Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur?

4 posters

Shko poshtë

Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur? Empty Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur?

Mesazh nga Emona Wed 23 Nov 2011 - 5:46

[You must be registered and logged in to see this image.]

Dita e Falënderimeve është festa kombëtare e amerikanëve, një nga më të rëndësishmet për ta gjatë vitit dhe një festë që ka një thelb shumë të rëndësishëm: mirënjohjen. Kjo ditë mund të jetë një ferr i vërtetë për njerëzit, pasi mbingarkohen me ushqime, sidomos me gjela deti dhe me pije, por nga ana tjetër është një festë që kultivon mirënjohjen, dhe kjo është një nga pasojat më të rëndësishme të festës, që lidhet me një shëndet më të mirë, me një gjumë më të qetë dhe me një stres dhe ankth më të pakët e gjithashtu, sjellje më të mira ndaj të gjithëve. Një studim i bërë së fundi, pikërisht në Shtetet e Bashkuara, tregon se ndjenja e mirënjohjes i bën njerëzit më pak agresivë kur ata provokohen, çka na ndihmon që të shpjegojnë për shembull, se përse gjatë kësaj feste, edhe pse njerëzit bëhen tapë, nuk prodhohen sherret dhe problemet që sjellin festa të tjera të vitit. Po çfarë ndodh nëse nuk jemi tipa që e praktikojmë shumë mirënjohjen? Edhe për këtë ka disa këshilla që do të mund të na bënin të paktën më reflektues ndaj sjelljeve tona dhe ndaj veprimeve e ndjenjave, që po t’i kultivonim, do të na e lehtësonin më shumë jetën. Ja disa prej tyre:

Niseni me një dozë të vogël mirënjohjeje

Ky është një term që e përdor shumë një profesor psikologjie në Shtetet e Bashkuara, që ka bërë një eksperiment të tillë me njerëzit. Ai u tha disa njerëzve që të rendisnin 5 gjërat për të cilat ata ndiheshin mirënjohës që i kishin në jetën e tyre, të tilla si miqtë, gjërat që kishin mësuar apo qoftë edhe shijimin e një perëndimi dielli. Këtë gjë ai ua kërkoi personave në fjalë që ta bënin një herë në javë, çdo ditë të hënë, në fillim të punës dhe për muaj të tërë. Në fakt, nuk kaluan veçse dy muaj nga efekti i parë i një zakoni të tillë. Krahasuar me një grup tjetër personash që nuk e bënin një ritual të tillë çdo javë, grupi i “mirënjohësve” ishte më optimistë dhe kishte një ndjenjë më të madhe lumturie në vetvete. Ata shfaqnin edhe më pak probleme psikologjike dhe ishin më rezultativë dhe të efektshëm në punë. Ajo çka ishte interesante, ishte edhe fakti se partnerët apo bashkëshortët e grupit të “mirënjohësve” e kishin vënë re ndryshimin tek njerëzit e afërt të tyre dhe ndiheshin më mirë. Një këshillë që jep psikologu amerikan që ka kryer këtë eksperiment është: nëse dëshiron që të kesh gjumë të qetë e çlodhës, numëro të mirat që ke në jetën tënde dhe jo yjet”.

Mos e ngatërroni ndjenjën e mirënjohjes me atë të borxhit

Sigurisht që në jetë mund të ndiejmë se, kur dikush na bën një të mirë apo na jep diçka me vlerë do të duhet në një mënyrë apo në një tjetër t’ia kthejmë me të njëjtën monedhë. Por në këtë rast nuk kemi, në fakt, të bëjmë me një ndjenjë mirënjohjeje të vërtetë. Të paktën në këtë mënyrë e përcaktojnë psikologët. Kjo ndjenjë quhet borxh dhe është një ndjenjë që nuk përmban pozitivitetin e një ndjenje mirënjohjeje, sepse të shtrëngon dhe të krijon kufizime. Në një eksperiment të bërë në Northeastern University, dy psikologë i prishën kompjuterët e disa studentëve dhe i thanë një studenti tjetër që t’i ndreqte ato. Ky, pasi i ndreqi, i tha se i kishte bërë me shumë dëshirë shërbimet dhe se studentët e tjerë nuk duhet që të ndiheshin në borxh. Kjo ishte e mjaftueshme që ata të ndiheshin mirë dhe t’i bënte që në po këtë mënyrë, pra pa asnjë interes dhe kërkesë shpërblimi, të ndihmonin edhe të tjerët. Në këtë rast kemi të bëjmë me një mirënjohje të pastër dhe kur kjo ndodh mes të huajve, mendoni se sa lehtë mund të ndodhë mes njerëzve që njihen apo edhe bashkëfamiljarëve. Si pasojë, është një ndjenjë që duhet të përdoret më shpesh, sepse edhe rezultatet në marrëdhëniet njerëzore do të jenë më të mira.

Përpiquni që ta aplikoni mirënjohjen në familje tuaj

Edhe pse familja juaj mund të ketë shumë probleme në marrëdhëniet njerëzore, mirënjohja, nëse do të aplikohej shpesh, mund të bënte me të vërtetë mrekulli. Sipas një psikologeje, të paktën gjatë ditëve të festave, kur njerëzit e një familjeje zakonisht janë të gjithë së bashku, duhet bërë nga të gjithë një veprim i vogël në drejtim të tjetrit, që ai të ndiejë mirënjohje dhe mbi të gjitha duhet që të përdoren më shpesh fjalët “faleminderit” apo të bëhen veprime të mira dhe të mbara. Duhet shprehur konsiderata apo edhe admirimi për talentet apo aftësitë e njerëzve që kemi pranë. Këto veprime që nuk i kushtojnë askujt asgjë, sjellin një ndjenjë mirënjohjeje e mirëqenieje shpirtërore edhe në ambiente familjare të tensionuara. Provojeni, dhe rezultati do t’ju duket gati si magjik.

Mos kundërsulmoni

Nëse jeni tip nevrik dhe përgjigjeni flakë për flakë ndaj çdo ngacmimi apo sulmi që ju bëhet, bëni këtë sprovë të paktën një herë të vetme. Sapo t’ju vijë në majë të gjuhës sharja apo kundërpërgjigjja, ju mos reagoni, ose merrni një copë letër dhe shkruani në të gjithçka që keni në majë të gjuhës. Në të përfunduar, merreni letrën, bëjeni shuk dhe hidheni në koshin e plehrave. Më pas, sa herë që t’ju vijë të kundërpërgjigjeni me fjalë të rënda, silleni ndër mend këtë veprim dhe do ta shihni që pas pak kohe do të jeni më të matur kur të doni që të bërtisni apo t’i përgjigjeni sherrit me sherr.

Burimi Gazeta Bota sote.com

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur? Empty Re: Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur?

Mesazh nga Anakonda Sat 11 Feb 2012 - 20:30

Sepse me ane te mirenjohjes i njohim vlerat e njerezve.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur? Empty Re: Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur?

Mesazh nga Space Sun 12 Feb 2012 - 1:03

Jo me kot thone nese ben nje te mire shkruaje ne rere ta fshije dallga..nese te bejne nje te mire shkruaje ne gur mos ta harrosh kuree...
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur? Empty Re: Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur?

Mesazh nga WebMaster Tue 26 Jun 2012 - 0:24

Be mire se gjen mire po duhet te besh mire aty ku ka mirnjohje jo aty ku te hedhin poshte te miren qe ti ben.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur? Empty Re: Mirënjohja: Përse ta bën jetën më të bukur?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi