O shqiptar, mendo shumë, fol pak, shkruaj edhe më pak
2 posters
Faqja 1 e 1

Aurel Dasareti, Arizona, ekspert i shkencave psikologjike dhe ushtarake
Unë dua të flas për asgjë. Kjo është e vetmja gjë për të cilën unë di diçka.
Ka shumë mundësi që Berisha të mos gënjen me vetëdije, kur shprehet se kinse shqiptarët janë të një gjaku me turqit. Deklarime të këtij lloji budallallëku kanë një funksion shumë të rëndësishëm, që lidhen me thelbin e strukturës së tij karakteristike: ndrydhjen e vetëdijes për destruktivitetin e tij.
Vetëm i çmenduri e ndjen veten të sigurt në vlerësimet që nuk janë në përputhje me pasigurinë.
Turqia është armiku i përjetshëm natyral i Greqisë, ndërsa Greqia (dhe Serbia) i Shqipërisë. “Armiku i armikut tim është miku im” - është ky parim i shteteve serioze. Turqia ka qenë dhe akoma është një nga anëtarët më serioz të NATO-s dhe aleat më i besueshëm i Amerikës. Fuqia ushtarake e saj nuk lejoi ekspansionizmin e mëtejshëm të Bashkim-it Sovjetik...
Mes shteteve dhe popujve të ndryshëm, nuk ekziston dashuria por interesi. Prandaj, kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i Atdheut, nuk duhet logjikuar me ndjenja por si ushtarak. Lypset të jemi të ndërgjegjshëm se, Shqipëria kufizohet dhe është e rrethuar nga armiq grek dhe sllavo-ortodoks me pretendime territoriale, që ushtarakisht janë shumë më të fortë se ajo vetë dhe, përherë ka gjasa të sulmohet dhe asgjësohet nga ta. Të rikujtojmë vitet 1997-2001. Për të mbrojtur Shqipërinë, sipas nevojës, do të bëjmë aleanca edhe me vet djallin...por duke mos tjetërsuar vetveten dhe duke mbrojtur me nder e dinjitet historinë, prejardhjen, gjuhën, flamurin, kulturën... qenien tonë kombëtare.
Kombi shqiptar rrjedh drejtpërdrejtë nga pellazgët/ilirët, jemi më të vjetrit në Evropë. Nuk kemi asnjë lidhje gjaku me asnjë komb tjetër, sidomos jo me turqit aziatik. Pa koment. Dhe, Salih Berisha, nuk ka asnjë dituri shkencore në ideologji dhe religjion, as që kemi nevojë që ai të na skicoje historinë, përkundër dëshirës së tij. Nuk duhet ta marrim seriozisht deklaratën e tij të para disa ditëve, sepse ai me siguri nuk kishte parasysh aspektin gjenetik por, pasi e kanë rrokur ethet e pleqërisë, i kapluar nga ndjenjat dhe entuziazmi i mikpritjes së nikoqirëve turq, ia futi për havaje. Turpëroi veten para të huajve me formulime të gabuara. Ne shqiptarët, kudo që gjendemi (edhe me shqiptarët e Turqisë pra) jemi vëllezër të një gjaku dhe, shteti amë ka obligime dhe të drejtë legjitime të mbron secilin prej nesh. Berisha, është dashur të përmend dhe të rikujton nikoqirët se në Turqi jetojnë 6 milion shqiptarë të cilët janë shpërngulur me dhunë atje (nga faji, bashkëpunimi në këtë aspekt të ish qeverive turke dhe jugosllave) dhe të kërkon që minoriteti jonë në at tokë aziatike të fiton të drejtën që minoritetet e gëzojnë në Evropën Perëndimore. Nëse Turqia kërkon të hynë në BE lypset të përmbushë edhe këtë kusht, por jemi ne ata që duhet të kërkojmë. Përkundër faktit se në tokat arbërore nuk ekzistojnë turqit etnik, por janë ata vetëm disa grupime shqiptare vullnetarisht të asimiluar në turq fiktiv, për të njëjtët, Turqia kërkon të drejta speciale nga qeveria e Kosovës etj. Salih Berisha, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti lypset të kërkojnë nga qeveria turke reciprocitet në këtë aspekt e jo të bëhen servil të anadollakëve. Servilizmit të tyre ndaj të huajve duhet t`i jepet fund.
Mjerisht nuk është vetëm Berisha i çmendur. Të gjithë politikanët dhe qeveritarët shqipfolës lëngojnë nga e njëjta diagnozë. Prandaj sot përballemi me faljen e detit, faljen e Kishës Ortodokse Shqiptare grekëve, regjistrimin e popullsisë në baza etnike dhe fetare, shitjen e tokës, faljen e Mitrovicës serbëve, veshjen me fustan të Kosovës, papunësinë, varfërinë absolute, shpërnguljen masive të shqiptarëve, krimin e organizuar, diskriminimin dhe terrorizimin e shqiptarëve të FYROM-it, ekstremizmin islamik, dobësimin e nacionalizmit (shpërbërjen e shqiptarizmit), amoralitetin, korrupsionin qeveritar dhe qytetar.
Tek politikani dhe qeveritari shqipfolës, por edhe tek një numër i konsiderueshëm i intelektualëve dhe qytetarëve, shfaqen të gjitha simptomat klasike të personave tejet narcist: i interesojnë vetëm vetvetja, dëshirat e tij, mendimet e tij, shpresat e tij, folën pa ndërprerje për idetë e tij, për të kaluarën e tij, për planet e tij. Bota i intereson vetëm si objekt i intrigave dhe dëshirave të tij: të tjerët kanë rëndësi vetëm në atë masë me të cilën i shërbejnë apo mund të shfrytëzohen prej tij; ai “di” gjithnjë gjithçka më mirë se kushdo tjetër. Kjo siguri e bindjeve dhe e projekteve të tij është një karakteristikë tipike e narcizmit të fuqishëm. Ai arrin në përfundimet e tij mbi të gjitha duke u nisur nga një pikëmbështetje emocionale, pa marrë në shqyrtim faktet. Për të ideologjia kozmopolite (antikombëtare) zëvendëson njohuritë politike, ekonomike e shoqërore. Pasi ka vendosur të besoj në një ideologji që i përshtatet emocioneve të tij, mban të vërteta të gjithë faktet e shpallura nga ajo ideologji. Kjo nuk do të thotë se shpërfillë krejtësisht faktet; në njëfarë mase është një vëzhgues i mprehtë, dhe i vlerëson disa ngjarje më mirë se shumë individë të tjerë më pak narcistë. Por kjo aftësi, nuk përjashton mungesën e realizmit në çështjet thelbësore, dhe atëherë bindjet dhe vendimet e tij formulohen gjerësisht mbi themel narcist.
Politikani dhe qeveritari shqipfolës është i hareshëm dhe mbron pareshtur se është i kënaqur prej jetës së tij, mbetet i pështjellur nga ëndrra, dhe fillon të shprehë pikëpamje të ndryshme mbi punën e tij përkundër faktit se veprimtaria e tij “politike” nuk ka asnjë qëllim kombëtar përveç atij për të bërë pasuri për vete dhe se, për të ky është një motiv i mjaftueshëm për jetën; dhe më tej, me gjithë larminë në dukje, problemet politike të cilave duhet t`i jep zgjidhje, janë në thelb të gjithë të njëllojtë, ose mund të “kryhen” me një numër të kufizuar të metodave të përsëritura.
Dhe, përkundër lojërave për galeri kinse përlahen me njëri tjetrin për shkak të dallimeve politike, ata, pas skenës, janë miq-aleat, duke i mbrojtur s`bashku interesat e tyre private. Për këtë qëllim, bashkëpunojnë edhe me armiqtë e jashtëm të Shqipërisë natyrale, me kolonizatorët e trojeve etnike, në dëm të popullatës, Kombit shqiptar që ua dha ose ua vodhën votat. Pakti i majmunëve është lidhur përgjithmonë; kurse historia e vazhdon rrugën si hordhi që rënkon mes krimesh dhe ëndrrash. Asgjë nuk mund ta ndalojë: bile edhe ata që e urrejnë shkojnë bashkë me të.
Nuk duhet të jemi aspak indiferent ndaj dukurive të jetës aktuale. S`bashku do të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshërve tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.
O shqiptar, herën tjetër kur ti do të shikosh drejt qiellit dhe me kureshtje do ta pyesësh veten: “A thua vallë ekziston Jeta edhe në ndonjë Vend tjetër të Universit”, - mendo gjithashtu për mundësitë të cilat ti i ke me Jetën tënde në Tokë./14 Apr 2012/A.D. në www.lajmet.com

Re: O shqiptar, mendo shumë, fol pak, shkruaj edhe më pak
sa mir do ishte kshu;sepse sdo ishim nje vend aq i mjer sa jemi tashi
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Mendo por mendo pozitiv...
» Ke shumë “friends” në Facebook? Ke edhe përfitime financiare
» Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës
» Dashuria është një gjë shumë e bukur... por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë.
» Mendo pozitivisht

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi