Familja tenton të hyjë në ambasadën e SHBA: Arvizu na ndihmo!
Faqja 1 e 1
Familja tenton të hyjë në ambasadën e SHBA: Arvizu na ndihmo!
MIRDITE-Katër anëtarë të një familje nga Mirdita kërkojnë te futen në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke vene alarmin tek ambientet e diplomateve amerikane. Familjarë të familjes Kola tentuan të hyjnë në ambientet e ambasadës në orën 03:00 te mengjesit te sotem, por u ndaluan nga rojet e sigurisë së ambasadës. Pas tentativës për të hyrë në ambasadë, familjarët u dërguan në komisariatin nr 1 të kryeqytetit. Pak orë pas ngjarjes Kryefamiljari Zef Kola sqaroi për TvNews24 arsyet që e cuan drejt ambasadës amerikane së bashku me familjen. Sipas familjes nuk behej fjale per azil politik, por dicka tjeter. Kryefamiljari Zef Kola pohon se familja e tij ka probleme prej 11 vitesh me një familje në fshatin Konj të komunës Fan të Mirditës ku dhe banon. Kola shpjegon se eshte tmerruar gjate ketyre viteve nga dhuna dhe se rruga drejt ambasades ishte e vetmja zgjidhje qe drejtesia te veproje. Sipas tij, gjithcka do te zgjidhej nese do te takonte vete kryeministrin Berisha. Kola thekson se tentativa për të hyrë ishte qellimi qe me pas te takohej me kryeministrin Berisha. “Ditën e shtunë në darkë, Ded Toci, Ardian Loshi bashkë me vëllain e tij kanë shkuar në shtëpi time duke gjuajtur me gurë dhe kanë sharë. Mbas orës 09:00 kanë ik, janë larguar një orë dhe kanë shkuar sërisht nga ora 11:00 të natës duke gjuajtur në shtëpi time. Në orën 10:00 të ditës së dielë kanë dalë me kanë rraf gruan dhe 2 vajzat e mia. Më kanë marrë në telefon vajzat dhe më kanë thënë, ‘bab na ka rraf Ded Toci’. Kam marrë makinë në dispozicion, taksi dhe kur e pashë familjen time në atë formë, të carë, u acarova shumë dhe nga spitali i mora dhe erdha këtu në ambasadë që të takoja kryeministrin, shokun Sali Berisha. Nëpërmjet ambasadorit amerikan e di që ai do më ndihmojë të takoj kryeministrin. Unë i kam cuar Berishës disa herë mesazh në 12:30 të natës për tu takuar me kryeministrin, por ai nuk më ka kthyer përgjigje. Atëhere mendova më shumë të shkoj të dorëzohem në ambasadë, jo për azil, por vetëm për të gjetur rrugë mbështetje”. Kryefamiljari tashme i lene i lire nga policia e Tiranes thekson se tentativa për të hyrë në ambasadë nuk ishte me forcë. Kola shton se i është premtuar një vizitë me këshilltarin e kryeministrit Berisha. Intervista per TvNews24 Kur ka nisur konflikti? “Ky konflikt vazhdon që në vitin 2000 kam dashur të bëj një denoncim në shtet për një korrupsion që luhej në Mirditë, pro ai më ka kërcënuar më ka vu armën në kokë për të tërheq denoncimin. Ka shkuar viti 2000 e deri viti 2011, por konflikti ka vazhduar. Është lidh me vëllezërit Loshi, me të cilët më ka pre arën me zabele komplet, kam kërkuar të sqarohem nuk më ka dhënë asnjë lloj sqarimi por më ka thënë ‘Unë të bëj zbor ty’. Si përfundim i cova ndërmjetës dhe nuk më ka dhënë zgjidhje. Në 3 tetor në 10 të natës dhe më ka pre mbi 1500 tuba polshe dhe gjys polshe në tokën time 71 metra tub 6 polsh. I preu se dhe më ka kërcënuar duke më thënë ‘unë të vras dhe të shtij në kazan’. E denoncova në shtet, policia nuk u mor asnjë masë. Ju punoni në Malin e zi? Ika në Mal të Zi ku punoj prej 11 vjetësh në Bashkinë e Ulqinin ku krasis bimët dhe pemët e qytetit. Mbas dy ditësh kur shof tubat që kanë prerë dhe kanë dalë ata të tre dhe më kanë rraf ata të tre dhe më kanë gjujt me pistoletë për të më trembur. E denoncova sërish dhe asnjë veprim su bë. Më preu zabelet dhe më kërcënoi sërish dhe vijon të presë zabelet aty, pyjet dhe nuk i hyn gjemb në këmbë. Cfarë kërkoni ju sot? Unë kërkoj se po vuaj përditë nga dhuna në familje, një burrë që kapet me gra e vajza nuk është më burrë. Kërkoj drejtësi pasi nuk po e gjej. Unë kam frikë se ardian lodhji dhe dritan loshi do më dalin sërish me armë, nëse policia nuk më ndihmon unë i bie ti bie murit me kokë ose të vendos vetëgjyqësi, dy duar për një kokë janë. Pse erdhet tek ambasada? “Ditën e shtunë në darkë, Ded Toci, Ardian Loshi bashkë me vëllain e tij kanë shkuar në shtëpi time duke gjuajtur me gurë dhe kanë sharë. Mbas orës 09:00 kanë ik, janë larguar një orë dhe kanë shkuar sërisht nga ora 11:00 të natës duke gjuajtur në shtëpi time. Në orën 10:00 të ditës së dielë kanë dalë me kanë rraf gruan dhe 2 vajzat e mia. Më kanë marrë në telefon vajzat dhe më kanë thënë, ‘bab na ka rraf Ded Toci’. Kam marrë makinë në dispozicion, taksi dhe kur e pashë familjen time në atë formë, të carë, u acarova shumë dhe nga spitali i mora dhe erdha këtu në ambasadë që të takoja kryeministrin, shokun Sali Berisha. Nëpërmjet ambasadorit amerikan e di që ai do më ndihmojë të takoj kryeministrin. Unë i kam cuar Berishës disa herë mesazh në 12:30 të natës për tu takuar me kryeministrin, por ai nuk më ka kthyer përgjigje. Atëhere mendova më shumë të shkoj të dorëzohem në ambasadë, jo për azil, por vetëm për të gjetur rrugë mbështetje”. Do e takoni si perfundim kryeministrin Berisha? Po me premtuan qe do takoj nje keshilltar te tij. Sot? Jo sot, por nje dite tjeter dhe une patjeter qe do e takoj dhe atje do denoncoj gjithcka. (da.bo/BalkanWeb |
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» SHBA, burri nudo tenton të gjejë punë, arrestohet
» Arvizu, vlerësim ndaj tre policëve shqiptarë
» Pako-bombë anonime, në Ambasadën greke në Paris
» Ndihmo o Zot, të paktën një rreze drite
» Sa Prej jush duan qe Shqiperia te hyje ne BE ?
» Arvizu, vlerësim ndaj tre policëve shqiptarë
» Pako-bombë anonime, në Ambasadën greke në Paris
» Ndihmo o Zot, të paktën një rreze drite
» Sa Prej jush duan qe Shqiperia te hyje ne BE ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi