Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet në Shkodër objekti 200 vjeçar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet në Shkodër objekti 200 vjeçar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet në Shkodër objekti 200 vjeçar

Shko poshtë

Zbulohet në Shkodër objekti 200 vjeçar Empty Zbulohet në Shkodër objekti 200 vjeçar

Mesazh nga Emona Mon 7 Nov 2011 - 3:32

Shkodër – Ura Kërcile, objekti 200 vjeçar, i zbuluar në Shkodër gjatë punimeve për ndërtimin e unazës së qytetit, mbetet në pritje të ndërhyrjes së strukturave të Monumenteve të Kuturës.
Në hyrje të qytetit të Shkodrës, rreth një kilometër larg Urës së Bunës, një objekt 200- vjeçar ka dalë në dritë gjatë punimeve për ndërtimin e unazës së qytetit, të cilin banorët e zonës e njohin si “Ura Kërcile”.

Objekti, i ndodhur në aksin rrugor, Pazar-Perash, për momentin është rrethuar me shiritat përkatës.

Zyhdi Rrashketa, një banor i hershëm i lagjes së vjetër “Draçin”, në afërsi të kalasë “Rozafa”, thotë se jo vetëm ai, por edhe të afërmit e tij më të moshuar, mbajnë mend se ky objekt ka qënë shumë karakteristik për nga konstruksioni. Ura, thotë ai, ka funksionuar me dy harqe të mëdhenj, si ato të tipit së Urës së Mesit në komunën e Postribës pranë lumit Kir.
“Zona është shoqëruar nga përshkrimi ujrave që vinin qoftë nga liqeni i Shkodrës, apo edhe nga lumi Kir në krahun tjetër, duke i shërbyer komunitetit për qarkullim ndërlidhës ndërmjet lagjeve të vjetra të Shkodrës të gjendura në këtë zonë, si “Luguçesme”, “Tepe”, “Qafë”, “Tophanë”, etj.”, shton Rrashketa.

Ndërkohë, drejtoresha e Zyrës së Urbanistikës pranë bashkisë së Shkodrës, Aida Shllaku, thotë se, pasi janë vënë në dijeni nga firma që po punon për ndërtimin e unazës së qytetit, nga ana e tyre është kërkuar shmangia e çdo ndërhyrje në atë pellg.
Ndërkohë ajo thotë se kanë filluar bisedimet me Institutin e Monumenteve të Kulturës për shqyrtimin profesional të këtij objekti historik, pasi objekti historik është shfaqur vetëm një pjesë të vogël të gurëve të njërës pres shtresave të harqeve të urës.
“Në pritje të përgjigjes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, bashkia e qytetit ka rishikuar projektin e hartuar për ndërtimin e unazës së qytetit”, sqaron Shllaku. Ajo bën të ditur se në bashkëpunim me specialistët bashkiakë të këtij sektori, mendohet që në atë vend të ndërtohet një rrethrrotullim, i cili më pas do të shërbejë për vijueshmërinë e lidhjes së aksit rrugor ku u gjet objekti, me aksin rrugor të unazës, i cili është në ndërtim e sipër.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi