Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prova e ADN-së, shqiptarët e grekët, të ngjashëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prova e ADN-së, shqiptarët e grekët, të ngjashëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prova e ADN-së, shqiptarët e grekët, të ngjashëm

Shko poshtë

Prova e ADN-së, shqiptarët e grekët, të ngjashëm Empty Prova e ADN-së, shqiptarët e grekët, të ngjashëm

Mesazh nga Emona Sat 19 Nov 2011 - 5:07

Prova e ADN-së, shqiptarët e grekët, të ngjashëm Aheng
Shqiptarët rezultojnë të jenë më afër gjenetikisht me popullatën greke, sesa me atë serbe.

I prezantuar dje në simpoziumin “Imunologjia në erën e re gjeonomike”, organizuar nga Shërbimi Universitar i Imunologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, studimi krahasues për herë të parë përfshin të gjitha popullatat e rajonit dhe mundëson plotësimin e “puzzle”-it ballkanik në këtë fushë.

Sipas shefit të shërbimit të imunologjisë, Genc Sulçebe, studimi i polimorfizmit imunogjenetik në popullatat shqiptare u realizua me metodat e fundit të biologjisë molekulare, ndërsa studimi i distancave dhe hartave gjenetike u krye me metodologjitë më bashkëkohore antropologjike, si dhe me programe kompjuterike të specializuara.

“Rezultatet e studimit bënë të mundur hartimin e hartës aktuale gjenetike të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik, duke paraqitur me anë të “provës së ADN-së” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon”, tha Sulçebe. Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike.

Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u nisur nga llogaritja e distancave gjenetike. Pasojnë po nga këndvështrimi i distancave gjenetike popullatat maqedonase, greke, bullgare, kroate, boshnjake, serbe, italiane, rumune dhe turke, të renditura këto sipas rritjes së këtyre distancave.

Popullatat e tjera europiane radhiten në distanca më të largëta gjenetike, të cilat në përgjithësi janë në përpjesëtim të drejtë me distancat gjeografike. “Ajo që bie në sy në studimin tonë, është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash.

Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08)”, ka sqaruar Genc Sulçebe.

Sipas tij, popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi