Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jemi vetëm njerëz ... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jemi vetëm njerëz ... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jemi vetëm njerëz ...

2 posters

Shko poshtë

Jemi vetëm njerëz ... Empty Jemi vetëm njerëz ...

Mesazh nga Darius Sat 12 Nov 2011 - 8:02

Bëj dhe ruaje paqen mes teje dhe njerëzve; mos fyej atë që respektojnë dhe duan; nëse është e padrejtë ajo që respektojnë dhe duan, atëherë gjeje mënyrën më të bukur për t’i qortuar; mos u bëj i vrazhdë, sepse vrazhdësia ndan dhe largon, por ji i butë, butësia bashkon dhe afron.

Mbaje mend, se, jo gjithnjë njerëzit janë të bindur ndaj asaj që bëjnë, jo gjithnjë janë të çliruar dhe të vetëdijshëm; jepu kohë dhe mundësi të shohin padrejtësinë e tyre; jepu kohë dhe mundësi të bëjnë përmirësime në veten e tyre.

Të gjithë kemi nevojë për kohë dhe mundësi.

Më tepër i gjen njerëzit duke diskutuar për probleme sesa për zgjidhjen e problemeve.

Edhe nëse ua tregon portat e dritës, të zgjidhjeve, atyre u pëlqen të rrinë në terr dhe të vazhdojnë të diskutojnë, e të diskutojnë.

Andaj, njerëzit nuk kanë probleme të jashtme sa kanë probleme të brendshme.

Më të ndërlikuar janë ata, sesa vetë çështjet.

E zgjidhja paraprake: Të kërkohet zgjidhja, të diskutohet rreth saj.

Le të hapet dera
Jemi njerëz.
Lëndojmë dhe na lëndojnë.
Hidhërojmë dhe na hidhërojnë.
Nuk jemi të përsosur.
Ne mësojmë prej njëri-tjetrit.
Mësojmë prej pësimeve tona.
Kur gabojmë, nuk meritojmë të rrënohemi; le të qortohemi, me një ndëshkim të lehtë, jo të na rëndojë e të mos ngrihemi më në këmbë!

Kjo sa për të mësuar prej pësimeve tona.
Nëse ne ndëshkojmë njëri-tjetrin deri në rrënim, atëherë ne shkatërrojmë njëri-tjetrin, nuk ndërtojmë.

Jemi pra, njerëz.

Le të tolerojmë, siç kemi dëshirë të tolerohemi, kur gabojmë.

Jo të gjithë njerëzit janë njëlloj në formimin e tyre.

Disa janë si fëmijë, me një të prekur, rrëzohen, andaj ndaj tyre duhet të sillemi me ndjeshmëri të lartë, derisa t'u forcohen këmbët.

E disa janë ende në fazën e adoleshencës, me një fjalë preken thellë dhe ndryshojnë drejtim, ndaj tyre duhet të sillemi me kujdes e maturi të thellë.

Duke kapur njëri-tjetrin për dore, afrojmë dhe lidhim zemrat tona; kështu mund të ecet sigurt dhe në paqe drejt realizimit të ëndrrave tona.

Nëse aq më shumë i afrohesh njerëzve, u largohesh, ti s'je duke u larguar nga njerëzit, por nga vetja.

Ti je bota e tyre, dhe njerëzit (në një mënyrë) janë bota jote.

Ti je pasqyrë e botës që sheh!

Sikur shembulli i një kopshtari, që mbjell të pakëndshmen, pastaj ik prej saj.

Prandaj në vend se të fajësosh errësirën e botës, pastaj të dëshpërohesh, fajësoje kraharorin tënd dhe shëroje, që ajo të ndriçohet!

Dil nga errësira; thjesht hapi dyert e dritës.

Kush di të dashuroje, di edhe të besojë!

Kur dashuria përballet me urrejtjen, urrejtja shuhet; kur dashuria përshkon vargmalet, ato bëhen të sheshta.

Nuk ka dashuri perveç dashurisë, e cila buron prej Krijuesit të dashurisë!

Të dashuruarit janë ata të cileve u janë mbushur kraharorët me dashuri ndaj të Dashurit, Zotit të qiejve e të tokës, e ç'ka mes tyre, e pastaj ajo u shpërnda mes të dashuruarve për hir të Tij !

Këmbëngulësia, me mendje e zemër të shëndoshë, s'ka gjë që mund t'i dalë përpara; ajo që është e paarritshme dhe e pamundur për shumë të tjerë, për të është e arritshme dhe e mundur!

Andaj, kurrë,dhe asnjëherë…

Mos u dorëzo!

Provoje fuqinë e këmbënguljes, ke për të shijuar madhështinë e fuqisë, që rri e fjetur brenda teje.

Përballu me faktet!

Inkurajoje veten, sidoqoftë gjendja dhe rrethanat; ushtroje veten të përballet me gjurmët e veta.

Asgjë nuk mund të ndalojë rrugën tënde, veç vetvetes; ajo është përgjegjëse, mësoje pra të jetë e guximshme, le të përballet; le të vazhdojë.

Njerëzimi ka nevojë për ty.
Të rinjtë kanë nevojë për shtytjen tënde.
Prindërit për përkrahjen tënde.
Të moshuarit për ndihmën tënde.
Fëmijët për përkëdheljen tënde.
Shoqëria ka nevojë për përpjekjen dhe lodhjen tënde! Zemra për pastërtinë.
Mendja për të vërtetën.
Gjuha për drejtësinë.

Kur ti ndaj zemërimit, përmbahesh; ndaj urrejtjes, je falës; ndaj kokëfortësisë e mendjemadhësisë, je i matur; ndaj të paditurve, je paqësor; ndaj dhunuesve, je grusht i fuqishëm; ndaj armiqësorëve, je i urtë.

Ti je i fuqishëm kur kurrizin tënd e kërrus për t'i mbajtur të dobëtit; je i madh kur në kraharorin tënd mban të vegjlit; je i lumtur kur loti dhe djersa jote ngrohen dhe nuk i kursen në thirrjen e të tjerëve drejt lumturisë.

Avni Tafili


Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jemi vetëm njerëz ... Empty Re: Jemi vetëm njerëz ...

Mesazh nga Anakonda Wed 7 Dec 2011 - 18:31

Jemi njerez qe vuajme dhe vuajtjen askush nuk na e kupton,ose tallen me vuajtjen tone dhe bejne qe ne te humbasim shpresat tek vetja jone duke u bere loder e mashtrimit dhe e vetmise.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi