Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Kahlil Gibran... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Kahlil Gibran... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Kahlil Gibran...

Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Nov 2011 - 4:38

Ne vazhdim te kesaj teme do tju sjell disa vargje poezie nga poeti Kahlil Gibran, dhe do tju lutesha qe nese posedoni ndonje poezi nga ky poet, t'a ndanit ketu me ne.



Lexim te kendshem.



Sinqerisht:

Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Re: Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Nov 2011 - 4:40

Kahlil Gibran - Te dua vella

Te dua vella, cilido ti qofsh.
Ne dac se perkulesh tek kisha jote
o gjunjezohesh tek tempulli yt,
o lutesh tek xhamia jote.
Ti edhe une jemi bijte e te njejtit besim,
sepse te ndryshme jane rruget e fese.
Nuk jane gje tjeter, vecse zjatja e gishtave te duarve plot dashuri,
te vetmit te plotfuqishmit.
Nje dore e zjatur drejt te gjitheve, e cila ofron plotesine e shpirtit
e plot ankth mirepret te gjithe.
Zoti ju ka dhuruar shpirtin e lire ,
ndaj krahet duhet ti lironi per te fluturuar drejt dashurise dhe lirise.
Nuk eshte lameri atehere, qe vete ju te coptoni me duart e juaja
krahet e te ja heqni shpirtit duke u zvarritur si nje insekt permbi toke?
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Re: Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Nov 2011 - 4:41

Kahlil Gibran - Besimi!

Çfarë është? Unë njoh vetëm jetën.
Jetë për mua është fusha,
Ngjyrat dhe telajoja!
Kisha është brenda meje
Ndërsa prifti i saj je ti
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Re: Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Nov 2011 - 4:42

Kahlil Gibran - Të kthehesh fëmijë


Pyes trishtimin dhe zbuloj
Se nuk e ka dhuntinë e fjalës
E megjithatë po të mundte
Jam i bindur që do të shqiptonte
Një fjalë më të ëmbël se gëzimi
Të kthehesh fëmijë
Gjërat që fëmijët duan
Mbeten në mbretërinë e zemrës
Deri në plakje
Gjëja më e bukur e jetës
Është se shpirti ynë
Ndal fluturimin
Në vëndet ku njëherë e një kohë luanim
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Re: Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Nov 2011 - 4:43

Kahlil Gibran - Rreth Dashurise

E atehere Almitra tha:
Na fol per dashurine.
E ai ngriti koken dhe vezhgoi popullin,
tek ata ra nje qetesi e madhe.
Me ze te sigurt pastaj tha:
Kur dashuria t’u therrase, ndjekeni
edhe pse rruget e saja jane veshtira e te thikta;
e kur rruget e saj t’u rrethojne, besohuni asaj,
edhe pse tehi i saj fashehur pas puplave mund t’u plagose.
Kur t’u flase, kini besim te ajo
edhe pse zeri i saj mund te shkaterroje endrrat tuaja,
si era e veriut prishe lulishten e oborrit.
Pastaj dashuria ashtu si u kurorezon, ashtu u kryqezon,
si u ben te lulezoje, ashtu do u kepuse.
Ashtu siç ngjitet ne majen tuaj
dhe perkedhel embel gemat e njome,
qe thuprojne nen diellin bubulak,
ashtu do zbreze tek rrenjet tuaja
e do i tunde derisa t’i lidhen tokes.
Si doreza gruri do u pranoje ne vetvete,
do u shkunde derisa te mbetni zhveshur,
do u plasarise syprinen per t’u liruar nga levozhga,
do u grije e t'ju bere bore,
do u mbruje si miellin derisa te jeni elastik
e do u hedhe ne flaken e saj
qe te jeni buka e shenjte ne gostine e Zotit.
E gjithe kjo, permbushe ne ju dashurine,
derisa te mund te njihni segretet e zemres tuaj ne kete germim
e t’u beje copez te zemres se jetes.
Por ne qofte se per frike do kerkoni ne dashuri,
veçanerisht paqe e kenaqesi,
atehere do jete me mire per ju,
qe te mbuloni lakuriqesine tuaj
dhe te dilni nga lulushtja e dashurise,
ne bote pa stine, ku do qeshni,
por jo me te gjithe te qeshuren tuaj e do qani,
por jo te gjithe lotet tuaj.
Dashuria nuk jep asgje jashte vetvetes
e nuk merr ne kah tjeter perveçse kah vetja.
Dashuria nuk zoteron e nuk deshiron te zoterohet,
pasi dashuria i mjafton dashurise.
Kur dashuroni nuk do duhej te thonit:
"kam Zotin ne zemer", por me mire,
"jam ne zemren e Zotit".
E mos mendoni te ngisni dashurine,
sepse po t’u gjykoje te denje, ajo do u ngase ju.
Dashuria s’do tjeter perveçse te permbushet.
Por nese dashuroni e nese eshte e paevitueshme
qe te keni deshira,
atehere deshirat tuaja le te jene keto:
te shkriheni e te imitoni rrjedhen e perroit,
qe kendon melodine e saj, naten,
te njihni denimin e brishtesise se tepert,
te jeni te perthyeshem nga vete hulumtimi juaj i dashurise
e te pergjakeni te vetdijshem e te lumtur,
te zgjoheni ne mengjes me zemren qe ka pjelle krahe
e te falenderoni per nje tjeter dite dashurie,
te pushoni ne zheg duke medituar mbi ekstazen e dashurise,
mirenjohes te korrni ne darke,
e te flini me nje lutje ne zemer
per te dashur-in/-en dhe nje kenge lavderimi mbi buze.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Re: Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Nov 2011 - 4:43

Kahlil Gibran - Bijte


Femijet tuaj nuk jane bijte tuaj,
Jane bij e bija te etjes qe jeta ka per vetveten,
ata vijne nepermjet jush por jo nga ju,
edhe pse jetojne me ju, nuk u perkasin.
Mund t’u dhuroni atyre dashuri por jo mendimet tuaja:
ata kane mendimet e veta.
Mund t’u jepni strehim trupave te tyre por jo shpirtrave te tyre:
ata banojne shtepine e se nesermes,
te cilen nuk do u lejohet ta vizitoni as ne enderr.
Mund te provoni te jeni si ata jane, por jo t’i beni te ngjashem me ju:
jeta ecen e nuk vonohet me te shkuaren.
Ju jeni harqet, prej ku bijte, si shigjeta te gjalla, jane hedhur perpara.
Harketari sheh pikesynimin ne horizontin e pafund,
dhe ju tendose me force derisa shigjetat e tij te shkojne shpejt e larg.
Besohuni me gezim ne doren e harketarit,
pasi, siç don fluturimin e shigjetes, ashtu don dhe shtrengimin e harkut.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Re: Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Nov 2011 - 4:44

Kahlil Gibran - Rreth Vdekjes

Atehere Almitra foli e tha:
Tani duam te t’pyesim per vdekjen.
Ai u pergjigj: Ju doni te dini segretin e vdekjes!
E si mund ta zbuloni po nuk kerkuat ne zemren e jetes?
Bufi, me syte henore te t’cilit jane qorr gjate dites,
nuk mund te zbulojne misterin e drites.
Nese vertete doni te njihni shpirtin e vdekjes,
shqyeni zemren tuaj prej trupit te jetes,
pasi jeta e vdekja jane nje trup i vetem,
siç jane nje trup i vetem edhe lumi me detin.
Ne fundin e deshirave tuaja e shpresave,
qendron njohja e juaj memece,
per ate qe shkon pertej jetes;
e ashtu si farat enderrojne nen bore,
zemra juaj enderron pranveren.
Besoni ne endrra pasi ne to fshihet dera e ameshimit.
Frika juaj ndaj vdekjes nuk eshte tjeter,
veçse kerqethja e bariut para mbretit,
qe mbeshtet doren ne te ne shenje nderimi.
Ne kete dritherime te tij,
nuk eshte bariu ndoshta mbushur me gezim
pasi qe tani do te mbarte shenjen mbreterore?
e sidoqofte, a nuk eshte gjithnje e me i munduar nga dritherima e tij?
Vdekja ç’eshte pra, perveç se
te rrish lakuriq ne ere e te shkrihesh ne diell?
E çfare eshte tjeter te marresh frymen e skajshme,
perveç se ta lirojme ate nga gurgullima e saj,
ne menyre te tille qe te mund te rigdhije
e te endet e lire ne kerkim te Zotit?
Veç po te pini nga lumi i heshtjes,
do te mund te kendoni me te vertete.
E vetem kur te mberrini ne majen e malit,
mund te vazhdoni ngjitjen.
E kur toka te therrase trupin tuaj,
atehere do te kerceni vertet.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Re: Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Nov 2011 - 4:45

Kahlil Gibran - Kujtime

Nuk do të lë që as edhe një fantazëm e kujtimeve të mia
Të ikte bashkë me retë
Janë këto vuajtje të së shkuarës
Që shpesh më sjellin dhimbje
Por nëse do më duhej të zgjedh mes gëzimit dhe dhimbjes
Nuk do të këmbeja dhimbjet e zemrës sime
Me gëzimet e botës mbarë
Kënga e zemrës
Kënga e zërit është e ëmbël
Por kënga e zemrës
Është zëri i pastër i qiejve
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Re: Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Nov 2011 - 4:46

Kahlil Gibran - Dashuria e vërtetë...

Le të ketë hapësirë në bashkësinë tuaj,
e fryma hyjnore le të vallëzojë mes jush.
Duajeni njëri tjetrin, e mos bëni lidhje dashurie,
Le të bëhet ajo një det lëvizës, mes
brigjeve të shpirtave tuaja.
Mbushni kupat njëri tjetrit, e mos
pini prej kupës së njëjtë.
Jipni njëri tjetrit prej bukës suaj,
e mos hani prej copës së njëjtë.
Këndoni e vallëzoni së bashku dhe dëfrehuni
e lejoni që secili të mbetet vetë.
Madje dhe anët e lahutës janë vetëm,
ndonëse fërfëllojnë me muzikë të njëjtë
Dhuroni zemrat tuaja, e mos i lini pranë njëra tjetrës nën roje.
Se, vetëm lumi i jetës mund t'i kënaqë zemrat tuaja.
Qëndroni së bashku, e prap se prap jo aq së bashku.
Edhe shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara
e ahu dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri tjetrit
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Kahlil Gibran... Empty Re: Poezi nga Kahlil Gibran...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi