pas 277 provave të dështuara) u arrit me 22 janar 1996 në Institutin-Roslin të Skocisë ku si rezultat i hulumtimeve komplekse shkencore të ripërsëritjes se një gjeni, u krijua delja „Dolly“. Shkencëtarët Skocezë ia arritën që nga një qelizë e vetme e deles të ripërsërisin të njëjtin tip, pra të krijojnë prototipin identik në çdo aspekt. Pas këtij eksperimenti të suksesshëm në Skoci, filluan punën institutet e ndryshme në shumë qendra botërore. Më 1997 u arrit klonimi i minjve; më 1998 klonim i viçit „Marguerite; më 1999 klonimi i derrave; në vitin 2000 u arrit për herë të parë me sukses edhe klonimi i majmunit; më 2003 klonimit i kalit “Prometea” dhe në prill 2005 klonimi i parë i një qeni, të quajtur “Snuppy”. Këto suksese të njëpasnjëshme të klonimit të shtazëve të ndryshme, bën me dije se klonimi i parë i njeriut është në prag!

Derisa eksperimentimet e shumëfishimit identik me shtazë lejohen edhe me ligj, eksperimentet e klonimit të qenies njerëzore kanë hapur debate të shumta. Vet, ish Kryetari Klinton kërkoi nga komisioni bioteknik të dalë me një qëndrim rreth kodit etik në fushën e biogjeneve. Edhe ministria gjermane e Shkencave dhe Hulumtimeve kërkuan marrjen e masave për ndërprerjen e çfarëdo lloj keqpërdorimi në këtë fushë. Deputeti britanik, D. Akllen beson se kjo vë ne dyshim gjithë natyrën e njeriut. „Mendoj se kjo do të çoj në zhdukje e njeriut. Ne po krijojmë një nenspecie, dhe njeriu në të ardhmen, nëse kjo vazhdon, do të jetë vetën një vepër dhe jo njeri i vërtet“. Në këtë drejtim kritika të rrepta dërguan edhe bashkësitë fetare duke i paralajmëruar shkencëtarët që të heqin dorë nga manipulimet me krijesat e Perëndisë, sepse kjo mund t’ju hakmerret keq!

Me gjithë kritikat e shumta, në dhjetor të vitit 2000, Parlamenti britanik jep dritën e gjelbër dhe mundëson eksperimentime klonuese për nevoja terapeutike. Sipas rregullave „të rrepta“, shkencëtarët mundet të eksperimentojnë me embrionet klonuese, por ato, nuk guxojnë të jenë më të vjetra se 14 ditë. Gjithashtu, lajmet më të reja nga Berlini lënë të supozohet se dhe Parlamenti gjerman, pas atij britanik, do të mundësoj një eksperimentim të këtij lloji (parlamenti gjerman e ka të ndaluar me ligj që nga viti 1990 manipulimin me gjene). Por manipulimi me gjene (për qëllime humane, mjekësore, shkencore etj.) lejohet edhe në Finlandë, Danimarkë, Spanjë e shumë vende të tjera. Kjo u vërtetua edhe gjatë votimin të një deklarate kundër klonimit në shkurt të vitit 2005 në Kombet e Bashkuara, ku mbi 30 shtete u deklaruan pro klonimit.



Në dhjetor të vitit 2000, shkencëtari amerikan, Gregory Stock, në intervistën për revistën gjermane „Fokus“ thotë se fëmija i parë i klonuar pritet të lind „brenda pesë viteve të ardhshme“. Me 26 janar të vitit 2001, një grup prej tre shkencëtarësh nën udhëheqjen e shkencëtarit italian, Severino Antinori, bëri me dije, se klonimi i një embrioni njerëzor do të mund të realizohet brenda „18 muajve“. Përndryshe, Antinori u bë i njohur në botë në vitin 1994, kur arriti që një grua 62 vjeçare ta bëjë nënë. Që tani, ai i ka në dispozicion 50 qifte që janë lajmëruar vullnetarisht.

Nga tempoja rapide e zhvillimit të shkencës, shihet qartë se ajo po i afrohet pikave kulminante. „Lajmi epokal i njeriut të parë të klonuar së shpejti do ta trondit botën. Një homo i klonuar në laborator nuk është më utopi“. Këtë e thonë ekspertet me një siguri të plotë.

Francis Collons, një udhëheqës i kërkimeve të gjeneve, në konferencën e World-Life-Science që u mbajt më 2001 në Lyon të Francës thotë se është i bindur se njeriu do të lirohet nga kufizimet biologjike dhe „do ta merr në duart e veta kontrollin evolutiv“. Ai mendon se brenda disa vitesh njeriu i modifikuar gjenetik do të jetë si qenie standarde. Shkencëtarët do të mund të manipulojnë me gjenet dhe të mundësojnë lindjen e fëmijëve të shëndosh, duke larguar tek ata gjenet e sëmura, të trashëguara nga prindërit. Pra me këtë do të mundësohet edhe ndryshimi i dëshiruar i statusit biologjik për ta avancuar vetveten. Edhe këshilltari për çështje etike i ish Kryetarit amerikan Klinton, Eric Meslin është thellë i bindur „se njeriu së shpejti do të klonohet. Nuk mund të ndaloht ky proces“ - thotë ai. Panos Cavos, shkencëtar amerikan dhe anëtar i treshit në grupin e Antinorit, në një emision televiziv gjerman, thotë: „Djalli ka dalë nga shishja. Më mirë ta krijojmë ne atë se sa një diktator i kësaj bote (aludonte në Sadam Hyseinin).“




Shumë autorë në artikujt e tyre lënë të dyshosh, shikuar nga zhvillimet e hovshme të shkencës në përgjithësi, se qysh sot nëpër laboratorë të ndryshme të botës veç krijohen klonime të qenies njerëzore! Me teknologjinë që disponon sot njerëzimi, nuk duhen investime dhe mund i madh për t’i mundësuar kushtet e një laboratori për klonim. Për te krijuar një “Frankenshtajn” nevojitet vetëm një qelizë e shëndosh. Andaj edhe shtohet dyshimi dhe frika se kjo do t’u mundëson diktatorëve të ndryshëm të krijojnë kopjen e vetë dhe atë, jo vetëm një, por disa përnjëherë. Derisa disa tmerrohen nga këto parashikime, të tjerët ngazëllohen duke shpresuar se do të rilindin idolet e tyre. Veç janë paraqitur grupet të ndryshme me shuma të caktuara të hollash që kërkojnë kopjet e idoleve të tyre siç është ai i „American for Cloning Elvis“, që shpresojnë se përmes djersës në këmishën e Elvis Prislit do të mundësohet rilindja e tij. Pastaj në grup tjetër, www.clonejesus.com që shpresojnë në rilindjen e Krishtit etj. Shumë të tjerë shpresojnë në rilindjen e më të dashurve të tyre që kanë pësuar nga sëmundjet ose fatkeqësitë, duke i kthyer ata prapë në jetë përmes sistemit të klonimit. Gjithashtu, një sekt në Amerikë ofron „pavdekësi“. Për 200.000 dollar amerikanë ata ju garantojnë shërbim komplet të klonimit personal pas vdekjes.

Derisa skeptikët kanë një prizëm tjetër shikimi për këtë drejtim, shkencëtarët këtë e konsiderojnë si metodë terapeutike që do t’i ndihmoj shumë njerëzimit, sidomos tani pas zbërthimit të alfabetit gjenetik nga shkencëtari amerikan Craig Venter. Marrja e një embrioni nga një qelizë njerëzore dhe shumëfishimi i saj, ngjallë shpresa të mëdha në lëmin medicinal. Më këtë sistem, shkencëtarët shpresojnë se do të arrihet eliminimi i shumë sëmundjeve të rënda e të pashëruara gjerë më tani siç janë: kanceri, AIDS, parkinsoni etj. Ky sistem, sipas shkencëtarëve, do t’ua kthej shpresat edhe shumë të sëmurëve që presin transplantim të organeve nga më të ndryshmet. Gjithashtu, do të ndikoj edhe në shërimin e lëndimeve të palcës kurrizore si dhe të sistemit nervor, pra do të jetë një hapë shumë i rëndësishëm për mjekësinë. „Kjo metodë e klonimit terapeutik nuk është një hapë kah „Desingbaby“, por një metodë e re e shërimit përmes linjave qelizore“ thotë Henning Beier, Drejtor i Institutit Anatomik nga Klinika Universitare e Aachenit.

Se kur do t’i shijoj rrezet e kësaj bote qenia njerëzore e klonuar dhe a do të paraqes ardhja e tij shpresën apo tmerrin, varet shumë nga normat morale, etike, mjekësore, ligjore etj. Por siç duket kjo do të ndodh së shpejti, kur te kihet parasysh fakti se sot në mbarë rruzullin tokësorë punojnë intensivisht në këtë drejtim me dhjetëra grupe shkencëtarësh.

Sido që të jetë, çështjet mbesin të hapura dhe prognozat janë të ndryshme. Krahas prioriteteve pozitive dhe shpresëdhënëse për mjekësinë, megjithatë doza e frikës sa vjen e shtohet, pasi mundësit e keqpërdorimit përmes gjeneve në sferat më të thella të qenies njerëzore, kurrë nuk kanë qenë më të mëdha dhe më të rrezikshme se sot.
  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Image006
Në Web Site-n e grupin „American for Cloning Elvis“ bëhet regjistrimi i adhuruesve të Elvisit për klonimin e tij

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Image0081996

Me 22 janar shkencëtarët Skocezët arritën të bëjnë klonimin i parë - delja Dolly

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Image0101997

U arrit klonimi i minjve

(lartë janë dhuruesit e qelizave, ndërsa poshtë të klonuarit)


  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Image012

1998

Shkencëtarët francez arritën klonimin e viçit Marguerit

(ka deformime të pjesshme)

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Image014

1999
Në Blackburg të

Virgjinisë, shkencëtarët amerikanë bënë klonimin e derrave

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Image016

2000

Shkencëtarët amerikanë arritën të bëjnë klonimin e majmunit

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Image018

2003

Klonimi i kalit Prometea ështe

sukses i shkencëtarëve italian.

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Image020
2005

Nga shkencëtarët e Kores Jugore u arrit

edhe klonimi i qenit - Snuppy

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Image022

Deri në vitin 2010

parashikohet, sipas grupeve shkencore, klonimi i njeriut.
Burimi I shkrimit (Sa-kra.ch)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Empty Re: KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?!

Mesazh nga dajti modh Wed 26 Oct 2011 - 2:46

sme pelqen ..edhe kjo te bohet e mjere veglat tona..sdo i hyjne ne pune me njeriu [@@@@@@] [@@@@@@] [@@@@@@]
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Empty Re: KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?!

Mesazh nga EMI Wed 26 Oct 2011 - 2:47

hahahahh, mir e ke mer cun s'do ju funksionoi me ...
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Empty Re: KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?!

Mesazh nga dajti modh Wed 26 Oct 2011 - 2:49

EMI shkruajti:hahahahh, mir e ke mer cun s'do ju funksionoi me ...
as te jujat sdo hyjne ne pune [@@@@@@] [@@@@@@] [@@@@@@] [@@@@@@]
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Empty Re: KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?!

Mesazh nga EMI Wed 26 Oct 2011 - 2:50

po pra por neve te pakten do na mbajne per ekubator, se bebi diku do rritet.... (tongueout)
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Empty Re: KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?!

Mesazh nga dajti modh Wed 26 Oct 2011 - 2:52

EMI shkruajti:po pra por neve te pakten do na mbajne per ekubator, se bebi diku do rritet.... (tongueout)
po eri po lesh .. e kane eri ikubatorin se ke pa .. skane nevoje as per femnat me [QeSh] [QeSh] [QeSh]
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Empty Re: KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?!

Mesazh nga EMI Wed 26 Oct 2011 - 2:53

epo jo te gjitha rastet mo cun, se ka dhe raste ku femra mban femijen ne vend te ekubatorit, pra krijohet ne laborator si embrion, dhe vendoset ne mitren e nje femre per tu rrit dhe per tu ber lindje normale.....
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?! Empty Re: KLONIMI – SHPRESË APO TMERR?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi