Nje nder kater familje shqiptare eshte ne borxh
3 posters
Faqja 1 e 1
Nje nder kater familje shqiptare eshte ne borxh
Një në katër familje shqiptare është në borxh. Një studim i Bankës së Shqipërisë i muajve të fundit, ka nxjerrë në pah faktin se një pjesë e mirë e familjeve shqiptare ka një shumë të caktuar parash borxh tek një subjekt tjetër, qoftë ky bankë apo person fizik. Studimi është bërë me një kampion prej 1 000 familjesh në të gjithë vendin dhe shtresa të ndryshme sociale duke paraqitur situatën financiare të familjeve shqiptare të paktën deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti.
Fakti më interesant ka të bëjë me huadhënësin. Nuk janë bankat. Shqiptarët vijojnë të shfrytëzojnë lidhjet e tyre familjare për të gjetur rrugë financimi të investimeve pa iu drejtuar bankave. Shmangia e interesave bankare, procedurave apo lehtësia për të gjetur financime nëpërmjet njohjeve dhe jo prej sistemit bankar bëjnë që familjet të preferojnë të njohurit ose të afërmit më shumë se sa bankat. Nga studimi del se më shumë se 59 për qind e familjeve shqiptare që kanë borxh për të shlyer, e kanë marrë atë nga persona fizik, pra të afërm ose të njohur. Vetëm 37.4 për qind e tyre e kanë marrë borxhin nga bankat. Kjo tregon se krahas borxhit zyrtar që i njihet individëve nëpër banka, është edhe ai i fshehuri, për të cilin individët kanë lidhur marrëveshje me njeri-tjetrin.
Por për çfarë është përdorur ky borxh?
Pjesa më e madhe e borxhit të marrë nga bankat apo personat fizik është përdorur për të investuar në pasuri të paluajtshme, kryesisht për blerje shtëpie apo rikonstruktim të saj. Banka e Shqipërisë raporton se rreth 41.6 për qind e borxhit të marrë është përdorur për këtë qëllim, ndërkohë që 10 për qind e familjeve kanë marrë borxh për të hapur një biznes të tyrin.
Sondazhi ndër të tjera nxjerr në pah se një numër jo i vogël familjesh marrin borxh për konsum. Borxhi që merret nga bankat për këtë qëllim janë kryesisht kreditë konsumatore, të cilat përbëjnë një mundësi të mirë për gjetjen e financimeve dhe janë ndër kreditë më të parapëlqyera në treg. Por, ka edhe familje të cilët marrin borxh nga individët për konsum. Pjesa më e madhe e këtij borxhi nuk merret as për financim pushimesh, ndonjë blerje të vogël apo mobilim, por për një qëllim shumë më të prekshëm: blerjen e ushqimeve. Pikërisht këtu fillon të komplikohet situata. Nëse borxhi për konsum nga bankat merret për financim të veprimtarive të mësipërme, borxhi i marrë nga individët ka qëllimin e vetëm sigurimin e ushqimit. Treguesit nga terreni flasin për qindra e mijëra familje që blejnë ushqimet apo mallra të ngjashëm me listë duke i faturuar vetës një borxh që do ta shlyejnë më vonë.
Të pyetur në lidhje me aftësinë për shlyerjen e borxhit, pjesa më e madhe e familjeve janë shprehur se gjatë vitit të fundit hasin vështirësi në kthimin e detyrimit, kurse gjysma e tyre shpjegojnë se nuk presin ndonjë ndryshim të gjendjes ekonomike në të ardhmen duke mos parashikuar marrjen e një borxhi të ri, qoftë nga bankat dhe qoftë nga të njohur apo të afërm.
Tregues pozitiv është fakti që pjesa më e madhe e borxhit të marrë nga familjet shqiptare është në lek, gjë e cila i lehtëson ata nga risku i kursit të këmbimit. Mësohet se 96 për qind e totalit të borxhit që familjet shqiptare kanë për të shlyer është në monedhën tonë kombëtare kurse pjesa tjetër në valutë. Një e treta e borxhit të marrë ka një afat shlyerje 1 deri në 3 vjet, kurse 36 për qind e tij është marrë me premtimin se do të shlyhet në një afat jo më të gjatë se 1 vit.
Shqipëria ka 820 mijë borxhlinj !
Nëse treguesit e sondazhit të Bankës së Shqipërisë do të tentonim t’i përkthenim në shifra, mësojmë se janë të paktën 182 mijë familje në të gjithë vendin, të cilat kanë një borxh për të kthyer. Shifra në fjalë del duke iu referuar të dhënave nga regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisë në vitin 2001, në të cilin përcaktohet një numër prej rreth 728 mijë familjesh në të gjithë vendin. Nëse do të guxonim më tej, që nëpërmjet këtyre të dhënave të nxirrnim numrin e përafërt të borxhlinjve shqiptarë, përllogaritet që ata të jenë rreth 820 mijë të tillë. Pra, rreth 820 mijë shqiptarë janë në borxh ose tek bankat ose tek një person fizik. Shifra del nëse marrim të mirëqenë faktin se çdo familje shqiptare përbëhet nga mesatarisht 4.5 persona, ashtu siç ka dalë nga numërimi i popullsisë së bërë nga Instituti i Statistikave. Këto janë shifrat e dhjetë viteve më parë, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe popullsia ka njohur rritje, ç’ka bën që numri i borxhlinjve me shumë gjasa të jetë edhe më i madh.
Rritja e çmimeve, pse nuk na e ka fajin bota
Rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve është një fakt që preket çdo ditë nga konsumatorët, por deri më tani, shkaktarët e kësaj situatë i kemi kërkuar jashtë, të paktën këtë situatë na kanë paraqitur. Për rritjen e ushqimeve deri më tani janë fajësuar konjukturat ndërkombëtare, thatësirat në Rusi, përmbytjet në Azi, etj. Edhe për karburantet janë fajësuar tregjet e huaja, ndërkohë që rrallë herë janë marrë parasysh faktorët lokal që ndikojnë në rritjen e çmimeve.
Por, situata paraqitet pakës ndryshe, vërtetë rritja e çmimeve është ndikuar edhe nga tregjet e huaja, por jo të gjithë “fajin” e kanë të huajt. Të paktën kjo është ajo ç’ka vërehet në raportin e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për tre mujorin e tretë të këtij viti. Rritja e çmimeve pasqyrohet me nivelin e inflacionit. Për të matur këtë nivel, merren në konsideratë faktorët e brendshëm që ndikojnë në rritje dhe faktorët e jashtëm. Nga studimi i Bankës së Shqipërisë vërejmë se gjysma e inflacionit është shkaktuar nga faktorë të brendshëm dhe gjysma tjetër është importuar nga jashtë, pra rritja e çmimeve në tregjet e huaja që është reflektuar edhe në Shqipëri nëpërmjet importeve.
Në fakt, inflacioni i importuar gjatë muajve të shkuar ka qenë në nivele edhe më të larta, por BSH raporton se ai është ulur për shkak të uljes së çmimeve në tregjet e huaja si dhe kursit të këmbimit. “Kontributi nga përbërësit e inflacionit të importuar në inflacionin total është ulur. Kontributi në inflacionin total vlerësohet 50 % në tre mujorin e tretë 2011, duke evidentuar presione të ekulibruara inflacioniste nga mjedisi ekonomik i brendshëm dhe ai i jashtëm”, – citohet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Por nga se shkaktohet rritja e përgjithshme e çmimeve?
Treguesit e Bankës së Shqipërisë raportojnë se është pikërisht shtrenjtimi i ushqimeve ai që po gërryen nga dita në ditë xhepat e familjeve shqiptare. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e inflacionit përbëhet pikërisht nga shtrenjtimi i ushqimeve. Rritja e çmimit të tyre ndikon në rreth 60 për qind të përbërjes së inflacionit total në Shqipëri. Më pas, vijnë mallrat e konsumit joushqimorë, të cilat janë kryesisht karburantet dhe cigaret. Në total, rritja e çmimeve të ushqimeve, karburanteve dhe cigareve përbën pjesën dërrmuese të inflacionit në Shqipëri dhe janë shkaktarët kryesorë të shtrenjtimit të kostos së jetesës.
Shtrenjtimi, konsumatorët ulin shpenzimet
Konsumatorët po i përgjigjen rritjes së çmimeve me ulje të blerjeve. Instituti i Statistikave raporton për ulje të tregtisë me pakicë gjatë gjysmës së parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e publikuara sëfundmi nga INSTAT, raportojnë për ulje me 6.9 për qind të tregtisë me pakicë gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit 2010.
Ndërkohë, INSTAT raporton për një rritje me 25 për qind të shitjeve të grupit “Artikuj të përzierë kryesisht ushqime në njësi tregtare jo të specializuara” gjatë tre mujorit të dytë krahasuar me tre mujorin e parë 2011. Por ndërkohë që shitjet me pakicë janë më të ulta përgjithësisht krahasuar me vitin e kaluar, një fakt interesant është vërejtur nga Instituti i Statistikave. Gjatë periudhës në fjalë ka pasur një rritje të ndjeshme në shitjen e karburanteve. Rritja në këtë grup ka qenë rreth 17 për qind. Tregtia dhe riparimi i automjeteve ndërkohë ka njohur një rritje modeste me 3.3 për qind.
Konsumi mori një goditje të fortë gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar, periudhë nga e cila nuk e ka marrë më veten. Bizneset ankohen në mënyrë të vazhdueshme për ulje të aktivitetit, ndërkohë që Banka e Shqipërisë nga ana e saj ka apeluar për rritje të konsumit nga ana e qytetarëve.
Krahas treguesve direkt, ulja e shpenzimeve nga konsumatorët pasqyrohet edhe tek rritja e depozitave në sistemin bankar. Raportet e Bankës së Shqipërisë bëjnë me dije për një tendencë në rritje e depozitave në banka duke shpjeguar se shkaku kryesor ka të bëjë me pasigurinë që kanë qytetarët duke i bërë ata më të prirur për të shmangur shpenzimet e mëdha në këtë periudhë.
Burimi: Gazeta Shekulli

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Nje nder kater familje shqiptare eshte ne borxh
o zot ku po shkojme
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Nje nder kater familje shqiptare eshte ne borxh
e vertete eshte.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Natë tmerri në Itali, katër shqiptarë vdesin në dy aksidente
» Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike
» Një në katër hakerë, është FBI!
» Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje?!!!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi