Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Forbes 2011”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Forbes 2011”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Forbes 2011”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit

2 posters

Shko poshtë

“Forbes 2011”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit Empty “Forbes 2011”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit

Mesazh nga Emona Wed 9 Nov 2011 - 0:59

“Forbes 2011”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit Barack-obama

Revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të fuqishëm të planetit për vitin 2011, në krye të të cilës ndodhet presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ndërsa kryeministri rus Vladimir Putin është në vendin e dytë.

Obama, pas vdekjes së kreut të rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden dhe diktatorit libian Moamer Gadafi, në listën vjetore të kësaj reviste i ka marrë vendin e parë homologu të tij kinez Hu Xhintao, i cili këtë vit ka rënë në vendin e tretë, menjëherë pas Putinit.

Në vendin e katërt, renditet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sikurse edhe vitin e kaluar, vazhdon të jetë gruaja më e fuqishme në botë.

Një vend më poshtë rangohet themeluesi i “Microsoft”-it dhe njeriu më i pasur në SHBA, Bill Gejts, ndërsa mbreti saudit Abdullah ben Aziz al Saud, është në vendin e gjashtë.

Në të shtatin renditet kreu i Selisë së Shenjtë në Vatikan, Papa Benedikti XVI, Ben Bernanke, shefi i Rezervave Federale amerikane është i teti në listë.

Themeluesi i rrjetit shoqëror “Facebook”, Mark Zakerberg (27), është në vendin e nëntë dhe njëherësh është më i riu për nga mosha në listën e njerëzve më të fuqishëm të planetit, kryeministri britanik Dejvid Kameron është njeriu i dhjetë më i fuqishëm në botë, Sonja Gandi, kryetare e Kongresit nacional të Indisë është në vendin 11 etj.

Në listë janë përfshirë gjithsej 70 personalitete të ndryshme botërore.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Forbes 2011”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit Empty Re: “Forbes 2011”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit

Mesazh nga Anakonda Fri 1 Jun 2012 - 19:02

epo shba esht shteti me i frote i planetit....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi