Ndihmo o Zot, të paktën një rreze drite
2 posters
Faqja 1 e 1
Ndihmo o Zot, të paktën një rreze drite
Nga Suzana Kuqi
Atij ju errën sytë nga dhëmbja. Ajo qënie që
dergjej mbi atë shtrat nuk kish asgjë të ngjashme me bijën e tij të
dashur. Kërkoi sytë e saj por ata nuk shiheshin në atë fytyrë të enjtur e
të shtrembëruar, ku vende të enjtura e të nxira kishin zënë vendin e
tipareve të ëmbla. Me dorë të dridhur tërhoqi pak çarçafin e vëreu se
edhe trupi nuk ish në gjendje më të mirë. Dënesat e së shoqes ju
pështollën si peshqirë të akullt në shpirt dhe ai u kthye nga ajo dhe e
përqafoi me kujdes sikur të ishte prej qelqi, pasi e dinte se ç’forcë
të madhe dërrmuese kish kjo pamje për të dhe priti derisa dënesat u
shuan ngadalë mbi krahërorin e tij. Kur hyri doktori në dhomë e largoi
ngadalë të shoqen por duart e tij ishin të forta e agresive kur kapën
jakën e bluzës së tij dhe ja afroi aq shumë fytyrën pranë vetes sa ndjeu
frymën e tij që binte erë duhan e kafe dhe kjo e acaroi edhe më shumë.
Si kish mundësi që e bija e tij dergjej aty në atë gjendje ndërsa ai në
vend që të rrinte pranë saj e ta mjekonte shkonte e pinte kafe. Ndjeu
sytë t’i digjnin nga lotë zemërimi dhe nuk e njohu zërin e tij tek i
ulëriti: “E dua gjallë doktor…Dua vajzën time gjallë, ndryshe mjerë ti…”
Pastaj sytë ju errën dhe pati ndjesinë se po rrëshqiste poshtë në
humnerë.
Ai dergjej atje
poshtë në humnerën e lagësht e të errët që i ngjante qelisë së burgut të
tij. Ftohtë, terr, tmerr. Ai pak shpirt i mbetur në atë trup të dobët e
të rraskapitur klithte: “Ndihmë o Zot, ndihmë, të paktën një rreze
drite”. Atëherë një engjëll i vogël zbriste nga lart me një qiri në
dorë, e ky engjëll kish fytyrën e vajzës së tij. Atij i drithërohej
zemra kur mendonte se atje jashtë ndodhej ajo krijesë e pafajshme në një
botë të pamëshirëshme dhe ai nuk mund ta mbronte. E kishin futur në
burg kur ajo gjëndej ende brenda barkut të ngrohtë të së ëmës dhe nuk e
kish parë as kur kish lindur.Kish munguar në ditëlindjet e saj për
tetëmbëdhjetë vjet me rradhë. Kujtimi i çasteve te pakta kur i linin t'i
vinin për vizitë , ata sy që i buzëqeshnin ëmbël e bënin të kuptonte se
nuk i mbanin mëri që i kish lënë vetëm. Jo, ai nuk ishte kriminel, nuk
kish vrarë njeri, nuk kish vjedhur,nuk i kish bërë keq askujt në jetë të
tij por ai kish bërë krimin më të tmerrshëm që mund të bëhej në atë
kohë, kish folur kundër regjimit. Ah ç’po them dhe unë, kujt rregjimi,
thjesht kish thënë se nuk mund t’i siguronte fëmijës që priste të lindte
ato që ai do të dëshëronte , pasi tregjet ishin bosh. Se nuk kish as
rroba dhe as ushqim as edhe fruta… po ku i kish thënë, kujt, ah po
kolegut të zyrës që i tmerruar nga shkurtimi i personelit dhe frika se
mos i binte gërshëra e kish hequr qafe pa ngurruar… Dhe atë natë të
bekuar kur gruan e kishin kapur dhimbjet e lindjes , e kish çuar në
maternitet dhe në kthim kish gjetur në shtëpi dy policë që pa i dhënë
asnjë sqarim i kishin vënë prangat, e kishin hipur në një makinë dhe e
kishin zbrazur si një thes bosh në një qeli, e kishin lënë në errësirë…
Dhe një qenie hije që rrëshqiste ngadalë nga muri , zvarritej në dysheme
drejt tij… oh sa neveri…Po është shumë errësirë, ku është engjëlli im…
ku je o bijë, ku ke humbur. I alarmuar brofi më këmbë duke dihatur dhe
pa se gjendej në një dhomë spitali. Doli me vrap nga dhoma dhe në fund
të korridorit pa dy policë që rrinin para një dere. U kujtua se atje
ndodhej vajza e tij e masakruar dhe u drejtua drejt tyre. Një polic i
doli përpara dhe i tha se nuk mund të hynte pasi do të vinte oficeri i
hetuesisë e do t'a merrte vajzën në pyetje. Ai e shtyu me forcë por
ndërkohë ndërhyri polici tjetër dhe i bllokuan derën. Kur po bëhej gati
të fuste në punë grushtet , u afrua një djalë i ri, veshur me një kostum
gri dhe u bëri shenjë policëve të largohen.
- Ju lutem,- i
tha duke i bërë shenjë nga dera,- hymë bashkë.
- Jo, dua të
hyj vetëm.
Tjetri e vështroi një çast në sy dhe pastaj orën.
- Dhjetë minuta, pastaj do të hyj unë për ta pyetur. Mjeku tha se
është në gjëndje të përgjigjet.
Shtyu derën dhe hyri me hap e
zemër të dridhur. Pra ka shpresë, nëse mund të flase e të përgjigjet, ka
shpresë. O Zot , ti vetëm shpëtoje se hakun do t’ja marr unë… të lutem !
- Baba !- një fill zëri e bëri të fërgëllonte.
Ai ju afrua
edhe me pranë e u përkul sipër saj aq sa fytyrat gati u cekën. Ç’nuk do
të jepte për të ndërruar vend me të.
- Fol moj bijë, fol moj e
mira ime. Tregoji babait kush ishte dhe ç’të ka bërë.
- o -
Një
pëshpërimë u ngrit nga ato buzë të enjtura e të deformuara dhe ai afroi
veshin edhe më shumë për t'a dëgjuar.Kur mbaroi i foli ngadalë pranë
veshit me ton urdhërues:-“Askujt bija ime, askujt, as edhe vetes tënde
nuk dua t’ja përsëritësh më këto fjalë. Ti nuk ke parë njeri, ti nuk e
ke idenë se kush ishin.” Pastaj u përkul edhe një herë për t’i dhënë një
të puthur me kujdes mbi ballë , aty ku mendoi se do t’i dhimbte më pak e
doli. Tek dera hasi oficerin e hetuesisë.
- Eshtë e tëra
jotja. Pyete!
Kur u gjend jashtë ndezi një cigare. U ul tek
shkallët e hyrjes së spitalit duke fiksuar një pikë në hapësirë pa vënë
re se kush hynte e dilte nga porta e spitalit.Diku ju afrua e shoqja dhe
i foli diçka por ai nuk u përgjigj biles nuk i luajti as edhe një
qerpik.Ajo me hap të trishtëm hyri përsëri brenda për t’i qëndruar pranë
së bijës. Ai djali simpatik që ishte hetues i kaloi përpara por
pastaj siç duket ndërroi mendje, u kthye e u ul pranë tij. Ndenji disa
çaste në heshtje .
-Më vjen keq për ç’ka i ka ndodhur vajzës
suaj, por doktori tha se është jashtë rrezikut. Por ajo për të cilën më
vjen më shumë keq është se tani për tani nuk kemi as edhe një pistë.
Vajza nuk ka arritur ta shohë në fytyrë personin që e ka sulmuar…Por të
siguroj se do të bëj ç’të jetë e mundur për ta gjetur.
Ai
nuk i ktheu përgjigje. Djali i ri ndenji dhe pak e u çua, edhe ai i
kredhur në mendime duke u përpjekur të provonte se ç’farë do të ndjente
ai po të ish në vendin e atij burri. U rrënqeth për atë që hamendësoi
por ishte i vetëdijshëm se edhe kjo ishte shumë, shumë larg realitetit ,
pasi ai ishte djalë i ri, nuk ishte i martuar e nuk kishte fëmijë...

Re: Ndihmo o Zot, të paktën një rreze drite
[b]Engjuli im
Endroj te gjej nje Njeri se e kupton fjalen dashuri.
Te shoh at dashuri ne syt e ti.
Endroj te perfundojn ditet se me vetmuan.
Te takoj dikend se me nje ZEMER nuk luan.
Te zgjohem me nje gezim ne mengjes.
Te di se me at dashuri dua te vdes.
Endroj nje njeri se me don dhe me gabime.
Endroj nje Engjul per tja falur zemren time.
Endroj te me shtrengonte fort ne gjirin e ti.
Por ku esht aj engjul ne ket dit te zi.
Aj engjul se dua tja lexoj deshirat nga buzet e mira.
Veq ket engjul e kerkoj skam tjera deshira.
Ndoshta aj do me gjen se Zemren e kam hapur per te.
Po shpresoj, se ne endra per nat e kerkoj me ze.
Te pres Engjuli im deri ne fund te jetes te pres.
Se kam deshir te jam pran teje deri sa te vdes...[/b]

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Ndihmo o Zot, të paktën një rreze drite
[b] Të lutëm shko pa lot në sy.--
te lutëm shko se sjam më për ty.--
të lutëm shko kokën mos e kthe--
mos më shiko më se ti vet më le.--
dashuria jonë u shua si dielli në përëndim,
te lutem shko se më ska kthim.
Edhe pak sa të bjen errësira
dhe q'do kujt i humb mëshira
të kapi shpejt të qoj te dhoma
do jorgona i shpalojna
e pas pak vjen edhe rasti
dhe në shtrat ty të përplasi
e më në fund te zë përfuni
unë i dashuri ytë
GJUMI..
104).KUR JAM I VETMUAR
VEQ NE TY MENDOJ
S'DI A KAM TE DREJTE
APO PO GABOJ [/b]

[b]Le ta di gjithe bota
[/b]
[b]
Le ta di gjithe bota
Qe une vetem ty te dua
Qe per ty jap jeten
Qe te dua ty me shum se veten…
Mos me largo nga zemra
Kur te largohem nga syte
Mos ma mbylle deren se jam fat i yt
Mos me thuaj jeto kur jeta nuk ka kuptim
Mos me thuaj te kur nuk kam gezim.
Zerin degjoj ne telefon
Dhe si me duket nuk e di
Prape me puth
Me perqafon tamam si ketu ne fotografi
kur ti e mbylle telefonin
Zerin tend degjoj perseri
Une te dua dhe ti kte shum mire e din!
Kur jeta te deshperon
E fati shpinen te kthen
Kur jeta te behet Monoment
Mos harro se egziston nje njeri qe ty te don.
Te dua ta adhuroj
Te puth te perqafoj
Behu mjek e te me sherosh
Zemren time te operosh
Dhe ta shikosh si te dashuroj!!![/b]

Similar topics
» Nese do te ishit ''Rreze Drite'', ku do te kishit deshire te ndriconit me se pari?!
» Familja tenton të hyjë në ambasadën e SHBA: Arvizu na ndihmo!
» Adelina sjell rreze dielli nga Dhërmiu
» "Shikimi" me rreze X. Disa njerez e kane kete aftesi
» Sex me drite ndezur apo fikur dhe pse ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi