Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendo por mendo pozitiv...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendo por mendo pozitiv...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendo por mendo pozitiv...

3 posters

Shko poshtë

Mendo por mendo pozitiv...  Empty Mendo por mendo pozitiv...

Mesazh nga Darius Thu 17 Nov 2011 - 10:37

• Mendimet e fuqishme, nëpërmjet njeriut, sundojnë botën.

• Nuk ka asgjë në botë që të çarmatosë me shumë e me fort sesa mendimi që përmban mirësi.

• Mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, mendimi negativ është mbret vetëm i budallenjve.

• Mendimet janë si diamanti, aq sa është rëndë të gjenden, aq është rëndë të përpunohen.

• Njeriu nuk bëhet i lumtur duke arritur gjërat me vlerë, por duke arritur çfarë i dëshiron zemra.

• Të gjitha qeveritë në botë mbledhin tatime e bëjnë investime, por asnjë qeveri në botë nuk mund të mbjellë gëzime në zemrat e njerëzve si mendimi pozitiv.

• Thuhet: Njerëzit vdesin, përmendoret rrënohen, vetëm mendimet që ndërtojnë jetën e brezave jetojnë deri në amshim.

• Plaku tha: Mendja e fuqishme që ndjek qëllime praktike, është mendja më e mirë në botë.

• Përvoja tha: Kur të arrish në majë të bjeshkës, do të shohësh dhe do të bindesh se nuk paska qenë maja aq e lartë.

• Prandaj: kur pi ujë, mendo për burimin.

• Mos kini kurrë qëllim për të qenë diçka, në qoftë se nuk jeni më parë NJERI.

• Me lehtësi mund të arrihen sukseset në jashtësi; lehtë bëhesh Prof., Mr., Dr., Akademik, gjeneral apo boss i pasur, por vështirë, njëmend shumë vështirë, është të arrihet grada më e lartë në jetë: NJERI.

• Mendimi pozitiv është sikur dielli: gjithë natyrës i jep dritë e jetë dhe nuk krijon zhurmë.

• Mendimi pozitiv është sikur dielli: asgjë nuk rëndon, asgjë nuk lëndon dhe asgjë nuk rrënon.

• Dielli depërton edhe nëpër ujë e nëpër xham: as nuk stërpik, as nuk thyen gjë dhe, prapë, jep dritë e ngrohtësi.

• Ndaj dritës e ngrohtësisë së diellit nuk mund të ankohen as grykësit e pangopshëm: mund të marrin sa të duan, nuk harxhohet kurrë.

• Burimi i begatisë hyjnore, që nuk shteron kurrë, gjendet në shtratin e mendimit pozitiv.Nga ky shkak edhe kemi urdhërin nga Krijuesi i Gjithsisë:“ Mos i humb shpresat në mëshirën e Krijuesit Tënd“.

• Mendimi pozitiv është begati e pafund: mund të marrin të gjithë sa të duan dhe, prapë, kurrë fundi s’i shihet.

• …dhe kjo dhënie e marrje përsëritet çdo ditë, prej fillimit të botës e deri në amshim.

• Mendimi pozitiv është si fara: në një farë gjendet një mal i tërë me lisa.

• Të gjithë mund t’i numërojnë sa fara gjenden në një kokërr mollë, por cila është ajo mendje që mund të dijë sa molla gjenden në një farë të strukur në zemrën e mollës?

• Mësuesi tha: këtë enë të ndjeshme ti vazhdimisht e zbraz dhe pandërprerë e mbush me jetë të re,

• Shekujt kalojnë e ti edhe më tutje mbush dhe ende ka ku të mbushet…

• Dhe: derisa punon, ti je fyelli nëpërmjet zemrës së zbrazët të të cilit shushuritja e erës i shëndërrohet në muzikë.

• Mendimi pozitiv depërton nëpër tërë qenien e njeriut, sjell dritë, ngrohtësi, energji dhe kurrë nuk thyen, as nuk lëndon gjë.

• Ashtu si bleta që prodhon mjaltë çdo vit, ashtu si pjergulla që jep rrush çdo vit, edhe njeriu duhet të përsërisë vazhdimisht bamirësitë e tij.

• Mendimi pozitiv nuk shkakton ngopje, natë e ditë mbill mendime pozitive në qenien tënde dhe, prapë, do të kesh nevojë për mbjellje të reja.

• Mendimi pozitiv është fillimi i udhëtimit drejt QETËSISË.


Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendo por mendo pozitiv...  Empty Re: Mendo por mendo pozitiv...

Mesazh nga *Sweety* Fri 27 Jan 2012 - 3:40

cdo sekond mendo pozitiv mos shko asnjehere ne mendje negativen sepse do te prishesh humorin e dites..
*Sweety*
*Sweety*
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Saranda
Postime Postime : 183
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Shume preferenca

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendo por mendo pozitiv...  Empty Re: Mendo por mendo pozitiv...

Mesazh nga Anakonda Tue 31 Jan 2012 - 7:43

Ngewla duke menduar ne menyre pozitive,por serish nderroj mendje dhe humbas ne mendimet e pafundme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendo por mendo pozitiv...  Empty Re: Mendo por mendo pozitiv...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi