Ekspozohet flamuri kombëtar i vitit 1905
Faqja 1 e 1

POGRADEC - Një ekspozitë me afishimin për herë të parë të 25 flamujve kombëtarë, relike të rralla që datojnë nga viti 1905 deri në vitin 1944, me pjesëmarrës të koleksionistëve të njohur nga gjithë hapësirat mbarëshqiptare, hapur në Pogradec, ishte ndër aktivitetet më interesante të ditës së djeshme në kuadër të aktiviteteve për 99-vjetorin e Pavarësisë.
Ekspozita u hap në shtëpinë e Kulturës "Lasgush Poradeci" të këtij qyteti nga "Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë", nën përkujdesjen e koleksionistit të filatelisë, dr Jovan Basho, mbështetur nga Bashkia Pogradec. Në këtë aktivitet merrnin pjesë shumë intelektualë e qytetarë vendas nga Korça, Elbasani, Tirana, Prishtina, Shkupi dhe nga vende të ndryshme të kontinentit e më gjerë, ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Kryetari i bashkisë, Artan Shkëmbi uroi të pranishmit për festat e nëntorit, duke e cilësuar ekspozitën që përurohej, si "ndër më të veçantat dhe kuptimplotet në kuadër të të gjitha aktiviteteve që organizohen në këtë vend për 99-vjetorin e Pavarësisë". Kështu, veç aktit të Shpalljes së Pavarësisë, vizitori pa për herë të parë 25 flamuj kombëtarë që datojnë nga viti 1905 deri në vitin 1944, kartëpostale dhe fotografi të patriotëve, çetave, klubeve dhe shoqërive patriotike, dalë me imazhin e flamurit shqiptar, koleksion kartëpostalesh me flamurin shqiptar e amerikan, flamurin shqiptar në shtypin e viteve 1913-1944, imazhin e flamurit shqiptar në etnokulturën shqiptare (vula buke, furka, pagure, fyej, çorape, qilima, kuti duhani, qëndisje etj), vula origjinale e administratës së Princ Vidit (1914), emblema, stema, dekorata me simbolin e flamurit(1912 - 1944) etj.. Shpëtim Sala, kryetari i Q.M.K.SH.-së, theksoi se, "historia e lashtë e kombit shqiptar është e shoqëruar nga simboli i shqiponjës. Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare i mbijetoi në shekuj sulmeve barbare të armiqve, ai jetoi e jeton në kulturën e popullit shqiptar e në vetëdijen e tij, në tregimet, legjendat, mitet, u skalit në ballin e djepit të fëmijëve, në oxhakun e shtëpisë, në jelekun e burrave, në kuverta e qilima, në sëndyqet ku nuset mbanin pajën, në armët e brezit, në furka e mbi të gjitha, i skalitur kudo për t'u transmetuar brez pas brezi, si një amanet i shenjtë".
Kurse Xhemi Hajredini, duke përshëndetur në emër të shqiptarëve të diasporës, tha se "jemi krenarë për këtë trashëgimi të madhe kulturore e të çmuar që kemi. Lum ata që kanë vlera patriotike dhe historike si ne e nuk i harrojnë ato kurrë."
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Flamuri Kombetar kuq e zi, valevitet krenar ne Manhattan
» Kosovë, flamuri kombëtar “mbyt” atë shtetëror
» Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë
» Flamuri i Kosovës
» Ku mbeti flamuri i Vlorës?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi